Pas luftës së Kosovës të vitit 1999, u vu re një fenomen i ri i fëmijëve shqiptarë në situate rruge të cilët po zhvendoseshin nga Shqipëria në Kosovë. Këta fëmijë dhe familjet e tyre, të cilët migrojnë në Kosovë kryesisht për të lypur ose për të mbledhur hekurishte, përballen me situata social-ekonomike mjaft sfiduese të cilat thellojnë mënjanimin, përjashtimin social dhe privimin nga një mbrojtje e përshtatshme dhe nga aksesi i shërbimeve sociale. Gjithashtu, këta fëmijë kanë shumë gjasa të ekspozohen ndaj rrezikut të shfrytëzimit nga qarqet e krimit të organizuar për qëllime seksuale dhe punë të detyruar. Ky fenomen, megjithatë, mbetej i pa analizuar dhe i pa dokumentuar, qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë. Për të adresuar çështjen e mungesës së informacionit mbi natyrën dhe situatën konkrete të këtij fenomeni, partnerët e MARIO-s në Kosovë dhe Shqipëri nisën një process vëzhgimi kërkimor i cili u drejtua nga Skuadra e Punonjësve të Rrugës (SPRr) e përbërë nga dy punonjës socialë që vinin nga delegacionet e Terre des hommes në Shqipëri dhe Kosovë dhe një punonjës social i Qendrës Ditore për Fëmijët që Jetojnë dhe Punojnë në Rrugë e ngritur nga Save the Children në Shqipëri. Anëtarët e SPRr janë trajnuar mbi metodat e vëzhgimit në rrugë përmes projektit MARIO1. Veprimtaritë e tyre vëzhguese përfshinë punën për identifikimin e fëmijëve, vëzhgimin dhe takimet me aktorët e interesuar (OJF, institucione etj.) për një periudhë 2-javore në Kosovë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi trans-kombëtar Shqipëri-Kosovë ishte grumbullimi dhe analizimi i informacionit mbi lëvizjet ndërkufitare të fëmijëve nga njëri vend në tjetrin, për të krijuar një ide të përgjithshme mbi numrin e tyre; për të bërë një përpjekje për të identifikuar tendencat e lëvizjeve të tyre mes dy vendeve; për të kuptuar më mirë mënyrat e rekrutimit dhe shfrytëzimit të tyre dhe për të ofruar sipas kësaj baze informacioni rekomandime mbi mënyrën se si mund të mbrohen këta fëmijë në lëvizje, gjithmonë në linjë me parimin e interesit më të lartë të fëmijës. Ky proces vëzhgimi synon gjithashtu të shërbejë si një mjet i shpejtë për vlerësimin e nevojave, për të kuptuar dhe identifikuar disa nga sfidat më aktuale me të cilat përballen këta fëmijë. Në përgjithësi, ky raport vëzhgimi zbulon se fëmijët e ardhur nga Shqipëria si dhe familjet e tyre mendojnë se Kosova është fitimprurëse përsa i përket lypjes, sipas një sërë arsyesh të cituara: bujaria e banorëve të Kosovës dhe e emigrantëve që kthehen në vendin e tyre për pushime, lehtësia e udhëtimit mes dy vendeve falë përshkueshmërisë së kufijve, mungesa e kërkesës për vizë, gjuha e përbashkët dhe lidhjet e ngushta familjare mes dy vendeve.
Raportohet se fitimet ditore variojnë nga 30 deri në 250 Euro gjatë sezonit të ngarkuar turistik të verës. Deri tani, përgjigjja e vetme konkrete institucionale që është marrë në konsideratë nga autoritetet kosovare për të adresuar fenomenin ka qenë dëbimi. Vetë autoritetet kosovare pranojnë se dëbimi është një përgjigje e papërshtatshme ndaj problemit pasi nuk ofron një zgjidhje të qëndrueshme të fenomenit dhe as një mbrojtje të përshtatshme për këta fëmijë dhe për familjet e tyre. Në terma ligjorë, lypja në vetvete, në Kosovë, konsiderohet si një kundra-vajtje në kuadrin e prishjes së qetësisë dhe rendit publik. Ky përkufizim dhe kjo mënyrë të kuptuari e fenomenit të lypjes mund të shpjegojë edhe pse institucioneve të ndryshme në Kosovë, që nga shërbimet sociale bashkiake e deri te autoritetet e drejtësisë dhe policia kufitare, u mungon informacioni dhe bashkëpunimi, kaq të nevojshëm për adresimin e këtij fenomeni nëpërmjet një qasjeje të bashkërenduar. Në të njëjtën mënyrë, autoritetet1 Projekti Mario – mbështetur nga Fondacioni OAK – është një përpjekje e përbashkët e OJF-ve me influencë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve të cilat formuan një platformë të përbashkët advokimi për të garantuar një mbrojtje më të mirë të fëmijëve migrues në Evropë dhe për të shtyrë vendimmarrësit evropianë dhe kombëtarë që të ofrojnë për fëmijët një mbrojtje më të mirë nga shfrytëzimi, abuzimi dhe trafikimi.
Të mbrojmë fëmijët në lëvizje shqiptare dhe ato të Kosovës bashkëpunojnë vetëm kur çështja e një fëmije shqiptar që lyp kthehet në një çështje dëbimi; megjithatë, bashkëpunimi institucional midis dy vendeve duhet të marrë formën e një qasjeje të integruar për menaxhimin e rasteve të këtyre fëmijëve në mënyrë që të parandalohet dhe adresohet në mënyrë efektive ky fenomen. Lidhur me këtë, disa nga nëpunësit lokalë që u intervistuan sugjeruan krijimin e një grupi pune të posaçëm, të përbashkët mes dy vendeve, i cili të merret jo vetëm me çështjet e riatdhesimit të këtyre fëmijëve por edhe me ri-ntegrimin e tyre social.

Observation Report: Exploitation of Albanian Children in Street Situation in Kosovo Observation Report: Exploitation of Albanian Children in Street Situation in Kosovo
Publication type
Total pages
16
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje
Gjuhё(t) e materialeve

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
145
Ky dokument është një raport me rekomandime të nxjerrura nga Institucioni i Avokatit të Popullit në Republikën e Kosovës në lidhje me çështjen e fëmijëve në situatë rruge në vend.  Raporti ka për qëllim analizimin e dukurisë fëmijëvë në situatë…
0
192
  Mobile School NPO është një organizatë Belge e dedikuar për fuqizimin e organizatave autonome që punojnë me fëmijë në situatë rruge në të gjithë botën. Ata zhvillojnë pajisje lëvizëse shkollore dhe materiale edukative dhe trajnojnë punonjësit…
0
56
  Konsorciumi për Fëmijët e Rrugës ka zhvilluar një version të thjeshtuar dhe miqësor të Komentarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara nr. 21 (2017) për fëmijët në situatë rruge. Ata e kanë quajtur atë "Si i mbajnë qeveritë premtimet e…
0
865
Derisa bota qëndron në shtëpi, çfarë ndodh me fëmijët që jetojnë ose punojnë në rrugë? Fëmijë në situate rruge: Nuk mund të 'qëndrojnë në shtëpi dhe të qëndrojnë të sigurt' nëse nuk kanë shtëpi dhe strehimoret janë të mbyllura Nuk mund të kenë…
0
28
Në kuadër të projektit ``Rrjeti i Sigurt për mbrojtjen e Fëmijëve – Faza 3`` i cili ka për qëllim fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, Terre des hommes në Kosovë është duke implementuar edhe shërbimet e specializuara për fëmijët në situatë…
yes
0
8109
Komuniteti romë përballet me një sërë praktikash diskriminuese. Tek ky raport i 2014, “Mbi diskriminimin e fëmijëve romë në arsim”, Komisioni Evropian argumenton mbi strategjitë gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund diskriminimit të romëve në…
0
14
Sopranoja Shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, mbron kauzën në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve në rolin e Ambasadores së ‘CRCA/ECPAT Shqipëri’. Në kuadër të Ditës Europiane dhe Ditës Ndërkombëtare…
yes
0
622
Në fillim të vitit 2020, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe Terre des hommes (Tdh) hartuan, botuan dhe shpërndanë Manualin e Punës për Punonjësit e Njësisë Psiko-Sociale në Shkolla, i cili shërben si një mjet orientues në punën e…