Sjellja e ndryshimit permes partneritetit

Date: 
10 Mar 2015
Botuesi: 
ECPAT International

Shfrytëzimi seksual i fëmijëve është një bërë gjithnjë e më shumë një fenomen ndërkombëtar për shkak të zhvillimit të mëtejshëm të teknologjisë së informacionit, rrjeteve të trafikimit, turizmit edhe emigracionit. Me miliona fëmijë dhe të rinj nën 18 vjeç bëhen çdo vit viktima të trafikimit, shumica e të cilëve shfrytëzohen për qëllime seksuale. Shfrytëzimi seksual, është një shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve që dëmton seriozisht shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe i pengon të gëzojnë të drejtat e tyre për shkak të ndikimit të gjatë që ka tek viktimat. Pavarësisht, përpjekjeve të shumta për zhdukjen e trafikimit të fëmijëve dhe të rinjve për seks, vazhdojnë të mbeten ende shumë sfida. Duhet bërë ende shumë për të mbrojtur, rehabilituar dhe ri-integruar viktimat, të riparohen dëmet që ju janë shkaktuar fëmijëve, të ndiqen penalisht personat që janë ende të lirë dhe të parandalohet ky fenomen. 

Dimensionet ndërsektoriale, kombëtare dhe ndërkombëtare të këtij fenomeni kërkojnë bashkëpunim të mirë koordinuar midis të gjithë aktorëve, si direkt dhe indirekt në të gjitha nivelet, kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Kërkohet edhe që të rritet përgjegjësia sociale duke marrë nisma që parandalojnë dhe ndalojnë shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

Fushata tre vjeçare e ‘Body Shop’ dhe ECPAT-s ‘Ndaloni trafikimin seksual të fëmijëve dhe të rinjve’ është një shembull i përkryer i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndër-sektoriale, i cili tregoi efikasitetin e përgjegjësisë sociale që kanë korporatat, partneritetin global dhe pjesëmarrjen e të rinjve.

Dokumentёt e bashkangjitura: 
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Azia
Bashkimi Evropian
Amerika

Ky projekt është financuar nga: