Dhuna kundër fëmijëve me aftësi të kufizuara në BE

hollësi

Data:  05 Gsh 2016 Autor:  Katie Javanaud Botuesi:  Child Protection Hub Lloji i publikimit:  Newsletter / Review / Bulletin

Krahas faktit që 28 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian e kanë ratifikuar UNCRC-në (Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara), dhuna që dëmton jetët e miliona fëmijëve në Evropë ende vazhdon. Tek ky raport FRA (Agjencia Evropiane për të Drejtat Themelore) identifikon se fëmijët me aftësi të kufizuara janë më vulnerabël ndaj abuzimeve. Brenda BE-së, UNCRC shërben për funksione të rëndësishme për zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes së fëmijëve. Megjithatë, një nga përfundimet kryesore të këtij raporti është se shpesh fëmijët me aftësi të kufizuara “humbasin” tek sistemet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të shërbimeve specifike për aftësitë e kufizuara. (fq.8). Prandaj kërkohet një qasje më e unifikuar për të adresuar abuzimin e të drejtave të njeriut duke ushtruar dhunë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Hulumtimet tregojnë se fëmijët me aftësi të kufizuara zakonisht kanë 3.6 herë mundësi më shumë të përjetojnë dhunë fizike dhe 2.9 herë më shumë të përjetojnë dhunë seksuale krahasuar me moshatarët që nuk kanë aftësi të kufizuara. Megjithatë, natyra dhe pasojat e aftësisë së kufizuar ndikojnë tek probabiliteti për abuzim. Për shembull, fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale / psiko-sociale janë 4.6 herë më shumë vulnerabël sesa fëmijët pa aftësi të kufizuara, ndaj dhunës seksuale dhe shfrytëzimit. Për këtë ka disa arsye. Për shembull, fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale mund të kenë më pak aftësi të dallojnë sjellen e përshtatshme nga ajo e papërshtatshme. Ndonjëherë abuzuesit i identifikojnë fëmijët me kufizime konjitive dhe në komunikim si ‘shënjestra të lehta’ për shkak të vështirësive që kanë fëmijët për të raportuar abuzimin. Më tej, fëmijët me aftësi të kufizuara vazhdojnë të konsiderohen si dëshmitarë ‘më pak të besueshëm’. Kjo e bën më të vështirë procedimin e autorëve. Të dhënat e mbledhura nga qendrat e krizave të përdhunimit në Evropë, tregojnë se personat me aftësi të kufizuara që përdorin këto shërbime ka më “shumë gjasa të kenë qenë pre e disa incidenteve seksuale” krahasuar me përdoruesit e tjerë (fq.64).

Krahas abuzimit fizik, seksual dhe psikologjik, fëmijët me aftësi të kufizuara janë edhe në rrezik edhe nga format e dhunës “specifike për aftësinë e kufizuar”. Këtu mund të përfshihen: diskriminimi, izolimi, kufizime të panevojshme, sulme seksuale gjatë regjimeve ditore të pastrimit, dhunë gjatë trajtimit, dhunë nëpërmjet trajtimit (si për shembull, terapia me elektroda) dhe mbidozë mjekimesh. Fëmijët që jetojnë në institucione të kujdesit alternativ automatikisht e kanë më të lartë rrezikun ndaj dhunës. Fëmijët me aftësit të kufizuara, në institucione, janë edhe më të prekshëm dhe janë identifikuar probleme që lidhen me mungesën e transparencës dhe mungesës së monitorimit dhe rregulloreve. Shifrat e marra për një periudhë dhjetë vjeçare tregojnë se  në institucionet bullgare kanë vdekur 238 fëmijë me aftësi të kufizuara. Kjo i shtohet mesatares së 25 vdekjeve në vit, ¾ e të cilave mund të ishte shmangur sipas Komintet të Helsinkit bullgar. Në fakt 31 raste ishin për shkak të urisë.

Në të njëjtën kohë që vihen në dukje rreziqet që ekzistojnë tek institucionet e kujdesit, raporti përmend edhe faktin se prindërit dhe kujdestarë të tjerë të fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk marrin mbështetjen e duhur në BE. Kjo është më problematike për zonat rurale ku shërbimet janë më të kufizuara. Prandaj,  FRA rekomandon që programet e kujdesit duhet të jenë të disponueshme për të ‘parandaluar konsumimin dhe neglizhimin” (fq.12). Lodhja dhe stresi janë përmendur shpesh në këtë raport si shkaqet e abuzimit ndaj fëmijëve të kufizuara. I duhet dhënë vëmendja e duhur trajtimit të disa qëndrimeve të shoqërisë ndaj aftësisë së kufizuar. Turpi dhe sikleti për shkak të aftësisë së kufizuar vazhdojnë të përndjekin shumë prindër / familje. Kjo bën që familjet të mos kërkojnë mbështetje.  

Fëmijët me aftësi të kufizuara janë të margjinalizuar dhe të stigmatizuar nga një pjesë e madhe e shoqërisë. Deri në momentin që do të thyhen barrierat dhe fëmijët të gëzojnë të drejtat e tyre, atëherë do të mbeten në rrezik të lartë nga dhuna. Ky raport përmbyllet duke i bërë thirrje shteteve të BE-së që duhet të bëjnë më shumë për të rritur ndërgjegjësimin mbi aftësinë e kufizuar në përgjithësi, tek publiku i gjerë, dhe veçanërisht për vulnerabilitetin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Edhe pse izolimi nga pjesa tjetër e shoqërisë në vetvete përbën rrezik të rëndë dhe në disa raste shkel dhe të drejtat, ndjenja e izolimit mund t’i vendos fëmijët në rrezik abuzimi të mëtejshëm. Për t’u ndjerë të ‘pranuar’ disa fëmijët kanë kërkuar komunitete online. Rreziku nga bullizmi kibernitik dhe joshja seksuale online me të cilën po përballen fëmijët me aftësi të kufizuara, vetëm tani ka filluar të kuptohet.

Përgatitur nga Katie Javanaud Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore, gusht 2016

Burimi: Violence against with disabilities: legislation, policies and programmes in the EU (2015) European Union Agency for Fundamental Rights.

Numri total i faqeve: 
1
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Bashkimi Evropian

Ky projekt është financuar nga: