Mikrosofti i ofron stafit pushime të gjata të paguara dhe rotacione brenda stafit (hotdesking) që të mos kthehen si në një fabrikë prodhimi

hollësi

Data:  15 Dhj 2015 Lloji i publikimit:  Newsletter / Review / Bulletin

Për të ilustruar në praktikë konsumimin, kemi përzgjedhur një kompani të mirënjohur mbarë-botërore, Korporatën Mikrosoft, pasi duam të tregojmë disa nga risitë inovative që mund të përdoren për të parandaluar konsumimin, nga agjencitë që kanë burime të mjaftueshme financiare dhe që mund të tregojnë disa modele edhe për organizatat jo – fitimprurëse.  

Korporata e Mikrosoftit është akuzuar se ka shkaktuar konsumim të stafit që prej 1980. Një artikull në 1989, i titulluar  Brenda Mikrosoftit –  Inside Microsoft-Një ‘ Fabrikë e Kadifenjtë apo një Parajsë e Teknologjisë së lartë?,  diskuton rritjen e konsumimit për shkak të nevojës për të asimiluar një epidemi të dhënash dhe informacionit. Kjo bëri që punonjësit e Mikrosoftit të punonin edhe mbrëmjeve, e cila u bë kusht, shumë pak merrnin pushim sepse gjithmonë kishte shumë punë.

Mikrosofti u përpoq t’i adresonte këto shqetësime, duke zhvilluar strategji për të reduktuar stresin tek punonjësit. Një prej tyre ishte zhvillimi i stafit, sidomos për nivelin me përvojë, duke garantuar angazhimin e nivelit të lartë drejtues dhe deri tek personat dhe menaxherët për të vijuar me procesin e angazhimit.

Në të njëjtën kohë, Mikrosofti ka edhe Politikën e Pushimeve të Gjata, ku parashikon se nëse je një punonjës i dedikuar në kompani, ku ke punuar për një periudhe të barabartë me dhjetë vite, ju jepen tetë javë leje të paguara nga puna. Ju jep dy javë pushime baballarëve të rrinë me fëmijët, asistencë për adoptim dhe procese fertilizimi, pagesë për lindjet dhe fëmijët, që i bën një kompani të dashur për familjet. Ka shumë fleksibilitet për orarin e punës, pra ju jep mundësi personave të vijnë në zyrë kur të ndjehen më produktiv.

Mikrosofti ofron një rrjet të shkëlqyer sistemesh përkrahëse, që janë të rëndësishme për të parandaluar konsumimin. Një shembull janë programet këshilluese, që i mundëson stafit të mësojë nga përvojat profesionale e tjerëve qoftë edhe jashtë fushës së tyre të specializimit dhe të promovojnë zhvillimin personal dhe në karrierë. Një shembull tjetër janë grupet e burimit të punonjësve, rrjetet dhe grupet sociale, që mundësojnë persona me interesa të ngjashëm të lidhen me njëri tjetrin duke e bërë kështu përvojën tek Mikrosofti të pasur dhe plotësuese..

Për të rritur rrjetin dhe bashkëpunimin e hapur, që është pjesë e mbështetjes sociale, Mikrosofti ka krijuar konceptin e Hotdesking, ku ka krijuar më shumë vende pune informale, ambiente pune më salla konferencash gjysmë të mbyllura dhe kabina pune.

Ka shumë elementë që i bëjnë punonjësit të ndjehen të vlerësuar nga kompania për të cilën punojnë. Për shembull, dhurata dhe programe për vullnetarët garantojnë që Mikrosofti t’i jap deri në 15,000 dollarë çdo vit punonjësit të zgjedhur ose jep 25 dollarë në orë agjencisë ku shkon stafi si vullnetar. Një përfitim tjetër i madh është mundësia për të blerë me ulje tek dyqanet e kompanisë brenda dhe jashtë vendit si dhe tek restorantet, ofiçinat e makinave si dhe tek aktivitetet sportive dhe artistike.

Së fundmi, kompania kujdeset dhe gjendjen fizike të stafit për të parandaluar konsumimin. Ofron anëtarësim të plotë të paguar tek shërbimet, jep ose huan pajisje sportive, fusha futbolli, volejbolli dhe biçikleta si brenda ambientit edhe jashtë. Ofron edhe mundësi për të konsumuar vakte me 3 yje brenda korporatës.

Edhe megjithë përpjekjet për të krijuar një sistem dhe nisma për të parandaluar konsumimin, shumë punonjës vazhdojnë përballen me orë të gjata pune dhe kërkesa të kompanisë.

 

Etiketat: 
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Ndërkombëtare

Ky projekt është financuar nga: