Ndikimi i varfërisë dhe edukimit të prindërve në dhunën ndaj femijëve në familje

hollësi

Data:  01 Mar 2017

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të studioj  prevalencën e dhunës ndaj fëmijëve në familje, si dhe ndikimin që ka varfëria dhe niveli i edukimit të prindërve në dhunën ndaj fëmijëve në familje. Mbledhja e të dhënave për këtë studim është bërë me metodës sasiore, përkatësisht përmes pyetësorit të administruar në një mostër prej 618 adoleshentëve të klasave 10-12, nga shkollat e mesme të larta të Prishtinës. Pyetësori i administruar, përbëhej nga pyetjet e strukturuara, që përbënin një listë të llojeve të dhunës (20 lloje), të cilat kishin të bëjnë me 5 forma të dhunës: neglizhimi, dhuna fizike, dhuna psikologjike, dhuna seksuale dhe ekspozimi ndaj dhunës në familje.

Rezultatet e studimit tregojnë se gati 1 në 3 adoleshentë është ndjerë i neglizhuar në familje, 1 në 2 adoleshentë gjatë jetës së tij ka pësuar dhunë psikologjike, 1 në 3 ka pësuar dhunë fizike, rreth 1 në 6 është ekspozuar ndaj dhunës në familje dhe 1 në 10 adoleshentë ka pësuar dhunë seksuale. Rezultatet po ashtu tregojnë se varfëria është shfaqur me ndikim në prevalencën e neglizhimit, të ekspozimit ndaj dhunës në familje dhe në dhunën seksuale. Niveli i edukimit të nënës është shfaqur me ndikim vetëm kur flasim për neglizhimin, kurse niveli i edukimit të babait në këtë studim nuk është shfaqur me ndikim në prevalencën e asnjërës nga format e dhunës.

Fjalët kyçe: dhuna ndaj fëmijëve, neglizhimi, dhuna fizike, dhuna psikologjike, dhuna seksuale, ekspozimi ndaj dhunës në familje, varfëria, niveli i edukimit të prindërve.

Numri total i faqeve: 
13
Series this is part of: 
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Kosova

Ky projekt është financuar nga: