Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017-2020 u miratua me datë 26 Prill 2017 nga Këshilli i Ministrave dhe ka si vizion krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e shëndetshëm fizik dhe psikosocial të fëmijëve, përfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen e tyre në të gjitha proceset, bazuar në interesin më të lartë të fëmijës.

Agjenda përfaqëson një dokument strategjik, i cili shpreh prioritetet e institucioneve shtetërore në fushën e të drejtave të fëmijëve, si dhe njëkohësisht, një kuadër të unifikuar  për monitorimin e progresit të Qeverisë shqiptare drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve në të gjithë sektorët relevantë. Agjenda synon të arrijë mbrojtjen dhe promovimin efektiv të të drejtave të fëmijëve në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar standartet ndërkombëtare dhe kombëtare në këtë fushë dhe duke nxitur një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të drejtat e fëmijëve.

Kjo Axhendë nuk është vetëm e institucioneve qendrore, por e të gjithë partnerëve që punojnë në fushën e fëmijëve. Agjenda është kostuar dhe në pjesën më të madhe (65%) është e financuar nga buxheti i shtetit dhe donatorët, por ende një pjesë është e pa mbuluar financiarisht. Agjensia Shtetëtore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve fton të gjithë partnerët, të harmonizojnë planet dhe prioritetet e tyre me këtë plan strategjik veprimi duke koordinuar përpjekjet, por njëkohësisht edhe burimet për një impakt maksimal në mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve.

Agjenda përmban tre shtylla strategjike. 1. Mirëqeverisja në funksion të promovimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve; 2. Eliminimi i të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve; dhe 3. Sisteme dhe shërbime miqësore ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve: zhvillimi dhe arsimimi, drejtësia, shëndeti dhe ushqyerja dhe mbrojtja sociale.

Bashkangjitur Madhësia
agjenda-kombetare-per-te-drejtat-e-femijeve_0.pdf1.83 MB 1.83 MB

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

no
0
164
  Më 3 nëntor, qeveria shqiptare ka miratuar Axhendën e re për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, 2021 - 2026. Vizioni i AKDF 2021-2026 është krijimi i një mjedisi të favorshëm për rritjen e sigurt dhe të shëndetshme të fëmijëve, zhvillimin…
0
17
  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) koordinoi procesin e monitorimit të Agjendës për periudhën 2017–2018. I gjithë procesi u mbështet nga UNICEF Shqipëri, që përmes Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe Rinisë, dha…
0
12212
Ligji nr 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve” në Republikën e Shqipërisë u miratua më datë 23.2.2017 dhe hyri në fuqi më datë 9.6.2017. Ligji përcakton të drejtat dhe mbrojtjen që gëzon çdo fëmijë, mekanizmat dhe autoritetet…
0
185
Shoqata Kombëtare për Drejtësinë e të Miturve (NAYJ) është organizata e vetme në Mbretërinë e Bashkuar e cila bën ekskluzivisht fushata për të drejtat dhe drejtësinë për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin. Kjo organizatë botoi raportin e…
0
526
  Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson njëzet e shtatë organizata jo qeveritare, në kuadër të misionit për avokim në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ka prodhuar një spot vetëdijësues mbi…
0
103
Amnesty International (AI) publikoi vëzhgimet e tyre në Komitetin e KB për të Drejtat e Fëmijëve në Draft Komentin e Përgjithshëm Nr 24,  Nr. 24 pasi ishte hapur thirrja për komente. Ky dokument përfshin sugjerime të AI për terminologjinë…
0
126
  Ky raport u botua bashkërisht nga OBSH, UNICEF, UNESCO, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB për Dhunën ndaj Fëmijëve dhe Partneriteti Global për t'i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve. Ai sjell të dhëna nga mbi 1000…
0
113
Qendra për të Drejtat e Fëmijëve dënon ashpër ngacmimet dhe dhunën seksuale ndaj vajzave që ndodhën në Stacionin Kërkimor Petnica dhe u bën thirrje autoriteteve kompetente të reagojnë urgjentisht në përputhje me kompetencat e tyre dhe të bëjnë…
0
109
Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve ka shprehur shqetësimin për situatën e fëmijëve në të gjithë botën, dhe veçanërisht fëmijët në rrezik, për shkak të efekteve të pandemisë COVID-19. Pandemia lë shumë fëmijë me efekte të forta fizike, emocionale dhe…
0
126
Këshilli i Bashkimit Europian ka adoptuar Udhërrëfyesin e BE për promovimin dhe Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ky udhërrëfyes është versioni i përditësuar i udhërrëfyesit të 2007 të BE. Syimi i këtij udhërrëfyesi është të rifreskojë…
0
240
Ky dokument përcakton prioritetet e Këshillit të Evropës në lidhje me mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve për periudhën 2016-2021. Përmban 5 fusha prioritare për garantimin e të drejtave të fëmijëve: mundësi të barabarta, pjesëmarrje, një jetë pa…
yes
0
289
  Më 25 Janar 2022, u zhvillua në Tiranë mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, të përbërë nga ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, ai i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi,…