4 FORMA ALTERNATIVE NË VEND TË ARRESTIMIT TË KUNDËRVAJTËSVE TË MITUR, MANUALI I PRAKTIKAVE TË MIRA NË EVROPË

Date: 
31 Maj 2016
Botuesi: 
Child Protection Hub

Materiali më poshtë përmbledh gjetjet kryesore mbi alternativat e arrestimit të të miturve kundërvajtës dhe përfitimet kryesore të palëve të përfshira në këto procedura. Kategorizimi i përdorur nuk është shterues dhe mund të përdoren dhe lloje të tjera, megjithatë këto masa përfshijnë disa nga shembujt më të zakonshëm. 

  • Shërbimi i Provës, shërbimi në komunitet dhe vendosja e gjobave

Përfitimet:

Mund të ndihmojnë të garantosh një nivel përgjegjshmërie tek i riu, megjithëse kërkohen disa element të shërbimit në komunitet.
I jep mundësinë të rinjve të riparojnë një pjesë të dëmit që I kanë shkaktuar komunitetit nga vepra e tij/saj.
Nëse kjo detyrë përfshin edhe përfitimin e viktimës së veprës, mund të thuhet se ka elementin restaurues
Zbatohen Brenda komunitetit ku jeton kundërvajtësi duke i dhënë kështu mundësi të riut për rehabilitim dhe ri-integrim. 

  • Masat edukative dhe këshillimi

Përfitimet:
Mund të jepet ose gjatë kohës që personi qëndron në komunitet ose në shtëpi edukative, per kujdes birësues;
Shpesh punohet ngushtë me familjen e të riut si dhe vetë me personin
Shërbime mbështetëse përkujdesëse nëse personi është në një mjedis jashtë familjes për t’i asistuar që të kthehen më pas tek familja dhe komuniteti
Jep mundësinë për ndërhyrje specifike që synojnë një problem sjellje të caktuar që mundësojnë zhvillimin social dhe psikologjik të të riut
E rekomanduar edhe nga udhëzimet ndërkombëtare, sidomos Rregullat Evropiane për të miturit qe janë subjekt sanksionesh ose masash alternative

  • Masa të kujdesit ose terapeutike 

Përfitimet:

Të lejon përfshirjen e këtyre masave në kuadre të ndryshme ligjore dhe kontekste të ndryshme ligjore dhe sociale;

Të jep mundësinë për të kryer ndërhyrje me bazë kujdesi qoftë kur i riu qëndron në ambientin familjar ose kur bashkëjeton me një person tjetër, familje ose grup;

Shumë e dobishme nëse mendohet se ambienti familjar po kontribuon tek sjellja kundërvajtëse;

Mund të përdoret për të synuar një problem në sjellje ose grupe të veçanta të rinjsh që kanë probleme, përfshirë edhe ata që mendohen se janë në rrezik të lartë

Mund të përdoret për të rinjtë që nuk mund të përfitojnë ndryshe nga përdorimi i masave alternative

Synimi i programeve specifike për lloje të ndryshme të sjelljeve problematike mundëson adresimin e drejtpërdrejtë të sjelljes kriminale

Ofron një mekanizëm për teknikat psikologjike si terapia e sjelljes konjitive e cila përfshihen në ndërhyrje
Tregues të efekteve pozitive tek të rinjtë

  • Qasjet restauruese

Përfitimet:

I jep mundësinë përfundimtare të riut të shmang paraburgimin

I ofron gjyqtarit një alternativë të rëndësishme dhe një mënyrë për të mos burgosur të riun, kur kjo është e mundur
Qasje të ndryshme janë të mundshme për të adresuar këtë problem të përbashkët

Ofrojnë një mundësi të vlefshme të riut për të shmangur paraburgimin, kur në raste të tjera do të ishte e pashmangshme.

Përgatitur nga Simona Demková për Platformën për Mbrojtjen  e Fëmijëve për Evropën Juglindore,  qershor 2016

Burimi: International Juvenile Justice Observatory,. Alternatives to Detention For Juvenile Offenders: Manual of Good Practices in Europe. Bruksel: International Juvenile Justice Observatory, 2016. Web.

 

 

 

 

 

 

 

Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Bashkimi Evropian

Ky projekt është financuar nga: