Udhëtimi nga dhembshuria e lodhshme në dhembshurinë e kënaqshme! Adresimi i Burnout-it Me Theksin tek Vetja gjatë Vetëkujdesjes

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Data: 
22 Shk 2018
Start and finish time of webinar: 
3-4pm CET; 9-10am EST
Lecturer: 
SaraKay Smullens, Clinical social worker, certified family life educator and group psychotherapist
Organizatori: 
ChildHub

Lidhur me webinarin:

Për shkak të shoqërisë sonë që ecën me hapa të shpejtë dhe shumë përgjegjësive që kemi, nuk është çudi që shumë prej nesh ndihen të shqetësuar dhe në "mbingarkesë" intensive. Ky webinar do të fokusohet në shkaqet kryesore psikologjike të burnout-it dhe se si ndryshon nga depresioni, duke theksuar mungesen e nderveprimit midis vetes tonë personale, profesionale, fizike dhe sociale. Duke u përqendruar në Vetëkujdesjen, SaraKay Smullens do të prezantojë konceptin e "një sensi emocional në drejtim", përshtatjen e qëndrimeve dhe strategjive për të na larguar nga dhembshuria e lodhshme në dhembshurine e kënaqëshme. Ky webinar do të na ndihmojë të kuptojmë rëndësinë e këtij udhëtimi thelbësor në shëndetin dhe mirëqenien tonë, shëndetin dhe mirëqenien e të dashurve tanë. Materiali i përdorur në këtë prezantim do të merret nga libri i saj më i fundit, “Burnouti dhe vetekujdesja ne Punen Sociale: Nje guide per studentet dhe profesionistet e shendetit mendor e te fushave te ngjashme” (NASW Press, 2015).

Webinari është me interes për të gjithë profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve, studentët e shkencave sociale, profesionistëve në fushën e shëndetit mendor dhe fusha të ngjashme, si dhe për këdo që dëshiron të mësojë se si të adresojë burnoutin në punën dhe jetën e përditshme.

Lidhur me lektoren:

SaraKay Smullens, MSW, LCSW ACSW, BCD, CGP, CFLE, praktika klinike private dhe pro bono e së cilës është në Philadelphia, është një psikoterapeute grupi e certifikuar dhe edukatore e jetës familjare. Ajo është  marrëse e një çmimi për Arritje Pergjate Jetes nga NASW-PA, qe njohu qasjet e saj klinike inovative, organizimin e komunitetit, advokimin dhe aktivizmin, si dhe kodifikimin e modeleve të abuzimit emocional dhe zhvillimin e modelit për ta trajtuar atë. SaraKay është botuar në revista peer-reviewed, gazeta, blogje, dhe është autorja më e shitur e "Kushdo që tha se jeta është e drejtë: Një udhëzues për rritje nëpërmjet padrejtësive të jetës "dhe" Vendosja e vetes falas: Thyerja e ciklit të abuzimit emocional në familje , Miqësi, punë dhe dashuri"

Publikimi i librit të saj më të fundit “Burnouti dhe vetëkujdesja në Punën Sociale: Një guidë për studentet dhe profesionistët e shëndetit mendor e të fushave të ngjashme” është prezantuar në webinare e takime brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara. SaraKay ka shërbyer si konsulente për filmin që do të dalë së shpejti "THE TALE", shkruar dhe drejtuar nga regjizorja e dokumentarëve që kanë fituar mjaft cmime Jennifer Fox, ku performojnë Ellen Burstyn, Laura Dern, dhe Common.  Ky film, bazuar në një histori të vërtetë, trajton epideminë e abuzimit seksual të fëmijëve, zakonisht nga dikush i njohur dhe i besuar nga fëmija. Jeta profesionale e SaraKay vazhdon të jetë e përkushtuar për të nxjerrë në pah forcat shkatërruese shoqërore përmes komunikimit, avokimit dhe aktivizmit.

Kliko këtu për të lexuar artikullin e saj "Cfare do te doja te kisha ditur: Burnouti dhe Kujdesi per veten ne profesionin tone te punonjesit social", i cili fitoi cmimin e NASW në 2013 për artikullin më të mire të një reviste.

Si të marrësh pjesë në webinar:

Përdorni butonin më poshtë për t'u rregjistruar në webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me link-un per në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkohet me webinarin nga kompjuteri, tableti ose telefoni juaj celular.

Ketu mund të shihni se kur fillon webinari sipas orarit të zonë tuaj.

Gjuhё(t) e materialeve: 
english.
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: