Praktika Pozitive për Pjesëmarrjen e Fëmijëve në BE: Fëmijët Romë

Date: 
20 Maj 2016
Botuesi: 
Child Protection Hub

Pjesëmarrja e fëmijëve në të gjitha fushat e shoqërisë  moderne është tepër e rëndësishme për zhvillimin e mirë të fëmijëve. Për më tepër, është shumë e rëndësishme që fëmijët, të cilët i përkasin grupeve të cenueshme dhe që janë margjinalizuar tashmë në shoqëri të kenë mundësi më të mëdha të jenë pjesëmarrës në shoqëri dhe t`i dëgjohet zëri. Ky raport është bazuar në raportin e Komisionit të BE-së “Vlerësimi i legjislacionit, politikës dhe praktikës së pjesëmarrjes së fëmijëve në Bashkimin Evropian.”1Ky raport analizon nivelin e pjesëmarrjes së fëmijëve që i përkasin grupeve të cenueshme.

Fëmijët romë janë përcaktuar si një grup fëmijësh që përjetojnë nivele të ulëta pjesëmarrjeje në krahasim me grupet e  tjera të fëmijëve. Fëmijët romë përballen me përjashtimin shoqëror, diskriminimin dhe nivele të ulëta pjesëmarrje në arsim. Të gjitha këto së bashku ndikojnë negativisht në aftësinë e tyre për të qenë pjesëmarrës në shoqëri dhe në proceset e tjera të vendim-marrjes.

Janë përdorur disa hapa legjislativ, institucional dhe strategji duke shpresuar për të pasur rritje të nivelit të pjesëmarrjes së fëmijëve Romë më gjerësisht në shoqëritë e tyre. Vende të tilla si Greqia dhe Hungaria kanë vendosur objektiva specifik, strategjik, të cilët përdoren për të adresuar integrimin e Romëve. Gjithashtu, në Hungari që prej vitit 2011 një ligj i lejon fëmijët e grupeve minoritare kombëtare të përzgjedhin gjuhën në të cilën dëshirojnë të arsimohen, duke rritur kështu mundësinë e arsimimit të fëmijëve Romë.

Një përmbledhje e praktikave të mira përfshin projekte të tilla si: Ne kemi opinionet tona, Gjithçka për ty, dhe Të udhëtojmë drejt së ardhmes. Këto projekte janë zhvilluar nga Save The Children dhe janë kryer përkatësisht në Skoci dhe Angli. Këto projekte i kanë dhënë mundësinë fëmijëve Romë dhe Udhëtar të shprehin opinionet e tyre në zonat lokale dhe në zonat fqinje për mënyrën se si të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre dhe të shprehin mendimet e tyre në përgjithësi. Fëmijët patën mundësinë të jepnin opinionet e tyre nëpërmjet platformave të ndryshme të tilla si: realizim videosh, të folurit, të pikturuarit, punës me argjilë, fotografisë dhe komenteve në Internet.

Për më tepër, Associazione 21 Luglio2, në Itali ofron trajnim për aktivistët, në mënyrë që ata të bëhen përkrahës të komunitetit të tyre.

Shkruar nga Kareem Korajem, për Child Protection Hub për Evropën Juglindore, 2016.

 

Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Bashkimi Evropian

Ky projekt është financuar nga: