Tek raporti i zgjeruar i 2012 i UNICEF, në partneritet më Këshillin e Evropës dhe qeverinë norvegjeze, theksohet rëndësia e eliminimit të të gjitha formave të dhunës nga sistemi arsimor. Dhuna në shkolla mund të shfaqet në disa forma (fizike, psikologjike dhe seksuale) dhe mund të kryhet nga stafi apo nga bashkëmoshatarët. Raporti rekomandon një gamë strategjish për të trajtuar dhunën në shkolla. Raporti argumenton se dhuna psikologjike mund të jetë po aq e dëmshme sa format e tjera të dhunës, për zhvillimin  e fëmijës dhe për ecurinë akademike. Prandaj, duhet të merren masa për të punuar për shkolla pa dhunë. Dhuna fizike mund të zëvendësohet nga ajo psikologjike që është po aq e rëndë dhe madje edhe më e vështirë të kuptohet.  

Dhuna psikologjike shpesh ka shumë forma. Mund të jetë bullizëm midis bashkëmoshatarësh, por mund të jetë edhe e shprehur tek marrëdhënia mësues-nxënës. Fatkeqësisht, dhuna psikologjike shpesh është pararendëse e formave të tjera të dhunës. Për shembull, hulumtimet sugjerojnë se nxënësit që vijnë nga grupet etnike / komunitetet janë shpesh të diskriminuar ose të margjinalizuar nga  nga shoqëria e gjerë, por edhe bien më shpesh pre e dhunës psikologjike nga ana e mësuesve. Për shembull, fëmijët romë mund të vuajnë nga poshtërimi në klasë në nivele të ndryshme nga bashkëmoshatarët. Kjo pasqyrohet në faktin se është parë që mësuesit nënvlerësojnë potencialin akademik të fëmijëve që janë minoritar dhe i ndëshkojnë fizikisht më shumë se fëmijët e tjerë. Të gjitha provat e disponueshme tregojnë se mjedisi që ngjall frikë nga poshtërimi apo tallja nuk është në shpërpjesëtim me të nxënurit. Prandaj, potenciali akademik i fëmijës pengohet jashtëzakonisht nga dhuna (psikologjike) tek ambientet arsimore.  

Dhuna psikologjike në shkolla është një problem i rëndë në Evropë, ku mbase janë më pak të përhapura llojet e tjera të dhunës. Në Francë, një sondazh i UNICEF-it konstatoi se në një grup prej 12,326 studentësh, 4.6% kishin përjetuar abuzim verbal nga stafi i shkollës për shkak të racës së tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, autorët nuk ishin mësuesit, por anëtarë të tjerë të stafit që punonin në shkollë. Për këtë arsye, raporti rekomandon se në rast se nuk do të përgatitet një strategji për të gjithë shkollën, atëherë nuk do të ishte e mjaftueshme për të trajtuar dhunën psikologjike në shkolla.

Nëse shkolla nuk e trajton abuzimin racial dhe dhunën psikologjike, atëherë fal diskriminimin dhe “bën dash kurbani” të gjithë komunitetet. Kjo ka pasoja për të gjithë shoqërinë, pjesë e së cilës është dhe vetë shkolla.

Ky raport përgëzon dhe mirëpret nismat që janë marrë rishtazi për të larguan ndëshkimin fizik nga shkollat. Megjithatë, vëren me shqetësim rreziqet që vijnë në rast se nuk mbështeten mësuesit teksa zbatojnë format e tjera të disiplinimit. Shqetësimi është se mësuesit e patrajtuar për disiplinën pozitive/konstruktive “mund të zgjedhin ndëshkimin psikologjik në klasë” (fq.21). Këto në ndëshkime në fakt denigrojnë dinjitetin njerëzor të fëmijës dhe mund të kenë pasoja afatgjata për vetë – vlerësimin e tyre, besimin  dhe mirëqenien mendore.

Lloji më i përhapur i bullizmit ndër moshatarët është abuzimi verbal. Një studim i 2005 tregoi se 90% adoleshentë të komunitetit LGBT raportonin se kishin vuajtur nga dhuna fizike apo psikologjike. Kjo është sidomos shqetësuese duke pasur parasysh lidhjen midis bullizmit dhe vetëvrasjeve në komunitetin LGBT.

Megjithëse viktimat e kësaj dhune natyrisht që kërkojnë vëmendjen e hulumtuesve, provat kanë treguar se edhe kundërvajtësit janë në rrezik të lartë nga sëmundjet e shëndetit mendor. Për më tepër, ½ e fëmijëve të përfshirë në bullizëm janë si kundërvajtës edhe viktima. Këta janë fëmijë më shqetësime psikologjike marrëdhëniet ndër-personale të të cilëve mund të jetë të dëmtuara dhe arritjet e tyre akademike mund të dëmtohen. Teksa kuptojmë më shumë mbi pasojat e dhunës psikologjike, raporti i bën jehonë thirrjes së Këshillit të Evropës që të gjitha shkollat të marrin hapat parandalues dhe përkrahës. Rekomandohet të ketë një këshilltar të specializuar si pjesë të stafit shkollor për t’iu përgjigjur rasteve të dhunës emocionale të viktimave.  

Prepared by Katie Javanaud Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore, korrik 2016

Burimi: Tackling Violence in Schools: A Global Perspective, Bridging the Gap Betëeen Standards and Practice.

(2012) Zyra e Sekretarit te Pergjithshem mbi Dhunen ne bashkepunim me UNICEF

 

Total pages
1
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje
Gjuhё(t) e materialeve

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
1701
UNICEF-i ka analizuar rezultatet e disa programeve të ndërhyrjes dhe të parandalimit të dhunës që janë zbatuar nëpër botë dhe ka identifikuar gjashtë strategji që kanë rezultuar si shumë efektive. Ndërhyrja dhe projektet për kundërpërgjigje që janë…
yes
0
419
Në bashkëpunim me Këshillin Evropian dhe qeverinë norvegjezë në 2012, UNICEF përgatiti një raport mbi praninë e dhunës në shkolla, nga perspektiva globale. Raporti ofron rekomandime praktike për qeveritë, OJQ dhe partnerë të tjerë që duan të…
yes
0
303
Si pjesë e projektit “T’i jepet fund dhunës ndaj fëmijëve tek ambientet e sigurisë”, e Aleancës për të Drejtat e Fëmijëve për Anglinë në partneritet me pesë organizata për të drejtat e njeriut/drejtësinë për të miturit në Evropë, për të mbledhur…
yes
4
1584
Për kë është udhëzuesi? Ky Udhërrëfyes është shkruar për të rriturit, përfshirë trajnerët, lehtësuesit, mësuesit ose stafin e shkollës, të cilët do të punojnë me fëmijë dhe të rinj në shkolla dhe qendra të arsimit alternativ. Cili është qëllimi i…
0
379
Libri është shkruar me qëllim për të shpjeguar themelet kulturore dhe psikologjike të dhunës në mes të rinjve; për të vlerësuar efektin e programeve tashmë të miratuara nga shkolla; dhe për të nxitur edukatorët profesionalë dhe publikun për të…
0
91
Puna me familjet ku ka shqetësime për mbrojtjen e fëmijëve është shpesh e vështirë - por është bërë veçanërisht sfiduese kur prindërit nuk e pranojnë se ka ndonjë problem, ose mohojnë se ekziston ndonjë shkak shqetësimi. Ky webinar konsideroi disa…
0
46
Pas shfaqjes së krizës së refugjatëve në Evropë, Gjermania ishte një nga vendet që pranoi një numër të konsiderueshëm azilkërkuesisht. Megjithatë, Qeveria Gjermane është përballur me shumë vështirësi në përpjekjet për t'iu përgjigjur krizës dhe për…
yes
0
38
Rreth Webinar: Ky webinar do të fokusohet në çështjen e ndalimit të imigracionit të fëmijëve në kontekstin evropian dhe potencialin e alternativave ndaj paraburgimit si një strategji efektive për ta kundërshtuar atë. Kadri Soova (PICUM) do të…
yes
0
440
              Tre delegacione të Terre des hommes (Rumania, Moldavia dhe Ukraina) do të bashkëpunojnë në një projekt unik për të sjellë ndryshime pozitive në dhunën me bazë gjinore në shkolla për sa i…
yes
0
136
  Ky webinar është duke u organizuar si pjesë e projektit rajonal "Ndërtimi i marrëdhënieve përmes zhvillimit inovativ të ndërgjegjësimit të dhunës gjinore në Evropë - BRIDGE" i cili ka si qëllim të forcojë reagimin ligjor ndaj dhunës me bazë…
yes
0
90
Ky është webinari I dytë nga seria INSPIRE i cili do të prezantojë shtatë strategjitë për ndaljen e dhunës kundër fëmijëve. Ky webinar do të prezantojë strategjinë Nr. 3, “Ambiente të sigurta”. Rreth webinar-it Bazuar në gjetjet që tregojnë se dhuna…
0
98
Rreth webinar-it: Jeni të ftuar të merrni pjesë në një webinar që tregon rezultatet e YouCreate, një projekt me bazë arti për të rinjtë, i udhëhequr nga hulumtimi i veprimit pjesëmarrës (PAR) i pilotuar në Egjipt dhe Irak në 2018-2019 për të…