Përfshirja e Romëve është një ekonomi e thjeshtë për Rumaninë. Me një popullsi që po plaket dhe me një minoritet Romë të ri dhe në rritje, Rumania nuk mundet t’i lër pas fëmijët dhe të rinjtë Romë dhe familjet e tyre. Romët e Rumanisë aktualisht përbëjnë një pakicë të madhe, në moshë të re, por tejet të varfër, të përjashtuar nga tregjet dhe shërbimet. Investimet për përfshirjen e Romëve janë të rëndësishme për Rumaninë që të arrijë objektivin për përfshirjen sociale në Evropën e 2020. Prandaj, përfshirja e Romëve nuk është vetëm detyrim moral, por edhe një ekonomi e zgjuar për Rumaninë.

Përjashtimi shoqëror dhe ekonomik për Romët e Rumanisë është rezultat i shumë faktorëve që ndërveprojnë dhe që rezultojnë në mundësi të pabarabarta, që fillojnë qysh herët në jetë. Duhet të ketë përpjekje për të përkthyer rekomandimet e politikave dhe për të theksuar zonat më premtuese të ndërhyrjes, të fokusuara tek tre dimensionet kryesore të përjashtimit: aftësitë për zhvillim, kryesisht nëpërmjet zhvillimit të hershëm të fëmijëve dhe edukimi bazë; mundësi fitimi për familjet Rome dhe shërbimet dhe kushtet bazë të jetesës. Këto tre dimensione fshihen pas sfidave për të arritur mundësi të barabarta për Romët, si për brezin e tanishëm ashtu edhe për atë të ardhshëm.

Ndër këto tre fusha, rekomandimet për të ndërprerë ciklin e përjashtimit të Romëve janë:

Të përmirësohet cilësia e shërbimeve sociale për të garantuar efektivitetin e të gjitha ndërhyrjeve;
Të përmirësohet koordinimi, përgjegjësia, strukturat nxitëse, monitorimi dhe vlerësimi për të pasur rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në një nivel të lartë;
Të luftohet stereotipi negativ mbi Romët dhe të investohet në projekte.

Kur lind një fëmijë Romë në Rumani, ai ose ajo normalisht lind në varfëri: nëntë nga dhjetë Romë jetojnë në kushte të mjerueshme materiale. Një fëmijë e gjysmë Romë jetojnë në shtëpi të mbipopulluara dhe një e treta jetojnë në kasolle të pista. Fëmijët Romë përballen me një mundësi më të lartë, krahasuar me fëmijët jo –romë, për të vuajtur nga kequshqyerja apo sëmundje që venë në rrezik zhvillimin e tyre të shëndetshëm që është kaq i rëndësishëm vitet e para të jetës.

Fëmijët Romë normalisht fillojnë shkollën vetëm në moshën 6 ose 7 vjeçe, dhe humbasin arsimimin para-shkollor dhe sërish e lenë shkollën në moshën 16 vjeçare dhe në shkolla mbeten vetëm 29% e fëmijëve Romë dhe 18% e vajzave Rome. Nëse fëmija vjen nga një zonë ku shumica janë Romë atëherë probabiliteti është më i lartë  (31% me 60%) që do të studiojnë në shkolla të veçanta ose në klasa vetëm për Romë. Edhe fëmijët Romë që shkojnë në shkolla të përziera shpesh trajtohen ndryshe nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit, shpesh për shkak të paragjykimit. Shanset e të rinjve Romë për të përfunduar shkollën nëntëvjeçare janë të pakta siç janë edhe mundësitë e tyre për të gjetur punë; vajzat Rome kanë vetëm një në pesë mundësi për të pasur sukses për të gjetur punë. Një e treta e Romëve që kërkojnë punë ndeshen me diskriminimin. Kur arrijnë moshën 55 vjeç kanë 54% mundësi të vuajnë nga një sëmundje kronike ose problem shëndetësor. Mesatarisht, ai ose ajo jetojnë gjashtë vite më pak se bashkëmoshatarët e tyre që nuk janë Romë.

Masat që propozohen shpesh nuk financohet si duhet. Kalimi i vendim – marrjes tek niveli vendor nuk është shoqëruar në të gjitha rastet me decentralizim përkatës të buxhetit. Për më tepër, detyrimi qeverisë për të shkurtuar buxhetin e nivelit vendor ka prekur shumë autonominë e qeverisë vendore, pasi buxheti është ulur në mënyrë të ndjeshme. Sipas një raporti monitorimi nga shoqëria civile mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Integrimin e Romëve (NRIS), disa nga masat e politikave që nuk janë të harmonizuara me objektivat e NRIS janë të përfshira në strategji. Ekziston rreziku se këto masa do të rëndojnë qeverinë vendore dhe nuk do të kenë ndikim tek Romët ose do të sjellin përpjekje dhe shpenzime që nuk të merren me përfshirjen e Romëve.

Për të shkarkuar raportin e plotë, ju lutem klikoni linkun më poshtë: 

Kjo është një përshtatje e punës origjinale nga Banka Botërore. Përgjegjësia për pikëpamjet dhe mendimet e shprehura në këtë përshtatje është vetëm e autorit ose autorëve të përshtatjes dhe nuk janë miratuar nga Banka Botërore

Human Development and Sustainable Development Teams, Europe and Central Asia. 2014. Achieving Roma Inclusion in Romania: What Does It Take? © World Bank.https://openknowledge.worldbank.org/handle/10986/18663 License: Creative Commons Attribution license (CC BY 3.0 IGO license).

Botuesi
Publication type
Total pages
47
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
446
Përfshirja e Romëve është një ekonomi e thjeshtë për Rumaninë. Me një popullsi që po plaket dhe me një minoritet Romë të ri dhe në rritje, Rumania nuk mundet t’i lër pas fëmijët dhe të rinjtë Romë dhe familjet e tyre. Romët e Rumanisë aktualisht…
0
1667
Çfarë është TikTok-u? TikTok është një aplikacion për krijimin dhe shpërndarjen e videove, shpesh të shoqëruara me tinguj. Ky aplikacion është nisur dy vjet më parë dhe ka më shumë se 800 milion përdorues aktivë në të gjithë botën. Pothuajse çdo…
yes
0
10810
Neni 7 i Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) përcakton se: 1. Palët duhet të sigurojnë që fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të drejtë të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre mbi çdo çështje që prek interesat dhe…
yes
0
6532
Fëmijët kanë të drejtë të ndikojnë tek vendime që i prekin ata, dhe fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk u jepet mundësia që zëri i tyre të dëgjohet. Kjo për shkak të paragjykimeve dhe stigmës  për invaliditetin si dhe gjithashtu prej…
0
7
Në Mbretërinë e Bashkuar izolimi është drejt fundit këtë javë dhe Krishtlindjet pritet të jenë më të qeta, me mundësinë për të vizituar të afërmit. Komisioneri i Fëmijëve në Angli i pyeti ata si mendojnë se do të duken Krishtlindjet këtë vit. Shumë…
0
58
Webinar është krijuar për të gjithë profesionistët që punojnë në fushën e punës sociale. Webinari synon të diskutojë mbi detyrimet e universiteteve në lidhje me zhvillimin e sferës sociale përmes trajnimit cilësor të profesionistëve. Webinari…
0
113
Komisioni i Këshillit të Evropës kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) është i shqetësuar për rritjen e racizmit dhe rastet e urrejtjes, diskriminimin kundër komuniteteve rome dhe LGBT, si dhe reagimin e pamjaftueshëm të drejtësisë penale në…
yes
0
638
Në shumë shtete, sidomos në Evropën Juglindore, Romët përjashtohen nga arsimi, pavarësisht përpjekjeve të panumërta për të përmirësuar situatën. Ky përjashtim është edhe I drejtëpërdrejtë si për shembull vendosja e fëmijëvë Romë në shkolla ‘të…
yes
0
151
Lidhur me webinarin: Ky webinar do të paraqesë rezultatet e projektit të bashkëfinancimit dyvjeçar të BE-së "Profesionistët e Trajnuar që punojnë me fëmijët në institucione të përkujdesit" (2015-2016), e cila u zbatua në tetë vende evropiane:…
yes
0
59
  Lidhur me webinarin: A mund të thoni se një qasje e cila i mundëson qytetarët, si bartës të drejtave, të kërkojnë të drejtat e tyre dhe i fuqizon të kenë ndikim në kualitet, efikasitet dhe llogaridhënie të shërbimeve publike, të jetë efektive…
0
816
  Ky udhëzues është hartuar si pjesë e projektit: "Përpjekjet e përbashkëta të policisë dhe autoriteteve shëndetësore në vendet anëtare të BE-së dhe vendet e treta për të luftuar dhe parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore dhe mbrojtjen dhe…
0
57
Tani që shkollat ​​janë mbyllur për shkak të kërcënimit të koronavirusit, klasat për shumicën e fëmijëve, mbahen në internet. Ky është një nga përfitimet më të mëdha që ofron Interneti: informacion dhe njohuri për të gjithë, kudo që të jenë.…
0
278
  Çështja e integrimit të romëve në Bullgari është përgjithësisht një temë e kufizuar në vetë territorin e vendit. Sidoqoftë, Open Demokracy ndau një artikull depërtues për çështjet që kanë të bëjnë me bashkësinë rome Bullgare, nënshtetësinë e…