Doracaku INSPIRE dhe Udhëzuesi për Indikatorë

hollësi

Data:  01 Jan 2018 Botuesi:  World Health Organisation Lloji i publikimit:  Toolkit / Handbook / Manual

Doracaku i ri, i cili ka targetuar politikë-bërësit, praktikuesit dhe avokuesit, ofron informacion të detajizuar mbi atë se si të përzgjedhen intervenimet që më së miri përshtaten me kontekstin lokal dhe kombëtar, dhe si të zbatohen ato intervenime si dhe Paketa INSPIRE në përgjithësi. Ky lloj udhëzues është i përshtatshëm për të gjithë sektorët, puna e së cilëve parandalon dhe redukton dhunën ndaj fëmijëve, në veçanëri për sektorin e edukimit, drejtësisë penale, dhe mirëqenies sociale. Udhëzuesi për treguesit përfshin një numër të treguesve thelbësor mbi dhunën ndaj fëmijëve dhe informata se si të bëhet definimi dhe matja e tyre. Këta tregues janë dizajnuar për t’u përdorur bashkë me udhëzuesin e programit për secilën nga shtatë strategjitë e përfshira në doracak.

Strategjitë e INSPIRE do të avancojnë përpjekjet për të arritur targetin 16.2 të Sustainable Development Goals – ndalimi I të gjitha formave të dhunës kundër fëmijëve. Këto strategji janë bazuar në dëshminë më të mirë që gjendet aktualisht, e ato përfshijnë:

  • Zbatimi i ligjeve: siç janë ligjet që ju limitojnë të rinjëve qasjen në armë, dhe ligjet që penaliziojnë përdorimin e dhunës si ndëshkim nga prindërit mbi fëmijët;
  • Normat dhe vlerat: sfidimi I bindjeve dhe sjelljeve ndaj normave gjinore;
  • Ambiente të sigurta: targetimi I atyre “pikave” apo lokacioneve me rrezik, si dhe shtimin e ambienteve të sigurta, p.sh.; përmirësimin e strehimit dhe banimit lokal;
  • Mbështetje për prindërit dhe kujdestarët: siç është ofrimi i trajnimeve për prindëri
  • Të ardhurat dhe fuqizimi ekonomik: duke përfshirë mikrofinancat të kombinuara me trajnime mbi normat gjinore
  • Shërbimet për reagim dhe mbështetje: siç janë programet e trajtimit adekuat për të miturit në konflikt me ligjin
  • Edukim dhe aftësi jetësore: për shembull, themelimi dhe kultivimi i një ambienti të sigurt shkollor, përmirësimi i aftësive sociale të fëmijëve dhe mirëqenies së tyre në përgjithësi.

 

Për të mësuar më shumë dhe për të shkarkuar doracakët, ju lutem vizitoni faqen e Paketës INSPIRE.

Ju lutem gjeni bashkëlidhur mëposhtë Doracakun INSPIRE si dhe INSPIRE Udhëzuesin për Indikatorë dhe Kornizën e Rezultateve.

 

 

Dokumentёt e bashkangjitura: 
Series this is part of: 
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Ndërkombëtare

Ky projekt është financuar nga: