Realizimi i të Drejtave të Fëmijëve – përfshirja e të drejtav te fëmijëve në praktikën e përditshme të profesionistëve të kujdesit

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Data: 
12 Dhj 2017
Start and finish time of webinar: 
3pm CET
Lecturer: 
Julia Kovalenko, Advocacy and Child rights Advisor, SOS Children’s Villages Estonia
Krešimir Makvić, National Advocacy Advisor, SOS Children’s Villages Croatia
Florence Treyvaud Nemtzov, International Project Manager, SOS Children’s Villages International
Organizatori: 
ChildHub

Lidhur me webinarin:

Ky webinar do të paraqesë rezultatet e projektit të bashkëfinancimit dyvjeçar të BE-së "Profesionistët e Trajnuar që punojnë me fëmijët në institucione të përkujdesit" (2015-2016), e cila u zbatua në tetë vende evropiane: Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Hungaria, Letoni dhe Rumani. Udhërrëfyesi i trajnimit i zhvilluar gjatë projektit, i titulluar "Realizimi i të Drejtave të Fëmijëve" ndërtohet mbi katër parimet e UNCRC, ndërkohë që i fut ato në realitetin e përditshëm të profesionistëve të kujdesit alternativ. Gjithsej 881 profesionistë të kujdesit alternativ janë trajnuar se si të zbatojnë një qasje të bazuar në të drejtat e fëmijëve në punën e tyre të përditshme. Vlerësimet e ndërmarra mbi ndikimin e trajnimit theksuan se zhvillimi i kapaciteteve të profesionistëve të kujdesit alternativ për të zbatuar një qasje të bazuar në të drejtat e fëmijëve në punën e tyre nuk është vetëm shpërblimi për fëmijën në kujdesin e tyre, por edhe për profesionistët. Trajnimi u mundëson pjesëmarrësve të shohin gjërat nga perspektiva e fëmijës në mënyrë që të kuptojnë më mirë nevojat e tyre. Webinari synon kryesisht profesionistët e kujdesit alternativ.

Përpjekje te vazhdueshme nevojiten urgjentisht për të siguruar që profesionistët e kujdesit te marrin trajnim për të ngritur një qasje të bazuar në të drejtat e fëmijëve në praktikën e tyre të përditshme.

Në lidhje me prezantuesit:

 

Julia Kovalenko është këshilltare për të drejtat e fëmijëve dhe avokate në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Estoni që nga viti 2012. Ajo ka diplomë master në të Drejtën Ndërkombëtare, e specializuar në të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë. Një nga përgjegjësitë kryesore të saj është promovimi i veprimeve që synojnë parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, veçanërisht atyre në kujdesin alternativ dhe për të inicuar dhe mbajtur dialogun me autoritetet dhe palët e tjera me qëllim të përmirësimit të cilësisë së kujdesit alternativ dhe ofrimit të të drejtave të fëmijëve ndaj të gjithë atyre në kujdes, si dhe të nxisë parandalimin e ndarjes së familjes dhe ribashkimin e familjeve. Kovalenko ka një përvojë të madhe në kryerjen e trajnimeve të ndryshme për të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve, trajtimin e barabartë dhe kompetencat e prindërve. Julia ka zhvilluar edhe për Ministrine e Çështjeve Sociale një Udhëzues për zvogëlimin e numrit të rasteve dhe parandalimin e dhunës kundër fëmijëve në kujdes, Udhëzimet për Vlerësimin e Brendshëm në Kujdesi Banesor dhe shumë më tepër.
 

 

Krešimir Makvić është i punësuar si këshilltar kombëtar për avokim ne Fshatin e fëmijëve SOS në Kroaci (pjesë e një organizate globale SOS KDI). Ai ka nisur përpjekje proaktive për të përmirësuar politikat dhe praktikat që shkelin mirëqenien e fëmijëve në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror ose që e kanë humbur tashmë. Ai ka përvojë të fuqishme në udhëheqjen e iniciativave të suksesshme të avokimit për të arritur ndryshime të qëndrueshme për Fëmijët që sigurojnë gëzimin e plotë të të drejtave të tyre në një mjedis që ofron kujdes dhe mbështetje, për të promovuar ndryshimet që çojnë në krijimin e politikave dhe praktikave (p.sh., ndërtimin e koalicionit, lobimin dhe negocimin, ngritjen e vetëdijes, pjesëmarrjen në rrjetëzimin, konferencat dhe seminaret). Z. Makvić është një edukator profesional me përvojë të gjerë në punën e drejtpërdrejtë me Fëmijët dhe Rininë dhe në hartimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë fëmijët dhe të rinjtë.

Florence Treyvaud Nemtzov aktualisht është duke punuar si Menaxher i Projekteve të Bashkëfinancuara Ndërkufitare të BE-së që synojnë ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve të kujdesit në mënyrë që ata të jenë në gjendje të perfshijne të drejtat e fëmijëve në praktikën e tyre të përditshme kur punojnë me fëmijët dhe të rinjtë në rritje deri në kujdesin alternativ. Mbajtese e një MA në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare dhe Zhvillimore të Gjenevës, ajo ka qenë e fokusuar në të drejtat e fëmijëve gjatë 17 viteve të fundit, dhe posaçërisht në procesin e deinstitucionalizimit dhe avancimin e shërbimeve të kujdesit alternativ. Zonja Treyvaud Nemtzov ka një përvojë të pasur avokimi dhe menaxhimi të projekteve me aftësi plotësuese në planifikimin strategjik, monitorimin dhe vlerësimin, lehtësimin e grupeve si dhe menaxhimin e ngjarjeve.

Si të behesh pjesë e webinarit:

Përdorni butonin më poshtë për t'u rregjistruar në webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me lidhjen në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkohet me webinarin nga kompjuteri, tableti ose telefoni juaj celular.

Ketu mund të verifikoni fillimin e webinarit sipas orës së zonës tuaj.

Gjuhё(t) e materialeve: 
english.

Ky projekt është financuar nga: