Manual për prindër: Mbrojtja e Fëmijëve nga Abuzimi

me fokus abuzimin seksual
This content was suggested by: 

hollësi

Data:  01 Dhj 2016 Botuesi:  Qendra Femijet Sot Lloji i publikimit:  Report / Study / Data

 

Ky Manual botohet në kuadër të Projektit “ Mbrojtja e Fëmijëve nga Abuzimi Seksual në Shqipëri” që financohet nga Ambasada Australiane “ Programi i Ndihmës Direkte” dhe zbatohet nga Organizata “ Fëmijët Sot”. Ai jep informacione të thjeshta dhe këshilla, si dhe aktivitete për te ndihmuar prinderit të mbrojne fëmijet e tyre nga abuzimi me fokus seksual. Qëllimi i tij është të ndihmojë prindërit të përmirësojnë aftësitë e komunikimit dhe sigurinë e fëmijëve.

Manuali është i ndarë në dy pjesë: I pari përmban informacion të përgjithshëm teorik për prindër për abuzimin e fëmijëve; I dyti, përmban informacion praktik për adresimin e abuzimit dhe rëndësinë e komunikimit efektiv me fëmijët.

Pjesa I: Të kuptojmë abuzimin e fëmijëve

Abuzimi fizik, Abuzimi emocional, Abuzimi seksual, Mite dhe Fakte rreth abuzimit seksual, Cilët janë njerëzit që abuzojnë seksualisht me fëmijë?, Neglizhimi, Abuzimi midis bashkëmoshatarëve: Dhuna / ngacmimi ndërmjet bashkëmoshatarëve, Bulizmi, Rreziku i abuzimit të fëmijëve online, Fëmijët të cilët janë më të predispozuar ndaj abuzimit, Shkaqet e abuzimit ndaj fëmijëve, Si mund ta kuptoj nëse fëmija im është abuzuar, Përvojat negative gjatë fëmijërisë

Pjesa II: Të adresojmë abuzimin e fëmijëve

Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi seksual, Rëndësia e komunikimit prind-fëmijë për abuzimin, Të mësuarit e Aftësive Personale të Sigurisë, Mesazhe thelbësore që cdo prind duhet tja japë fëmijës, Disa këshilla për përmirësimin e komunikimit prind - fëmijë, Materiale burimore ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në vendin tonë.

Dokumentёt e bashkangjitura: 
Numri total i faqeve: 
40
Topic(s): 
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Shqipëria

Ky projekt është financuar nga: