Lidhur me webinarin:
A mund të thoni se një qasje e cila i mundëson qytetarët, si bartës të drejtave, të kërkojnë të drejtat e tyre dhe i fuqizon të kenë ndikim në kualitet, efikasitet dhe llogaridhënie të shërbimeve publike, të jetë efektive për mbrotjen e fëmijëve? A pajtoheni se pjesëmarrja e femijëve është një vlerë e shtuar për mbrojtjen e fëmijëve? A do t’a bëjë më efektive mekanizmin e mbrojtjes së fëmijëve nëse dëgjohen fëmijët më të cenueshëm gjatë formimit të mekanizmit lokal të mbrojtjes së fëmijëve?
Qendra për mbrojtjen e fëmijëve dhe pjesëmarrjen në të mësuar, një platformë për shkëmbimin e novacioneve, përvojave dhe njohurive, ka zhvilluar shtatë koncepte për të siguruar cilësinë e programimit, të të nxënit dhe të dëshmive. Gjatë këtij webinar-i ne do të diskutojmë dy nga këto koncepte - Zëri i qytetarëve dhe Aktivitetet me Fëmijët për Mbrojtjen dhe Referimin si dhe mekanizmin e Përgjigjeve për fëmijët më të cenueshëm. Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth sfidave për të pasur fëmijë që marrin pjesë në mënyrë aktive dhe dëgjohen, për pasojat e paqëllimshme negative dhe për rezultate të mundshme të papritura!
Ky webinar do të ishte veçanërisht interesant për stafin e mbrojtjes dhe pjesëmarrjes se fëmijëve, së bashku me personelin e agjensive të ngashme të mbrojtjes së fëmijëve, donatorëve dhe të gjithë të interesuarve për të ndikuar në mbrojtjen e fëmijëve dhe politikat e pjesëmarrjes së fëmijëve.
Në lidhje me /prezantuesen
Brikena Zogaj është drejtuese teknike, avokuese, promotore dhe novatore, hulumtuese dhe lehtësuese e të nxënit për ekspertë të lëndëve që punojnë në kontekste të ndryshme emergjence dhe zhvillimi, duke u fokusuar në hartimin dhe cilësinë e programeve për mbrojtjen e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve që përjetojnë privim, përjashtim dhe cenueshmëri. Një urë-lidhëse e aktorëve qeveritar, jo-qeveritar, universiteteve dhe donatorëve që me sukses mobilizon burimet (njerëzore dhe financiare) për zbatimin e modeleve efektive intervenuese të mbrojtjes së fëmijëve të bazuara në fakte.
Si të behesh pjesë e webinar-it:
Përdorni butonin më poshtë për t'u regjistruar në webinar. Disa orë para webinar-it ju do të merrni një email me lidhjen në dhomën e webinar-eve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Hyrja ne webinar-ët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund t`u bashkoheni webinar-it nga kompjuteri, tableti ose telefoni juaj celular.
Ketu mund të verifikoni fillimin e webinar-it sipas orës së zonës tuaj.