Kosova me një sistem gjithëpërfshirës për të trajtuar në mënyrë sistematike çështjen e fëmijëve jashtë shkollës

This content was suggested by: 
Date: 
03 Kor 2016

Kosova me një sistem gjithëpërfshirës për të trajtuar në mënyrë sistematike çështjen e fëmijëve jashtë shkollës

 

MASHT  në koordinim me ECMI Kosova  dhe UNICEF kanë arritur forcimin e kapaciteteve të autoriteteve qendrore, lokale dhe të shkollave në parandalimin dhe reagimin ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit dhe duke marrë përsipër pronësinë (programin e arsimit 05 / 2013-052016).

• Në 9 komunat e synuara janë hartuar 9 Analiza të situatës së fëmijëve jashtë shkollës.

• 9 planet e veprimit komunal e janë hartuar për të përmirësuar qasjen në shkollë

• Ë shtë themeluar një sistem gjithëpërfshirës për të trajtuar në mënyrë sistematike çështjen e fëmijëve jashtë shkollës,  janë krijuar  mekanizmat dhe mjetet  për identifikimin, menaxhimin e rasteve të fëmijëve nga shkolla dhe atyre në rrezik të braktisjes, mekanizmat dhe mjetet tjera për t`i referuar rastet dhe monitorimin  e tyre.

• Janë hartuar  Manuale për  ekipet  për parandalim dhe reagim  ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës ( EPRBM )në nivel shkolle dhe komune, që ofrojnë mekanizma dhe instruumente që I ndihmojnë ekipet të jenë funksionale.   Manulet  janë aprovuar nga MASHT

 • u krijua një rrjet i 18 trajnerëve për komuna e bazuar, të cilët janë certifikuar nga MASHT

• 164 ekipe EPRBM janë themeluar, 109 ekipe EPRBM u trajnuan për zbatimin e manualeve dhe instrumentet e tyre dhe në një seancë të dytë të trajnimit 109 ekipet e EPRBM janë trajnuar për menaxhimin e rasteve ( 300 raste të hapura)

• Grupi Punues për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mos-regjistrimit të nxënësve në arsimin parauniversitar në nivel qendror është ri-themeluar

•  U hartua Plani Kombëtar të Veprimit për Parandalimin e braktisjes 2016-2018.

• Moduli i Paralajmërimit të Hershëm po finalizohet, inkorporohet  në Sistemin e menaxhimit të Informatave në Arsim  (SMIA).

Topic(s): 
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Evropa Juglindore

Ky projekt është financuar nga: