“Modele dhe Praktika te Mira te Fuqizimit te Familjes per Mbrojtjen e Femijeve”: Shembulli i SOS Fshatrat e femijeve

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Data: 
11 Pri 2019
Start and finish time of webinar: 
3:30 - 4:30 pm
Lecturer: 
Destemona Toptani, Këshilltare e Fuqizimit të Familjes, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri
Helga Smakaj (Bushati), Koordinatore e Fuqizimit të Familjes, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shkodër.

Folesja 1: Destemona Toptani, Këshilltare e Fuqizimit të Familjes, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri

Destemona ka kryer studimet e larta për Punë Sociale në Universitetin e Tiranës. Që prej 2004 ka kontribuar në fushën e mbrojtjes sociale dhe të drejtave të fëmijëve nëpërmjet projekteve të ndryshme me fokus fëmijët. Gjatë 2008-2010 ka punuar si koordinatore dhe menaxhere rasti në programet komunitare të implementuara prej SOS në Tiranë. Prej 2011 është eksperte e departamentit kombëtar  të Zhvillimit të Programeve pranë SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëeri.  Fokusi kryesor i punës së saj aktualisht është hartimi i politikave, strategjive dhe manualeve që lidhen me fushën e programeve komunitare të kësaj organizate. 

Folesja 2: Helga Smakaj (Bushati), Koordinatore e Fuqizimit të Familjes, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shkodër.

Helga ka kryer studimet e larta në Unversitetin e Shkodrës, në degët “Mësuesi” dhe “Punë Sociale” dhe mban titullin Master Shkencor në “Psikologji organizacionale”. Ka një eksperiencë të gjatë në fushën sociale dhe zhvillimore si drejtoreshë e Qendrës së Zhvillimit Shkodër dhe Drejtuese Rajonale e Observatorit Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar.  Që nga viti 2008 punon si Koordinatore e Programit Shkodër pranë organizatës SOS Fshatrat e  Fëmijëvë Shqipëri.

Organizatori: 
Childhub Albania

Vitet e fundit, bazuar në reflektime dhe mësime të nxjerra gjatë punës në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, është evidentuar nevoja për të mbështetur dhe fuqizuar familjen si një mjekt efektiv për të evituar dhunën dhe promovuar mirëqënien e fëmijëve. Jo më kot, strategjia e 4 e INSIPRE ka për synim Mbështetjen e Prindërve dhe Kujdestarëve si një nga 7 format e luftës kundër dhunës ngaj fëmijëve.   

Në Shqipëri, organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve, prej shumë vitesh punon në drejtim të mbështetjes dhe fuqizimit të familjes. Vetë organizata në nivel ndërkombëtar ka hartuar dhe aplikon një model të specific të punës dhe ka arritur të mbledhë dëshmi të rasteve të suksesshme

Ky webinar i drejtohet të gjithë profesionistëve të mbrojtjes së fëmijëve të linjës së parë, që punojnë drejtpërsëdrejti me fëmijët, familjet dhe komunitetet e tyre. Ai do të trajtojë cështjet e mëposhtme:

Modeli SOS i Fuqizimit  të familjes:

-          Standartet e punës për parandalimin e ndarjes / përcarjes së familjes

-          Fuqizimi direkt i familjes nëpërmjet mbështetjes për zhvillimin e fëmijës dhe ndërtimit të aftësive prindërore.

-          Pasqyrë e përgjithshme e qasjes së manaxhimit të rastit

Praktika positive

- Prezantimi i një rasti konkret, i një familjeje me nivel risku të lartë

- Video ilustruese  

 

Si të merrni pjesë në webinar:

Përdorni butonin më poshtë për t'u rregjistruar për ne webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me lidhjen në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkoheni me webinarin nga kompjuteri, tableta ose telefoni juaj celular.

 

Ky projekt është financuar nga: