Praktika positive për pjesëmarrjen e fëmijëve në BE: Fëmijët në mbrojtje dhe në kujdes alternativ

Botuesi: 
Child Protection Hub
Author: 
Kareem Korayem

Pjesëmarrja e fëmijëve në të gjitha aspektet e shoqërisë moderne është tejet e rëndësishme për zhvillimin e mirë të fëmijëve. Për më tepër, është po aq e rëndësishme që fëmijët që i përkasin grupeve vulnerabël dhe që janë të margjinalizuar në shoqëri të ketë një mundësi më të madhe për të marrë pjesë në shoqëri dhe t’ju dëgjohet zëri. Ky raport është mbështetur tek raporti i Komisionit të BE-së “Vlerësimi për legjislacionin, politikave dhe praktikave për pjesëmarrjen e fëmijëve në Bashkimin Evropia”, i cili ekzaminon nivelet e pjesëmarrjes së fëmijëve që  vijnë nga grupet vulnerabël.

Pavarësisht legjislacionit që promovon pjesëmarrjen e fëmijëve tek kujdesi social, fëmijët që janë në proces mbrojtje ose që janë nën kujdes alternativ konsiderohen vulnerabël kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen. Fëmijët që vuajnë, ose që ka gjasa të vuajnë nga abuzimi ose neglizhimi  kalojnë nëpërmjet sistemit të mbrojtjes së fëmijëve që shpesh bën që t’i largojnë nga mjedisi familjar dhe i vendosin në kujdes alternativ. Tek më shumë se gjysma e vendeve të BE-së ka ligje specifike  që parashikojnë që të dëgjohet zëri i fëmijës në rastet e mbrojtjes së fëmijëve. Pavarësisht ekzistencës së këtyre ligjeve, pjesëmarrja e fëmijëve mbetet e ulët, meqë në shumë raste shteti duhet të veprojë shpejt për të larguar fëmijët nga rreziku. Një shembull i mirë i luftës kundër mungesës së pjesëmarrjes është në Austri, ku fëmijët që janë në sistemin e mbrojtjes për raste shumë delikate ju caktohet një këshilltar që ndjek procedurat me fëmijën dhe komunikon shqetësimet dhe mendimet e fëmijës.

Shembuj të tjerë të mirë shikohen në Suedi, kur sistemi vullnetar i monitorimit dhe vlerësimit, Barns Behov I Centrum (BBIC)2, është zhvilluar qysh herët në vitet ’90 dhe tani përdoret thuajse tek të gjitha bashkitë në vend. BBIC fokusohet tek kujdesi cilësor nëpërmjet metodave hulumtuese, planifikimit dhe vlerësimit. Gjithashtu, ofron mundësi për punonjësit social të marrin opinionin e fëmijëve në takim si dhe jep modele për mënyrën e intervistimit të fëmijëve. Në Finlandë,  një Grup të Rinjsh për Zhvillimin, është i përbërë nga të rinj  kanë përvojë me fëmijët që kalojnë tek shërbimet e kujdesit.  Këta të rinj takohen më vonë me punonjësit social dy herë në muaj për të diskutuar cështje që lidhen me kujdesit që parashikon sistemi. Rezultatet janë pozitive si për punonjësit social që mësojnë më shumë mbi fëmijët me të cilët punojnë si dhe për fëmijët që thonë se ndjehen më shumë ekspertë sesa viktima apo klientë. Së fundmi,  Voice of Young People in Care3, një organizatë bamirësie në Britani, punon për të fuqizuar dhe mundësuar të rinjtë dhe fëmijët që kanë përvojë tek kujdesi social të marrin pjesë tek vendimet që ndikojnë jetën e tyre. Kjo arrihet nëpërmjet e-consultations (konsultimeve në internet), bëjnë sondazhe ose blogje.

Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Bashkimi Evropian
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: