Include English

NGA PËSHPËRIMA TEK ULËRIMA: THIRRJE PËR T’I DHËNË FUND DHUNËS KUNDËR FËMIJËVE TEK INSTITUCIONET E KUJDESIT ALTERNATIV

hollësi

Data:  01 Kor 2016 Autor:  Katie Javanaud Botuesi:  Child Protection Hub Lloji i publikimit:  Newsletter / Review / Bulletin

Puna me hulumtuesit nga Universiteti i Bedforshair, Fshat SOS kanë përgatitur një raport të plotë mbi mbizotërimin e dhunës ndaj fëmijëve tek institucionet e kujdesit alternative, në 21 shtete nëpër botë. Raporti jep rekomandime praktike për qeveritë, institucionet e kujdesit dhe partnerë të tjerë të mbrojtjes së fëmijëve në këto situata. Mbrojtja e fëmijëve promovohet si një përgjegjësi e përbashkët, dhe përkatësisht raporti inkurajon krijimin e rrjeteve në komunitet, më shumë transparencë dhe sisteme më efektive sinjalizimi. Një element i rëndësishëm është shkëmbimi i dijes si nga më kryesorët për t’i dhënë fund dhunës së fëmijëve. Si i tillë, ky raport nuk përmban vetëm hollësi për rastet e dhunës, por ngre edhe pyetje pse dhe si shfaqet tek institucionet e kujdesit alternativ.  

Mungesa e të dhënave për fëmijët në kujdes institucional është një temë e diskutuar në këtë dokument. Të pasurit informacion të besueshëm kërkon: (a) të sfidohet natyra ‘tabu’ e diskutimit të dhunës ndaj fëmijëve dhe (b) të negociohen ndërlikimet etike të përfshirjes së fëmijëve / konsultimit në kërkime të tilla. Një numër raportesh të OKB-së si dhe Udhëzuesit e 2009 Mbi Kujdesin Alternativ të Fëmijëve përcaktojnë se dhuna ndaj fëmijëve prek kufijtë e kulturës, klasave, arsimit, të ardhurave dhe racës. Prandaj, profesionistët duhet të sfidojnë hamendësimet se cilat forma të dhunës janë më të dëmshme për mirëqenien e fëmijëve dhe cilat grupe janë më në rrezik. Provat sugjerojnë se besimet e gabuara mbi vulnerabilitetin ndonjëherë të bëjnë të nënvlerësosh sesa vulnerabël janë grupet ‘më pak të dukshme’  ndaj abuzimit dhe dhunës: p.sh djemtë më të rritur.

Koncepti i  ‘dhunës’ zakonisht shoqërohet me sulme fizike ose seksuale. Megjithatë, analizat kanë treguar se masat po aq të ashpra që marrin formë të dhunës psikologjike/emocionale pasi edhe këto mund të sjellin pasoja në të ardhmen. Edhe pse kërkuesit janë të qartë për rreziqet duke hamendësuar se disa forma alternative kujdesi i vendosin fëmijët më në rrezik se të tjerat, ekziston një lidhje midis sistemeve të institucionalizuara / grupeve të kujdesit si dhe probabilitetit për të përjetuar dëm emocional. Kjo lidhje është e qartë për fëmijët nën tre vjeç. Shanset për të krijuar lidhje të ngushta personale janë të kufizuara tek mjediset institucionale, pasojat e të cilave ndikojnë zhvillimin e trurit dhe atë konjitiv, kapacitetin social dhe atë të sjelljes.

Pasojat e rënda afat-gjata të abuzimit psikologjik janë edhe më shqetësuese duke pasur parasysh përhapjen e kësaj forme dhune tek institucionet e kujdesit alternativ. Për shembull, një sondazh në Armeni nxorri se 44% e fëmijëve që jetojnë në institucione rezidenciale kanë qenë subjekt të dhunës fizike dhe psikologjike. Një gjetje shqetësuese në këtë raport është se, në thuajse të gjitha 21 shtetet e vlerësuara, personat përgjegjës për të ofruar kujdes ishin “të paguar keq, punonin jashtë orarit dhe shumë shpesh pak ose aspak të kualifikuar” (fq.56). Pa trajnim profesional mbi kujdesin e fëmijëve, vlerat personale, anshmërinë konjitive dhe besimet dhe praktikat diskriminuese të stafit që mbron dhe promovon të drejtat e fëmijëve, mund të mos merren në konsideratë. Gjinia, aftësitë e kufizuara, HIV dhe etnia e bëjnë më të dobët fëmijën ndaj dhunës, përfshirë dhunën psikologjike. Në institucionet e kujdesit alternativ, abuzimi emocional mund të jetë në formën e shmangies ose përjashtimit nga grupi i bashkëmoshatarëve apo edhe nga stafi i pakualifikuar. Është vënë re se të qenurit pjesë e një grupi të diskriminuar rrit që në fillim mundësitë e fëmijës për t’u dërguar në institucione të kujdesit alternativ; si në rastin e mbipërfaqësimit të fëmijëve romë tek institucionet e kujdesit.

Pavarësisht shumë ngjarjeve të trishta të dokumentuara në këtë raport, ka edhe mesazh shprese. Sistemet e kujdesit alternativ nuk janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me dhunën dhe as kjo e fundit nuk është e pashmangshme. Më tej, harmonizimi i praktikave me Udhëzimet e 2009 të OKB-së, mund të ndihmojë që kujdesi alternativ të përmbush qëllimin e tij: të mbrojë fëmijët kur janë aq vulnerabël.  

Punuar nga Katie Javanaud për Child Protection Hub për Europën Jug Lindore, Korrik 2016

Burimi: From A Whisper to a Shout: A Call to End Violence Against Children in Alternative Care (2014). SOS Children’s Village International

 

Numri total i faqeve: 
1
Series this is part of: 
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Ndërkombëtare

Ky projekt është financuar nga: