Njëzet e tre të rinj, bashkë-kërkues në studimin në nivel kombëtar mbi format e përfshirjes së të rinjve dhe sfidat që lidhen me angazhimin rinor kanë prezantuar sot gjetjet dhe rekomandimet e këtij hulumtimi. Kjo përvojë e vyer për grupin e kërkuesve të rinj, të angazhuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Austrian Development Agency dhe ADC në Shqipëri, ishte shembull i asaj çka vetë 650 pjesëmarrësit e pyetur në studim kërkonin të kishin: më shumë përfshirje veçanërisht në institucionet vendimmarrëse

Soira Gjevori, një nga të rinjtë e këtij studimi pioner shprehet se sa shumë e ka ndryshuar përfshirja në këtë proces hulumtues:
Gjetjet e këtij studimi janë ato çka ndjejmë dhe prekim çdo ditë në shoqërinë tonë. Të hulumtoja për problematikat që më shqetësojnë mua dhe bashkëmoshatarët e mi, më bëri të jem e bindur se vetëm përmes përfshirjes mund të mësojmë më shumë.

Menaxherja e programit pranë ADA në Shqipëri, znj.Elona Fana nënvizoi elementet që e bëjnë të veçantë këtë projekt të zbatuar prej një viti nga Terre des hommes Shqipëri:
Zhvillimet në mbarë botën, e bëjnë dhe më të rëndësishme fuqizimin e të rinjve në lidhje me pjesëmarrjen dhe angazhimin e qenësishëm në proceset demokratike dhe çështjet e të drejtave të njeriut. Në mbështetje të saj vjen dhe ky projekt i cili vendos theksin tek barazia gjinore dhe inisiativat për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.”

Teksa drejtuesja e Zyrës Kombëtare të Tdh, znj.Enkelejda Kallçiu theksoi:
Fundi i këtij studimi shënjon fundin e një procesi, por njëherësh edhe fillimin e një tjetri që ka për qëllim t’i jap jetë gjetjeve dhe rekomandimeve për të mbështetur në vijim të zbatimit të këtij projekti nisma konkrete në drejtim të përfshirjes së të rinjve.” 

Realizimi i këtij studimi nga të rinjtë vjen jo vetëm si një shërbim për të rinjtë pjesëmarrës, por edhe në funksion të zbatimit të ligjit dhe strategjisë kombëtarë për rininë 2021-2027.

Prezantohet Studimi Kombëtar mbi Format e Angazhimit Rinor, Thirrja e 23 Bashkë-Hulumtuesve të Studimit: Na Përfshini Që Të Mësojmë!

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
23
Ky Vlerësim me Pjesëmarrje1 i zhvilluar me fëmijët që përfitojnë shërbime direkt dhe indirekte nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve2 dhe ka synuar mbledhjen e mendimeve dhe opinioneve të fëmijëve rreth shërbimeve që përfitojnë. Ky vlerësim, i cili…
0
13
  WebFactor: Vlerësimi i Kuadrit Ligjor dhe Gatishmëria Institucionale për të adresuar Shfrytëzimin Seksual të Fëmijëve dhe Abuzimin në internet në Shqipëri është një vlerësim gjithëpërfshirës kombëtar i komisionuar nga UNICEF Albania i cili…
0
72
  Leja e lindjes së baballareve është një e drejtë ekskluzive e një babai, e njohur në 27 shtete të Bashkimit Europian, e cili mund të përdoret në javët e para pas lindjes së fëmijës, duke dhënë përfitime të larta. Ka shumë shembuj të…
0
50
T'u mësosh fëmijëve të bëhen sipërmarrës dhe të krijojnë burimet e tyre të të ardhurave. Mësoni zgjidhjen e problemeve Mësojuni fëmijëve si të gjejnë një problem dhe pastaj ta zgjidhin atë. Kjo është mënyra më efektive e formimit të një biznesi…
yes
0
1521
Dhuna e fëmijëve konsiderohet si një nga çështjet themelore që ndikojnë në zhvillimin dhe edukimin optimal të tyre. Meqenëse ky fenomen është i përhapur në të gjitha vendet e Europës Juglindore, është e rëndësishme të kuptohen, në thellësi, shkaqet…
no
0
85
  "Zërat e të mbijetuarve: Shqipëri", është nje kontribut i përbashkët i ECPAT International me CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen e Aleancës Globale #WEProtect. Ky është studimi i parë në vend që sjell perspektivën e të mbijeturve…
0
725
  "Studimi kombëtar mbi bullizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në sistemin arsimor shqiptar" është autorizuar nga Këshilli i Evropës për të adresuar mungesën e të dhënave aktuale dhe të besueshme në lidhje me natyrën dhe prevalencën e fenomenit…
0
18
Ky studim paraqet një panoramë të sistemeve të mbrojtjes sociale dhe shumëllojshmërinë profesionale dhe arsimore të forcës së punës që përfshihet në mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri. Gjithashtu, studimi identifikon nevojat dhe mundësitë për zhvillim…
0
41
Ky studim paraqet një panoramë të përgjithshme të praktikave për mbrojtjen e fëmijëve dhe nivelit të aftësive të punonjësve social në Shqipëri. Ai paraqet një sërë sfidash dhe rekomandimesh, ndër të tjera, në drejtim të përmirësimit të shërbimeve…
0
91
Ezt a képzést a West Yorkshire rendőrsége hozta létre, az ECPAT Egyesült Királysági szervezetével közösen. A képzés hozzájárul az emberkereskedelem jelenségének jobb megértéséhez, az áldozatok felismeréséhez és beazonosításához. Tanulási célok A…
0
24
UNICEF ka publikuar një raport në të cilin analizon mjetet, direktivat dhe formatet në dispozicion për monitorimin dhe vlerësimin e asaj se si aktorët dhe agjencitë e ndryshme kanë reaguar dhe janë përgjigjur ndaj krizës së migrantëve në nivel…
yes
0
79
Me 19 Maj, 2022 është mbajtur Konferenca për publikimin e “Hulumtimit Kombëtar mbi Antigjipsizmin në Kosovë” në ambientet e ndërteses së Qeverisë së Kosovës. Hapjen e Konferencës e bëri Z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, të…