Whole of Syria Gender-Based Violence Area of Responsibility

Publikimi “Voices from Syria" vjen si një përpjekje për të mbështetur zhvillimin dhe implementimin e programeve humanitare si një përgjigjje dhe përpjekje për të parandaluar dhunën me bazë gjinore në Siri.  

Raporti ilustron një pamje në thellësi të jetës së një gruaje dhe vajze në Siri. Të dhënat në raport zbulojnë se dhuna me bazë gjinore, veçanërisht dhuna dhe ngacmimet seksuale, dhuna në familje, pengimi për të lëvizur e lirë dhe martesat e detyruara në moshë të re janë ndër shkeljet kryesore të drejtave të përjetuara nga gratë dhe vajzat siriane, veçanërisht nga vajzat në moshën e adoleshencës.
 Gjetjet e raportit tregojnë dhe konfirmojnë pohimet e grave, vajzave, djemëve dhe burrave se dhuna me bazë gjinore shfaqet kudo, në shtëpia, shkolla apo universitete, në markete apo në rrugë. Për të përmendur janë edhe zhvillimet pozitive të nënvizuara në raport si rritja e vëmendjes dhe advokacisë sociale si kundërpërgjigjje ndaj fenomenit të “vrasjeve të nderit”, ekzistenca e shërbimeve të specializuara në disa zona, etj.

 Për më tepër, ky raport ka prodhuar një set me rekomandime të cilat portretizojnë eksperiencat e grave, burrave, vajzave dhe djemëve, gjithashtu të ekspertëve dhe profesionistëve të tjerë të cilët kanë dhënë suportin e tyre ndaj të të mbijetuarëve të dhunës me bazë gjinore. 
 Informacioni dhe rekomandimet e shpalosura në këtë raport janë një burim i vlefshëm për ekspertët, profesionistët që punojnë në zonat humanitare dhe agjensitë e ndihmës për të kuptuar më mirë rrezikun e dhunës me bazë gjinore që vazhdon të mbizotërojë në jetën e grave dhe vajzave siriane.

VOICES FROM SYRIA 2019
Publication type
Author
United Nations Population Fund Global Communities
Total pages
98
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje
Temat
Llojet e publikimeve

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
48
  Raporti thekson se  identifikimi i  fëmijëve viktima të trafikimit dhe asistenca  qe u sigurohet fëmijëve viktima  jane  dy boshllëqet më të mëdha në zbatimin e Konventës. Masat e ndihmës ose asistenca për viktimat në…
0
110
  Raporti reflekton një pasqyrë gjithëpërfshirëse të aktivitetit të vitit të kaluar të institucionit të të drejtave të njeriut në vend në përputhje me mandatin e tij kushtetues, Avokati i Popullit. Ai pasqyron qasjen e institucioneve shtetërore…
0
7
  Kudo ku jeni duke punuar përmes ndryshimit të sistemeve, duke shndërruar shërbime, ose duke bërë ndryshime organizative… Cilindo sektor ku punoni në: shëndetësi, arsim, mirëqenien e fëmijëve, strehim ... Nëse ju po ofroni shërbime publike,…
0
75
KOSOVA: NIVELI 2 Qeveria e Kosovës nuk i plotëson standardet minimale për eleminimin e trafikimit, megjithatë, ajo është duke bërë përpjekje të mëdha për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje të shtuara në krahasim me periudhën paraprake të…
0
1001
  Raporti i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në botë i UNICEF për vitin 2019 eksploron për herë të parë në 20 vitet e fundit çështjet e fëmijëve dhe lidhjen e tyre me ushqimin dhe ushqimimin në një kontekst global sfidues. Pavarësisht nga…
0
136
  Ky studim mati për herë të parë prevalencën e aftësisë së kufizuar tek fëmijët dhe të rinjtë e moshës 2 deri në 17 vjeç përmes intervistave me 13.000 familje në të gjithë Shqipërinë dhe vlerësoi mundësitë e tyre për zhvillim dhe akses në…
0
42
Koalicioni i OJQ – ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë ka mbajtur punëtorinë e radhës e cila ka për qëllim hartimin e Strategjisë së Avokimit 2019 – 2021, për decentralizimin e shërbimeve sociale…
0
145
  Hulumtimi nga Instituti i Politikave të Edukimit ka zbuluar se 133,000 të rinj të referuar shërbimeve speciale të shëndetit mendor në Angli ishin refuzuar në 2018-19. Studimi shqyrton mundësinë e përdorimit të shërbimeve të specializuara,…
0
11
Sipas burimeve të Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti deri në Shtator 2019, janë zhvilluar 34 plane operative, me 114 lokale të kontrolluara, që kanë rezultuar me mbylljen e 43 të lokaleve të dyshimta. Autoritet kosovare deri me tani…
0
35
Aplikacionet e azilit për BE bien në nivelet para 2015-ës Në vitin 2018, 580 800 azilkërkues për herë të parë kërkuan mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian, duke shënuar një kthim në nivelet e regjistruara në vitin 2014,…