Trajtimi i dhunës në shkolla: ndikimi i dhunës psikologjike (Rezyme nga Childhub)

hollësi

Data:  18 Kor 2016 Autor:  Katie Javanaud Botuesi:  Child Protection Hub Lloji i publikimit:  Newsletter / Review / Bulletin

Tek raporti i zgjeruar i 2012 i UNICEF, në partneritet më Këshillin e Evropës dhe qeverinë norvegjeze, theksohet rëndësia e eliminimit të të gjitha formave të dhunës nga sistemi arsimor. Dhuna në shkolla mund të shfaqet në disa forma (fizike, psikologjike dhe seksuale) dhe mund të kryhet nga stafi apo nga bashkëmoshatarët. Raporti rekomandon një gamë strategjish për të trajtuar dhunën në shkolla. Raporti argumenton se dhuna psikologjike mund të jetë po aq e dëmshme sa format e tjera të dhunës, për zhvillimin  e fëmijës dhe për ecurinë akademike. Prandaj, duhet të merren masa për të punuar për shkolla pa dhunë. Dhuna fizike mund të zëvendësohet nga ajo psikologjike që është po aq e rëndë dhe madje edhe më e vështirë të kuptohet.  

Dhuna psikologjike shpesh ka shumë forma. Mund të jetë bullizëm midis bashkëmoshatarësh, por mund të jetë edhe e shprehur tek marrëdhënia mësues-nxënës. Fatkeqësisht, dhuna psikologjike shpesh është pararendëse e formave të tjera të dhunës. Për shembull, hulumtimet sugjerojnë se nxënësit që vijnë nga grupet etnike / komunitetet janë shpesh të diskriminuar ose të margjinalizuar nga  nga shoqëria e gjerë, por edhe bien më shpesh pre e dhunës psikologjike nga ana e mësuesve. Për shembull, fëmijët romë mund të vuajnë nga poshtërimi në klasë në nivele të ndryshme nga bashkëmoshatarët. Kjo pasqyrohet në faktin se është parë që mësuesit nënvlerësojnë potencialin akademik të fëmijëve që janë minoritar dhe i ndëshkojnë fizikisht më shumë se fëmijët e tjerë. Të gjitha provat e disponueshme tregojnë se mjedisi që ngjall frikë nga poshtërimi apo tallja nuk është në shpërpjesëtim me të nxënurit. Prandaj, potenciali akademik i fëmijës pengohet jashtëzakonisht nga dhuna (psikologjike) tek ambientet arsimore.  

Dhuna psikologjike në shkolla është një problem i rëndë në Evropë, ku mbase janë më pak të përhapura llojet e tjera të dhunës. Në Francë, një sondazh i UNICEF-it konstatoi se në një grup prej 12,326 studentësh, 4.6% kishin përjetuar abuzim verbal nga stafi i shkollës për shkak të racës së tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, autorët nuk ishin mësuesit, por anëtarë të tjerë të stafit që punonin në shkollë. Për këtë arsye, raporti rekomandon se në rast se nuk do të përgatitet një strategji për të gjithë shkollën, atëherë nuk do të ishte e mjaftueshme për të trajtuar dhunën psikologjike në shkolla.

Nëse shkolla nuk e trajton abuzimin racial dhe dhunën psikologjike, atëherë fal diskriminimin dhe “bën dash kurbani” të gjithë komunitetet. Kjo ka pasoja për të gjithë shoqërinë, pjesë e së cilës është dhe vetë shkolla.

Ky raport përgëzon dhe mirëpret nismat që janë marrë rishtazi për të larguan ndëshkimin fizik nga shkollat. Megjithatë, vëren me shqetësim rreziqet që vijnë në rast se nuk mbështeten mësuesit teksa zbatojnë format e tjera të disiplinimit. Shqetësimi është se mësuesit e patrajtuar për disiplinën pozitive/konstruktive “mund të zgjedhin ndëshkimin psikologjik në klasë” (fq.21). Këto në ndëshkime në fakt denigrojnë dinjitetin njerëzor të fëmijës dhe mund të kenë pasoja afatgjata për vetë – vlerësimin e tyre, besimin  dhe mirëqenien mendore.

Lloji më i përhapur i bullizmit ndër moshatarët është abuzimi verbal. Një studim i 2005 tregoi se 90% adoleshentë të komunitetit LGBT raportonin se kishin vuajtur nga dhuna fizike apo psikologjike. Kjo është sidomos shqetësuese duke pasur parasysh lidhjen midis bullizmit dhe vetëvrasjeve në komunitetin LGBT.

Megjithëse viktimat e kësaj dhune natyrisht që kërkojnë vëmendjen e hulumtuesve, provat kanë treguar se edhe kundërvajtësit janë në rrezik të lartë nga sëmundjet e shëndetit mendor. Për më tepër, ½ e fëmijëve të përfshirë në bullizëm janë si kundërvajtës edhe viktima. Këta janë fëmijë më shqetësime psikologjike marrëdhëniet ndër-personale të të cilëve mund të jetë të dëmtuara dhe arritjet e tyre akademike mund të dëmtohen. Teksa kuptojmë më shumë mbi pasojat e dhunës psikologjike, raporti i bën jehonë thirrjes së Këshillit të Evropës që të gjitha shkollat të marrin hapat parandalues dhe përkrahës. Rekomandohet të ketë një këshilltar të specializuar si pjesë të stafit shkollor për t’iu përgjigjur rasteve të dhunës emocionale të viktimave.  

Prepared by Katie Javanaud Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore, korrik 2016

Burimi: Tackling Violence in Schools: A Global Perspective, Bridging the Gap Betëeen Standards and Practice.

(2012) Zyra e Sekretarit te Pergjithshem mbi Dhunen ne bashkepunim me UNICEF

 

Numri total i faqeve: 
1
Topic(s): 
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Ndërkombëtare

Ky projekt është financuar nga: