Raport përmbledhes vjetor për të drejtat e njeriut/ fëmijës në sistemin arsimor

Date: 
22 Dhj 2015

Në vazhdimësinë e punës  për promovimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut/ fëmijës, si dhe në parandalimin e dhunës, trafikimit, braktisjes dhe aspekteve të tjera  që bijnë ndesh me të drejtat e njeriut/ fëmijës brenda sistemit arsimor, Mekanizmi për të drejtat e njeriut në MASHT, ka realizuar një varg aktivitetesh.

Duke u  bazuar në mandatin ligjor dhe planin vjetor të punës, ky mekanizëm monitoroi zbatimin e një varg dokumentesh strategjike të nivelit nacional,  për të cilat raportoi në Qeveri, në Zyrën për Qeverisje të Mirë të Zyrës së Kryeministrit si dhe ministritë bartëse të këtyre dokumenteve.  Ndërkohë,  stafi i mekanizmit për të drejtat e nejriut/fëmijës-së ka përfaqësuar MASHT-in në grupet ndërinstitucionale për hartimin e dokumenteve tjera si: Ligji për mbrojtjen e fëmijës, Plani i Veprimit për Zbatimin e Ligjeve të Pakos për të Drejtat e Njeriut,  Rregullorja për funksionimit të mekanizmave institucional për mbrojtje nga diskriminimi në ministri dhe komuna, ( rishqyrtimi i UA 05/2015 për parandalimin dhe ndalimin e FRrPF në Kosovë), Strategjia për të drejtat e njeriut 2017-2020, Plani Strategjik për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet 2015-2019, Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve 2016 – 2020,  etj.

Në kuadër të projekteve promovuese për të drejtat e fëmijës/njeriut, janë realizuar projekte vetëdijësuese, në kuadër të shënimit të datave ndërkombëtare si: 10 Shkurti-Dita Ndërkombëtare për Internet të Sigurt, 1 Qershori- Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 20 Nëntori -Përvjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe duke qenë pjesë edhe e organizimeve ndërinstitucionale për  datat tjera si: Dita Ndërkombëtare  për Personat me Aftësi të Kufizuar, Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut etj. Gjithashtu në koordinim me partnerë (Qendra për studime të avancuara FIT,  Qendrën për mirëqenjes e gruas)  janë realizuar projekte në institucione të arsimit parauniversitar, në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve, si: ”Promovimi i përdorimit ë internetiti në mënyrë të sigurtë dhe të përgjegjëshme nga ana e fëmijëve” si dhe  “Parandalimi i dukurive negative në shkolla”, të cilat janë shoqëruar me materiale sensicilizuese për komunitetin shkollor. Në kuadër të këtyre projekteve të  shkollat dhe nxënësit pjesëmarrës, përveç njohurive kanë  përfituar edhe dhurata/ çmime të ndryshme, kryesisht libra dhe materiale tjera shkollore.

Stafi i të drejtave të njeriut/fëmijës që merr pjesë në Këshillin për Mbrojtje dhe Drejtësi për Fëmijë,  ka vazhduar aktivitetet në drejtim të zbatimit Rregullores QRK-nr 21/2013 për protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar, duke qenë pjesë e organizimit dhe realizimit të trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të komunave dhe shkollave ( 30 shkolla) për zbatim të kësaj rregulloreje. Më tej, karshi parandalimit të dhunës, të dukurive negative në arsim parauniversitar dhe aspekteve të sigurisë në punës, ka hartuar dhe shpërndarë manuale didaktike mjaft të rëndësishme si: Manuali Didaktik për parandalimin e dhunës nga arsim parauniversitar,  Doracakun për parandalimin e dukurive negative në shkolla të mesme të larta, si dhe manualin “Rinia në Punë - Diskutimi për Sigurinë, Një kurrikulë për Sigurinë dhe Shëndetin për Punëtorët e Rinj”.

Krahas kontributit në hartim, monitorim/raportim dhe promovim të politikave që lidhen me të drejtat e njeriut/ fëmijës, është dhënë përkushtim i madh edhe në përfaqësimin e MASHT-it në  konferenca vendore dhe rajonale si: Konferenca “ Dita e Internetit të Sigurtë”,  “Avancimi i gjinisë femërore” , “ Multikulturalizmi, Ndërkulturalizmi dhe të drejtat e njeriut”. Vlen të ceket edhe pjesëmarrja në trajnimin “Programi për Disiplinimin Pozitiv”, zbatuar nga Save the Children,  por edhe koordinimi në vazhdimin e Programit për Siguri në Bashkësi, program i realizuar nga MASHT dhe Policia e Kosovës.  

Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Kosova

Ky projekt është financuar nga: