Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimi i tyre

Date: 
26 Tet 2015

Gjatë muajit shtator 2015, Zyra për të Drejtat e Njeriut në Policinë e Kosovës ka mbajtur dy takime me 27 nxënësit e gjimnazit "Sami Frashëri" në Prishtinë. Tema e këtij takimi ishte "fenomenet negative, pasojat dhe parandalimi i tyre", të cilat janë të përhapura në shoqërinë kosovare, me theks të veçantë tek fëmijët. Diskutimet u përqëndruan në pasojat e këtyre fenomeneve negative, si dukurive më të përhapura negative të grupmoshës 16-18 vjet e që janë të listuara: Duhani, alkooli, droga, dhuna, etj.

Disa nga rekomandimet janë fokusuar në mënyrat e parandalimit të dukurive negative përmes:
• Zhvillimit të programeve parandaluese në shkolla;
• Bashkëpunimit me bashkësinë më të gjerë;
• Rolit më të madh të mediave në parandalimin e këtyre dukurive negative si determinuese për shoqërinë në të cilën jetojmë;
• Bisedave të drejtpërdrejta me njerëz të të gjitha grupmoshave.

Këto janë të organizuara nëpërmjet projekteve dhe programeve të realizuara në institucionet arsimore apo në vende të tjera të ndryshme. Policia e Kosovës njofton fëmijët për përmirësimin e sigurisë në komunitet, në institucionet arsimore si dhe në vende tjera. Policia e Kosovës i ka organizuar këto aktivitete në mënyrë që të tregojë angazhim dhe sukses në parandalimin e dukurive negative në shoqëri dhe në krijimin e një mjedisi të qetë për qytetarët e Kosovës.

Gjuhё(t) e materialeve: 
shqiptar
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Kosova

Ky projekt është financuar nga: