Na dëgjoni dhe na përfshini më shumë

“Vlerësim me pjesëmarrjen e Fëmijëve mbi Shërbimet e Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve”

hollësi

Data:  01 Kor 2011 Botuesi:  Mario project Lloji i publikimit:  Report / Study / Data

Ky Vlerësim me Pjesëmarrje1 i zhvilluar me fëmijët që përfitojnë shërbime direkt dhe indirekte nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve2 dhe ka synuar mbledhjen e mendimeve dhe opinioneve të fëmijëve rreth shërbimeve që përfitojnë. Ky vlerësim, i cili përdori kryesisht metoda cilësore, u zhvillua nëpërmjet intervistave individuale me 38 fëmijë që përfitojnë drejtpërdrejtë shërbime nga NjMF-të si edhe me anë të diskutimeve me 7 fokus-grupe duke përfshirë në total 56 fëmijë nga mosha 5 deri 17 vjeç, të përfshirë në aktivitetet e organizuara nga NjMF-të në 8 zona urbane: Durrës, Elbasan, Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Vlorë, Kuçovë dhe Sarandë. Për shkak të kampionit të vogël mund të vihen në mëdyshje disa prej përgjigjeve të fëmijëve të cilët mund të jenë ndikuar të japin përgjigjen që të rriturit presin prej tyre me synim që të mos ‘rrezikojnë’ marrëdhënien me punonjësin për mbrojtjen e fëmijëve. Gjithsesi të dhënat e marra japin një panoramë të shkëlqyer të punës që po kryejnë NjMF-të dhe çfarë mund të bëhet ndryshe.

Fëmijët janë intervistuar dhe pyetur individualisht rreth punës së NjMF-së, vlerësimin që kanë ndaj shërbimeve të ofruara nga kjo zyrë, rreth vizitave në familje apo në zyrën e NjMF-së. Fëmijëve iu kërkua mendimi edhe për rolin që ka pasur mbështetja e dhënë nga NjMF-ja në zgjidhjen e problemeve që ata hasin. Diskutimi me Fokus Grupet synoi të vjelë të kuptuarin që fëmijën kanë mbi dhunën; njohuritë që kanë rreth punës së NjM-së; kujt i drejtohen në rast se kërkojnë mbështetje dhe si mund të përmirësohen aktivitetet parandaluese.

Në përgjithësi, të gjithë fëmijët të cilët mbështeten drejtpërdrejtë nga NjMF-ja, e vlerësuan pozitivisht cilësinë e shërbimeve të marra (duke i vlerësuar me 4.7/5). Ata u shprehën gjithashtu se ka pasur përmirësime në jetën e tyre dhe në marrëdhëniet familjare pas ndërhyrjes së NjMF-së.
Për më tepër, fëmijët e pyetur gjatë diskutimeve në fokus-grupe treguan se i kuptojnë qartë format e ndryshme të abuzimit, edhe pse kjo njohuri nuk ishte fituar domosdoshmërisht gjatë aktiviteteve parandaluese të organizuara nga NjMF-ja. Gjithsesi, fëmijët i konsiderojnë Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe policinë si dy aktorët kryesorë ku mund të referojnë rastet e dhunës ndaj fëmijëve dhe shprehën interesin e tyre për tu përfshirë në mënyrë më aktive në promovimin e shërbimeve që ofron kjo Njësi dhe në organizimin e aktiviteteve për parandalimin e çfarëdolloj forme dhune ndaj fëmijëve.

Numri total i faqeve: 
6
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
shqiptar
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Shqipëria

Ky projekt është financuar nga: