Destinacion i panjohur; fushatë dhe iniciativë për të drejtat e fëmijëve në marrëveshjet globale

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Data: 
20 Pri 2017
Start and finish time of webinar: 
3pm CET
Lecturer: 
Vincent Tournecuillert, Regional Migration Programme Manager - Europe, Terre des Hommes
Amy Hong, Research and Policy Officer, Terre des Hommes

Për webinarin:

Ky është një webinar i përbashkët me Fushatën Destinacioni i panjohur dhe Terre des Hommes mbi të drejtat e fëmijëve brenda Marrëveshjeve Globale të OKB-së.

Në shtatorin e kaluar e gjatë Samitit të nivelit të lartë për refugjatët dhe migrantët, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën në New York për refugjatët dhe emigrantët, i cili përcakton një agjendë ambicioze rreth mbrojtjes dhe ndarjen e përgjegjësisë për refugjatët dhe emigrantët në një shkallë globale. Gjatë 18 muajve të ardhshëm, komuniteti ndërkombëtar do të thirret për ti përkthyer këto angazhime në praktikë duke zhvilluar Marrevëshjen Globale për Refugjatët dhe Marrëveshjen Globale mbi Sigurinë dhe Migrimin e rregullt.

Për këtë arsye, një numër agjensish kanë ardhur së bashku për të udhëhequr Nismën për të Drejtat e Fëmijëve në Marrëveshjet Globale. Kjo iniciativë sjell bashkë agjencitë e OKB-së, shoqërisë civile, institucionet e të drejtave të njeriut, donatorët dhe sektorin privat dhe mblidhet bashkërisht nga Save the Children dhe Terre des Hommes. Nisma ka të bëjë me krijimin e një komuniteti të akterëve që mund ta mbështesin përkthimin e angazhimeve në Deklaratën e Nju Jorkut, në veprim që me të vërtetë i mbron fëmijët.

Përvec disa arsyeve për optimizëm, Deklarata e Nju Jorkut ka shënuar një hap prapa në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë dhe të emigrantëve, siç ka deklaruar se arrestimi për fëmijët mund të përdoret si masë e fundit - duke i lejuar qeveritë të vazhdojnë ti arrestojnë ata.

Ky është një rezultat i pakënaqshëm dhe Fushata Destinacion i Panjohur dhe Terre des Hommes janë duke avokuar me partnerët e tyre për ndalimin e paraburgimit të fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në lëvizje, për të siguruar që para së gjithash ata të konsiderohen si fëmijë.

Webinari do të sjellë nje vështrim më të afërt në Deklaratën e Nju Jorkut, për Refugjatët dhe Emigrantët dhe ndikimin negativ që mund të ketë mbi fëmijët në lëvizje. Webinari do të jep më shumë informacion për Fushatën Destinacioni i Panjohur dhe Nismës për të Drejtat e Fëmijëve në Kompaktet Globale.

Më shumë informacion:

Fushata Destinacioni i Panjohur

Parimet e rekomanduara për fëmijët në lëvizje dhe fëmijëve të tjerë të prekur nga emigrimi

Iniciativa për të Drejtat e Fëmijës në Kompaktet Globale

 

Rreth folësve:

Vincent Tournecuillert është menaxher i programit për emigrimin evropian në Fondacionin Terre des hommes. Gjatë viteve në Terre des Hommes, z Tournecuiller ka punuar si Koordinator në fushatën Globale për Sekretariatin Ndërkombëtar të Federatës Ndërkombëtare të Terre des hommes dhe Këshilltar Rajonal për Mbrojtjen e Fëmijëve për Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut duke punuar në katër fusha (menaxhimin e ciklit të projektit, ngritjen e kapaciteteve, hulumtim dhe zhvillim dhe komunikim dhe Avokim). Në vitin 2006, z. Tournecuillere ka krijuar zyrën rajonale të Tdh-së për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe punoi për dymbëdhjetë vitet e fundit në çështjet transnacionale për mbrojtjen e fëmijëve brenda Evropës dhe me vendet fqinje. Ai gjithashtu ka punuar si gazetar dhe reporter ndërkombëtar  në vendet në krizë (Ballkan, Afrikë qendrore).

Amy Hong është duke punuar ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm për të siguruar përmbushjen e angazhimeve të Terre des Hommes " Për nismën për të drejtat e fëmijëve në Marrëveshjet Globale. Amy po kontribuon në dokumentin e punës "të Drejtave të Fëmijëve në Kompaktet Globale", në organizimin e Konferencës Globale për fëmijët në lëvizje, dhe në strategjinë globale të avokimit për rëndësinë e një qasjeje të përbashkët, të harmonizuar me fëmijët në lëvizje dhe fëmijët e tjerë të prekur nga emigrimi.

Gjuhё(t) e materialeve: 
english.
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: