Faktorët që aftësojnë fëmijët e komunitetit Rom të përfundojnë shkollën nëntëvjecare

Date: 
12 Sht 2016
Botuesi: 
Know How Center - Bulgaria
Authors: 
Angela Filipova
Arso Ganev
Valeri Lekov
Galina Markova
Georgi Stefanov
Dalila Olegova
Metodi Dimov
Raya Dimitrova

 

Ky artikull prezanton një studim që identifikon faktorët që kontribuojnë në plotësimin e suksesshëm të arsimit nëntëvjecar të fëmijëve Romë nga lagja Rome Iztok në Kyustendil. Nga 20 fëmijë në lagjen Rome, të cilët përfunduan arsimin nëntëvjecar në 2013, 17 prej tyre morën pjesë në studim. Ata identifikuan diskriminimin si sfidën kryesore me të cilën përballeshin në shkollë. Mbështetja për të cilën kishin nevojë ishte në terma të familjes, miqve, si bullgarë ashtu dhe romë, stafit të shkollës, burimeve në komunitet dhe motivimit personal. Artikulli prezanton veprimet e ndërmarra nga skuadra, të cilat u bazuan në gjetjet e anketimit dhe që synonin nxitjen e sa më shumë fëmijëve Romë që të regjistroheshin në shkollë dhe ta përfundonin atë. Studimi u krye nga një skuadër multietnike në Projektin e Ndalimit të Margjinalizimit të Romëve në Kyustendil përmes Ngritjes së një modeli të Zhvillimit Komunitar.

Dokumentёt e bashkangjitura: 
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Bullgaria

Ky projekt është financuar nga: