Start and finish time of webinar
24 nëntor 2021 - 10:00 - 15:00
25 nëntor 2021 - 10:00 - 12:30

Rreth Samitit

Me 24 dhe 25 nëntor 2021, Terre des hommes delegacioni në Kosovë në bashkëpunim me organizatat partnere Voice of Roma, Ashkali and Egyptians dhe HEKS Foundation organizon Samitin e dytë vjetor mbi AntigjipsizminSlogani i Samitit të këtij viti është “Trasimi i rrugës për ndryshim”.

Në hapje të Samitit do të ketë fjalime mirëseardhje nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë z. Thomas Kolly, Shefi i Divizionit Ndërkombëtar në HEKS z. Bernhard Kerschbaum, dhe nga Shefja e Evropës Jugore në fondacionin Terre des hommes znj. Kirsten Theuns, pasuar nga fjalimi kyq nga Shefi i Komuniteteve, Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare në Zyrën e BE-së në Kosovë z. Stefano Gnocchi.

Samiti do të mbledhë së bashku akterët kryesor nacional dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mënyrat më efektive dhe efikase të Antigjipsizmit dhe mënyrat e manifestimit të Antigjipsizmit që rezulton në diskriminim ndaj komuniteteve Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptianë në Kosovë. Njohja e Antigjipsizmit dhe hartimi i politikave mbi Antigjipsizmin është mënyra më e mirë për të siguruar qasje më të mirë të komuniteteve në edukim, drejtësi, mbrojtje dhe të drejta të tjera themelore.

Gjatë Samitit gjithashtu do të bëhet edhe prezentimi i gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore që kanë dalur nga “Hulumtimi Nacional mbi Antigjipsizmin në Kosovë” (i pari hulumtim i këtij lloji në Kosovë)! 

Për shkak të rrethanave pandemike me COVID-19, ngjarja organizohet në format hibrid, ku disa pjesëmarrës do të kenë mundësinë të marrin pjesë në ngjarje fizikisht, ndërsa pjesëmarrësit tjerë do të mund të ndjekin sesionet online përmes platformës ZOOM. Do të sigurohet përkthim simultan në gjuhën shqipe, gjuhën rome, gjuhën boshnjake dhe gjuhën angleze. 

Axhenda e plotë me informacione për folësit dhe oraret e seancave është bashkangjitur.

Si t'i bashkoheni Samitit

Për t'iu bashkuar Samitit ju lutemi regjistrohuni duke përdor butonin e mësipërm, ku nevojitet Emri, Mbiemri, një email adresë dhe fjalëkalimi. Disa orë përpara eventit, do të merrni një email me linkun për në dhomën tonë të konferencave Zoom dhe udhëzime se si të bashkoheni. Regjistrimi është shumë i lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë nga ju dhe zgjat vetëm një ose dy minuta. 


Samiti mbi Antigjipsizmin organizohët në kuadër të projektit "Drejtësi Sociale për Romët, Ashkalinjët dhe Egjiptianët", mbështetur nga Agjencia Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Attachments
Bashkangjitur Madhësia
agjenda-alb.pdf567.25 KB 567.25 KB

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
58
Kjo është historia frymëzuese e Kendiza Lala, një studente dhe aktiviste 19-vjeçare nga Gjakova me një pasion për të drejtat e njeriut dhe integrimin e komunitetit në vendimmarrje. Kendiza në këtë bisedë të stilit TEDX ndan përvojën e saj të të…
yes
0
79
Me 19 Maj, 2022 është mbajtur Konferenca për publikimin e “Hulumtimit Kombëtar mbi Antigjipsizmin në Kosovë” në ambientet e ndërteses së Qeverisë së Kosovës. Hapjen e Konferencës e bëri Z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, të…
no
0
316
  Pandemia e COVID-19 ka ngritur shqetësime për shëndetin mendor të një brezi fëmijësh. Por pandemia mund të përfaqësojë majën e një ajsbergu të shëndetit mendor – një ajsberg që e kemi injoruar për një kohë të gjatë. Ky raport shqyrton…
no
0
65
Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eleminimin e trafikimit por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të…
yes
0
270
Kongresi Botëror për Drejtësinë me Fëmijët është një moment historik ndërkombëtar që mbledh fëmijët së bashku me politikëbërësit, praktikuesit ligjorë, akademikët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile me përvojë pune përkatëse për të ndikuar në…
no
0
164
  Më 3 nëntor, qeveria shqiptare ka miratuar Axhendën e re për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, 2021 - 2026. Vizioni i AKDF 2021-2026 është krijimi i një mjedisi të favorshëm për rritjen e sigurt dhe të shëndetshme të fëmijëve, zhvillimin…
0
240
Ky dokument përcakton prioritetet e Këshillit të Evropës në lidhje me mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve për periudhën 2016-2021. Përmban 5 fusha prioritare për garantimin e të drejtave të fëmijëve: mundësi të barabarta, pjesëmarrje, një jetë pa…
0
46
Bashkimi Evropian njihet gjerësisht si mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe për ta vërtetuar këtë mjafton t’i hedhësh një sy një prej instrumenteve ligjore sic është Karta Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Praktika e këtyre 30…
0
42
Koalicioni i OJQ – ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë ka mbajtur punëtorinë e radhës e cila ka për qëllim hartimin e Strategjisë së Avokimit 2019 – 2021, për decentralizimin e shërbimeve sociale…
yes
0
57
Më 15 tetor 2021, Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, z. Ardian Bajraktari së bashku me zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Enis Spahiu, kanë nënshkruar Vendimin për themelimin e…
yes
0
103
  Udhëzuesi i publikuar në gusht 2020 nga Ministria e Arsimit dhe ASCAP, i cili syon të pajisë shkollat e nivelit para universitar me masa sigurie ndaj COVID 19, parashikon tre skenarë kryesorë të zhvillimit të procesit mësimor. Skenarët do të…
no
0
59
Në vazhdën e të gjitha materialeve që ChildHub promovon në lidhje me mirëqenien dhe shëndetin mendor të fëmjëve, kësaj here promovojmë një seri me Podcast-e nga Qëndra për Zhvillimin e Fëmijëve në Universitetin e Harvardit.  Në këto seri…
yes
0
808
  Në vitin 2022, projekti ChildHub mbërriti fundin. Kjo platformë interaktive bashkon 12.000 profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve nga Evropa dhe më gjerë. Që nga viti 2015, ajo është bërë një nga platformat kryesore në rajon për mbrojtjen e…
0
60
Me qëllim të idenfikimit të pikave të forta dhe pikave të dobëta, sfidave të rradhës, potencialit ekzistues dhe funksionimit më të mirë, KOMF ka marrë përkrahjen nga zyra në Kosovë e UNICEF, për të hartuar një vlerësim të nevojave të brendshme të…