Spitali i Fëmijëve C.S. Mott në Michigan, SHBA, përpiloi një sondazh mbi shqetësimet kryesore shëndetësore të fëmijëve. Prindërve amerikanë që kishin të paktën një fëmijë në moshën 0-18 vjeç me të cilët jetonin, ju kërkua të jepnin mendimin lidhur me problemet shëndetësore më shqetësuese për fëmijët e tyre. Të dhënat u ndanë në 3 grupe: informacionet e dhëna nga prindërit e bardhë, prindërit me ngjyrë dhe prindërit hispanikë.

10. COVID-19 (48%)

Ishte kryefjala e jetës sonë në vitin 2020 dhe ndoshta do të jetë kështu edhe për vitin 2021. Shkencëtarët dhe mjekët kanë deklaruar se fëmijët janë grupi më pak i prekshëm nga virusi, megjithatë, kjo përbën një shqetësim për prindërit, veçanërisht për prindërit me ngjyrë ( 73%) të cilët e renditën atë si problemin e dytë më shqetësues për fëmijët e tyre. Për hispanikët, Covid renditej në vend të tetë (64%), ndërsa për prindërit e bardhë Covid-19 nuk përfshihet në 10 problemet më shqetësuese.

9. Përdorimi i drogës (50%)

Drogat kanë qenë “mallkim” që kur u zbuluan dhe për fat të keq ende sot imponojnë shqetësim të madh në shoqëri.. Hispanikët e rendisin këtë problem në vendin e 5-të (67%) në listë, prindërit me ngjyrë e vlerësojnë të 8-in (62%), dhe njerëzit e bardhë të 10-in (41%).

8. Pirja e duhanit (52%)

Për prindërit me ngjyrë pirja e duhanit nuk përfshihet në listën e 10 problemeve me shqetësuese, megjithatë, për hispanikët ky është shqetësimi i katërt më i madh (67%) dhe për prindërit e bardhë, renditet i teti (46%).

7. Stresi / ankthi (54%)

Kjo çështje shëndetësore lidhet me sëmundje të tjera siç janë depresioni, ushqimi jo i shëndetshëm, ngacmimi, mungesa e aktivitetit fizik, etj. që do të përshkruhen më poshtë. Prindërit hispanikë e rendisin atë në vendin e të ndërsa prindërit e bardhë e rendisin të 4-tin.

6. Mungesa e aktivitetit fizik (54%)

Mungesa e aktivitetit fizik është rritur gjithnjë e më shumë në cdo individ për shkak të transformimit teknologjik, përmirësimit të transportit dhe së fundmi për shkak të karantinës. Kjo renditet nr. 5 nga prindërit e bardhë, ndërsa për kategoritë e tjera nuk është një nga dhjetë problemet kryesore.

5. Depresioni / vetëvrasja (54%)

Është renditur nga prindërit hispanikë dhe të bardhë nr. 7, ndërsa prindërit me ngjyrë nuk e përmendin.

4. Ushqimi jo i shëndetshëm (59%)

3. Siguria në internet (62%)

Është renditur nga prindërit hispanik dhe të bardhë nr. 3, ndërsa prindërit me ngjyrë e vlerësojnë se është shqetësimi i 5-të më i madh.

2. Ngacmimi / ngacmimi në internet (62%)

1. Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale / koha para ekranit (72%)

Ky është shqetësimi nr. 1 sa i takon shëndetit të fëmijëve për prindërit hispanikë dhe të bardhë. Përdorimi i tepërt i ekranit është një kërcënim për këdo. Qëndrimi për një kohë të gjatë para ekranit shkakton tharje të syve, dobëson shikimin, dhimbje koke, shtim në peshë, dhimbje kronike në qafë dhe shpinë, gjumë të keq dhe mungesë përqendrimi.

Megjithatë, shqetësimi nr. 1 për prindërit me ngjyrë ishte RACIZMI. Kjo është e kuptueshme pas protestave të "Black Lives Matter" që arritën kulmin në 6 qershor 2020, e cila sipas New York Times mund të jetë lëvizja më e madhe në historinë e SHBA.


Po ju si mendoni? Cili është shqetësimi më i madh shëndetësor për fëmijën tuaj këtë vit? Jeni të mirëpritur të ndani pikëpamjet tuaj duke komentuar më poshtë.

 

Publication type
Total pages
2
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje
Temat

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

no
0
156
Në shkurt 2021, Aleanca Kundër Bullizmit (The Anti Bullying Alliance) kreu një sondazh nga i cili mori 400 përgjigje (nga fëmijë, prindër dhe stafin e shkollës) në lidhje me bullizmin dhe marrëdhëniet me bashkëmoshatarët. Gjetjet kryesore të…
0
32
  Këtu mund të gjeni tre materiale interesante për fëmijë të çdo moshe, të cilat do t'i ndihmojnë ata të kuptojnë dhe kapërcejnë situatën e krijuar nga COVID 19 dhe gjithashtu t'i ndihmojnë ata të identifikojnë emocionet e tyre në çdo rrethanë…
0
15
COVID-19 tani është përhapur pothuajse në çdo vend të botës dhe ka një ndikim shkatërrues për njerëzit, ekonomitë, sistemet shëndetësore dhe komunitetet. Ndërsa jeta e njerëzve është mbajtur në pritje, kriminelët po gjejnë mënyra për të përfituar…
0
326
  Ky raport harton rreziqet dhe mundësitë për fëmijët në Evropë, të tilla si qasja në internet, praktikat në internet, aftësitë, rreziqet në internet dhe mundësitë për fëmijët e moshës 9-16 vjeç në Evropë. Ekipet e rrjetit EU Kids Online…
0
51
Në kuadrin e Projektit “Zhvillimi i dokumentit burimor për profesionistët e mirëqënies sociale" financuar nga Unicef, Terre des hommes Shqipëri zhvilloi një manual standard të procedurave të operimit (SOP-M) për punonjësit socialë përgjegjës për…
0
32
Sëmundjet infektive si COVID-19 mund të prishin mjediset në të cilat fëmijët rriten dhe zhvillohen. Ndërprerjet për familjet, miqësitë, rutinat e përditshme dhe komuniteti i gjerë mund të sjellin pasoja negative për mirëqenien, zhvillimin dhe…
yes
0
18730
Lidhur me webinarin: COVID-19 mund të ndryshojë mënyrën se si ne edukojmë brezat e ardhshëm, por adaptimi në kushtet e reja mund të jetë i vështirë. Përmes këtij webinari, pjesëmarrësit kanë mundësi që të marrin informacione lidhur me…
0
5
Numri në rritje i njerëzve të infektuar nga virusi Covid-19 ka shkaktuar më shumë ankth dhe trishtim. Gjatë kësaj kohe shkollat ​​po zbatojnë sistemin hybrid, mësimin virtual dhe ballë për ballë. Ashley Blackwelder shkroi një artikull në Fondacionin…
0
16
  Aleanca për Mbrojtjen e Fëmijëve në Veprimtarine Humanitare ka hartuar Udhëzimin Teknik për MF gjatë COVID - 19 në mënyrë që të mbështesë punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve në përpjekjet e tyre për t'iu përgjigjur MF në këto rrethana të…
0
42
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Gratë e Kombeve të Bashkuara (UN Women) botoi Gjurmuesin Global të Masave Gjinore gjatë pandemisë së Covid-19. Ky dokument tregon se si qeveritë reaguan ose si po reagojnë ndaj…
0
333
Pandemia ka përkeqësuar pabarazitë ekzistuese, duke ndikuar më tej tek fëmijët që jetojnë në varfëri ose përjashtim dhe duke ushtruar presion të madh mbi shërbimet kryesore për fëmijët, përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe shërbimet e mirëqenies…
0
185
Shoqata Kombëtare për Drejtësinë e të Miturve (NAYJ) është organizata e vetme në Mbretërinë e Bashkuar e cila bën ekskluzivisht fushata për të drejtat dhe drejtësinë për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin. Kjo organizatë botoi raportin e…
yes
0
101
Ky dokument synon t'u sigurojë profesionistëve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve udhëzime se si të përfshihen në proceset e menaxhimit të rasteve në përgjigje të shpërthimit të pandemisë me virusin COVID- 19 dhe të kuptojnë më mirë rolin e…
yes
0
208
Asociacioni i Psikologëve të Kosovës (APKO) dhe Terre des hommes - Kosovo (TDH) - ChildHub Kosovo kanë kënaqësinë të ftojnë të gjithë studiuesit, politikbërësit, profesionistët, dhe studentët nga fusha e psikologjisë, shkencave sociale dhe shkencave…
yes
0
464
Lidhur me webinarin: COVID-19 mund të ndryshojë mënyrën se si ne edukojmë brezat e ardhshëm, por adaptimi në kushtet e reja mund të jetë i vështirë. Përmes këtij webinari, pjesëmarrësve do t’ju ofrohet mundësia që të marrin…