INSPIRE Seria e Childhub: Modeli i Cardiffit për Parandalimin e Dhunës

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Data: 
17 Jan 2019
Start and finish time of webinar: 
3pm CET
Lecturer: 
Jonathan Shepherd, profesor dhe themelues i Grupit Hulumtues për Dhunën dhe Shoqërinë
Organizatori: 
ChildHub

Ky është webinari I dytë nga seria INSPIRE i cili do të prezantojë shtatë strategjitë për ndaljen e dhunës kundër fëmijëve. Ky webinar do të prezantojë strategjinë Nr. 3, “Ambiente të sigurta”.

Rreth webinar-it

Bazuar në gjetjet që tregojnë se dhuna që trajtohet në mënyra emergjente zakonisht nuk bëhet e ditur për policinë, professor Shepher ka nisur dhe zhvilluar një program për parandalimin e dhunës, të njohur tashmë si Modeli i Cardiffit. Qasja e këtij modeli është bazuar në grumbullimin e informatave nga njësitë e urgjencës së spitaleve, të cilat nuk hasen në burime të tjera. Këto informata anonime, ndahen dhe përdoren nga policia, institucionet lokale, dhe punonjësit e shëndetit publik  për të parandaluar dhunën. Kjo qasje është testuar në eksperimente të kontrolluara dhe vlerësimet e analizave kosto-përfitim, dhe është dëshmuar që është efektive. Ky program ka rezultuar në uljen e shkallës së dhunës, uljen e shkallës së pranimit në spitale për raste të dhunës dhe në përgjithësi uljen e kostos në spitale dhe sistemin e drejtësisë, pasi që punon në parandalimin e dhunës. Programi është implementuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa qytete të Evropës, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në 2018, Qendra e SHBA-ve për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve e ka adoptuar këtë politkë dhe ka publikuar trajnime dhe materiale të tjera në mënyre që të zbatohet ky program në tërë vendin.

 

Rreth prezantuesit

Jonathan Shepherd është profesor i kirurgjisë orale dhe maksilofaciale në Universitetin e Kardifit, ku ka themeluar Grupin Hulumtues mbi Dhunën dhe Shoqërinë, i cili grup i ka sjellur këtij universiteti Çmimin e Mbretëreshës më 2009. Duke u motivuar nga të gjetjet e tij, ai ka udhëhequr zhvillimin e një prototipi mbi partneritet për sigurinë në bashkësi, të cilin ai e ka udhëhequr për 20 vite, nga viti 1997. Shepherd ka themeluar dhe zhvilluar Institutin për Studime Policore në Wales, modelin për ndarje të informacionit mbi parandalimin e dhunës, i cili është adoptuar nga institucionet shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, dhe është përdorur për të draftuar Strategjinë mbi Dhunën në vitin 2018, e cila është strategji gjithëpërfshirëse për personat e prekur nga dhuna, dhe është publikuar nga Kolegji Mbretëror i Psikiatërve. Ideja e tij e propozuar në 2008 për një trup të pavarur profesional mbi policimin, është përdorur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe si rrjedhoje, Kolegji mbi Policimin është lancuar më 2013. Po ashtu ka themeluar dhe kryesuar organin e pavarur profesional të sprovimit. Gjithashtu, ka qenë person kyç në krijimin e Kolegjit të Edukimit më 2016, në të cilin ai është themelues anëtar i bordit.  Hulumtimi i tij çoi deri tek publikimi i udhëzuesit të parë nga Instituti për Shëndet dhe Përkujdesje në 2000. Gjithashtu, ai ka fituar Çmimin e Stokholmit për Kriminologji në vitin 2008 – I pari person nga Mbretëria e Bashkuar që ka marrë këtë çmim. Gjithashtu, është anëtar nderi I Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve, Kolegjit Mbretëror për Mjekësi Emergjente, dhe Fakultetit të Shëndetit Publik të Kolegjit Mbretëror të Fizicientëve. Po ashtu ka Shërbyer edhe si anëtar i zgjedhur i këshillit në Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve të Anglisë, dhe si zëvendës-kryesues në organizatën kombëtare bëmirëse për mbrojtje të viktimave. Ka dhënë konstribut edhe për Aktin Ligjor mbi Dhunën në Familje (Wales).

 

Profesor Shepherd ka inicuar dhe kryesuar komitetin drejtues që ka mbledhur Samitin mbi Praktikat e bazuara në evidence më 2013, I cili është kryesuar nga Lord O’Donnell nga Instituti i Inxhinierisë Civile. Puna e tij në avokim dhe hulumtim ka rezultuar në formimin e Këshillit Funksional dhe Qendrave të Reja Funksionale në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat janë ekuivalente me NHS. Është anëtar I Zyrës së Kabinetit të Këshillit Funksional, për të cilin ai më 2014 ka përpiluar raportin mbi ekosistemin e evidencave, të dizajnuar nga vetë ai. Ka draftuar Deklaratën mbi Evidencën, e cila është nënshkruar në 2017 në Shoqërinë Mbretërore nga 27 organe profesionale të MB, duke përfshirë edhe Kolegjin e Punësimit,  Kolegjin e Edukimit, dhe të gjitha Kolegjet Mbretërore mjekësore. Që nga 2004 ai ka shërbyer si anëtar i grupit për përpilimin e strategjisë mbi alkoolin nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, që përfshin veprime të bazuara në hulumtimet e tij. Është përzgjedhur si partner në Akademinë e Shkencave Mjekësore në 2002 dhe në Këshillin e kësaj akademie ne 2011.     

Si të merrni pjesë në webinar

Përdorni butonin mëposhtë për t’u regjistruar në webinar. Disa ore para webinarit ju do të pranoni një e-mail me link-un e dhomës së webinarit dhe instruksionet se si të anëtarësoheni. Anëtarësimi në webinaret tona është i lehtë dhe kërkon vetëm 1 ose 2 minuta. Mund të bëheni pjesë e webinareve nga kompjuteri, tableta, ose telefoni mobil.

 

Këtu mund të shihni se në cfare ore fillon webinari bazuar në zonën kohore ku ju jetoni.

Rreth serisë INSPIRE:

Në janar, Childhub prezenton paketën INSPIRE: Paketa INSPIRE përfaqëson një qasje që bazohet në evidencë për revitalizimin, përqendrimin dhe rritjen e përpjekjeve multisektoriale për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës kundër fëmijëve. Kjo paketë është zhvilluar në bashkëpunim me WHO, CDC, Partnershipin Global për të Ndalur Dhunën ndaj Fëmijëve, PREFAR, PAHO,  UNICEF, UNODC, USAID, Së bashku për Vajzat (TfG), dhe Bankën Botërore (WB). Paketa është produkt i bashkëdyzimit në mes të këtyre agjencive bashkëpunuese dhe prezenton evidencën më të mirë e cila gjendet deri më tani.

Këto janë shtatë strategjitë e serisë INSPIRE:

1) zbatimi i ligjeve,

2) normat dhe vlerat,

3) ambiente të sigurta,

4) mbështjetje për prindërit dhe kujdestarët,

5) të ardhurat dhe fuqizimi ekonomik,

6) reagimi dhe shërbimet mbështetëse, dhe

7) edukimi dhe aftësitë jetësore.

Këto shtatë strategji të bazuara në evidencë shoqërohen nga dy strategji ndërvepruese: Bashkëpunimi miltisektorial si dhe monitorimi e vlerësimi. Dokumenti thelb i INSPIRE përcillet me INSPIRE Librin e Implementimit, i cili tregon qartë si të selektohen dhe zbatohen intervenimet nga secila prej shtatë strategjive. Gjithashtu, ka të bashkëngjitur një mori treguesish, mbi të cilat bazohet ndikimi i këtyre strategjive.

Këtu mund të lexoni të gjitha materialet e INSPIRE

Webinare të tjera të kësaj serie:

Webinari i parët i kësaj serie do të mbahet më 10 Janar dhe do të fillojë nga ora 3 pasdite CET (e Evropës Qendrore dhe Lindore). Do të diskutojë për Projektin YELON dhe një aplikacion inovativ mbi edukimin seksual. Klikoni këtu për të lexuar më shume dhe për t'u regjistruar. 

Gjuhё(t) e materialeve: 
english.
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: