THYEJ HESHTJEN! - Dokument Politikash

hollësi

Data:  11 Dhj 2015 Autor:  Terre des hommes Albania Botuesi:  Terre des hommes Albania Lloji i publikimit:  Legal / Policy Framework

Terre des hommes, bazuar në studimin më të fundit të ndërmarrë në Shqipëri, i cili fokusohet në Abuzimin Seksual të Fëmijëve në Rrethin e Besimit, përgatiti një Dokument Politikash i cili i bën thirrje që politikëbërësit, përfaqësuesit e qeverisë, mediat, si edhe profesionistët e të gjitha fushave, të angazhohen seriozisht për ta kthyer cështjen e abuzimit seksual të fëmijëve, dhe në vecanti atë brenda rrethit të tyre të besimit, në një prioritet strategjik.  Duhet të hartohen  politika dhe strategji për parandalimin e e këtij krimi tragjik, mbrojtjen më të mirë të fëmijëve që i kanë mbijetuar abuzimit seksual dhe ndëshkimin e autorëve të tyre.

Dokumenti përmban katër seksione kryesore : 1. Thirrjen, 2. Një përmbledhje të shkurtër mbi kontekstin dhe rëndësinë e problemit të ASF në rrethin e besimit në Shqipëri, 3. " Cila është gjendja aktuale e abuzimit seksual të fëmijëve në rrethin e besimit" me faktorët kryesorë te listuara, dhe 4." Çfarë duhet bërë për të parandaluar dhe mbrojtur fëmijët nga abuzimi seksual në rrethin e besimit" që përmban në thelb rekomandime për qeverinë shqiptare dhe institucionet e saj për të adresuar këtë fenomen .

Dokumenti i pokitikave gjëndet në të dyja gjuhët Shqip dhe Anglisht, bashkëngjitur, poshtë tekstit.

 

Numri total i faqeve: 
6
Topic(s): 
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Shqipëria

Ky projekt është financuar nga: