Rregullore për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët

This content was suggested by: 

hollësi

Data:  20 Shk 2019 Lloji i publikimit:  Legal / Policy Framework

Rregullorja dhe strategjia komunale për të drejtat e fëmijëve kanë për qëllim që çështjet të cilat kanë të bëjnë me fëmijë, të vihen në qendër dhe të kthehen në prioritet të agjendës së qeverisjes komunale. Këto dokumente ofrojnë mundësinë për secilën komunë, që të përfshihet të trajtojë çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët, duke synuar kështu realizimin e të gjitha të drejtave të tyre.

KOMF u ofron rregulloren si model referues të gjitha komunave të Kosovës, duke u ofruar atyre një mundësi të replikimit të procesit dhe hartimit të Rregullores Komunale dhe Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve, brenda komunave të tyre. Rregulloret dhe Strategjite komunale për të Drejtat e Fëmijëve.janë aprovuar në komunat: Gjilan, Ferizaj, Pejë, Drenas, Fushë Kosovë dhe Lipjan. Pas aprovimit të Rregulloreve për të Drejtat e Fëmijëve, komunat kanë nisur edhe miratimet e Strategjive dhe Planeve të Veprimit.  

Në përfundim të procesit të aprovimit të rregullores është edhe komuna e Prishtinës. Organizatat e nën financuara të cilat kanë mbështetur komunat në hartimin e rregulloreve dhe strategjive komunale për të drejtat e fëmijëve janë: Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët, POLIS, Organizata Akti, NOPM, YMCA, Programi për të Drejtat Civile dhe Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror.

Ky proces është mbështetur në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i udhëhequr nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijës KOMF.

 

Numri total i faqeve: 
14
Gjuhё(t) e materialeve: 
shqiptar
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Kosova

Ky projekt është financuar nga: