Standardet e shërbimit për “Qendrat e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale” janë një parakusht për ofrimin e shërbimit në nivele profesionale, procesin e licencimit të këtij shërbimi, kontrollit dhe vlerësimit të tij, që mund të ofrohet në të ardhmen nga subjekte publike dhe jopublike. Në to theksohen kushtet minimale bazë për t’u përmbushur me qëllim ofrimin e shërbimit të menjëhershëm, emergjent dhe afatshkurtër, në rastet e dhunës seksuale dhe që për këtë arsye duhet të aplikohen detyrimisht nga të gjitha subjektet publike e jopublike që ofrojnë një shërbim të tillë.
Standartet u publikuan në Fletoren Zyrtare nga në Nëntor 2018.
Seksioni respektiv në Fletore mund të gjëndet në dokumentin bashkëngjitur.