Konferenca Rajonale “Mbrojtja e Fëmijëve në Konflikt me Ligjin” në Shqipëri dhe Kosovë, u zhvilluar në Tiranë, më datat 15 dhe 16 Dhjetor 2021, me angazhimin e mëtejshëm të ministrive të drejtësisë të të dy shteteve, për përmirësimin e koordinimit ndër-institucional me qëllim mbështetjen e çdo fëmije që përballet me ligjin.

Në ditën e parë të konferencës, u prezantua puna institucionale në Shqipëri dhe Kosovë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në konflikt me ligjin, me fokus tek zbatimi i qasjeve restauruese të parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe tek ndarja e praktikave të mira të menaxhimit ndër-disiplinor.

Në fjalën e saj, Adea Pirdeni Zv. Ministre e Drejtësisë në Shqipëri, theksoi se është prioritet i Ministrisë të investojë dhe t’i kushtojë rëndësi të veçantë zbatimit të qasjeve restauruese: “Miratimi i Kodit të Drejtësisë për të Mitur dhe Strategjia Kombëtare janë dy dokumenta strategjike që jo vetëm konfirmojnë angazhimin e shtetit shqiptar për mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin por edhe instrumenta për garantimin dhe njohjen e rëndësisë që ka koordinimi dhe përgjegjësia ndër-institucionale. Së fundmi është ngritur Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Rinjve dhe Fëmijëve, që në vazhdim do të bëj të mundur koordinimin institucional dhe monitorimin hap pas hapi të trajtimit dhe shërbimeve të ofruara ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin nga të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjes sociale, me qëllimin fundor ri-integrimin e këtyre fëmijëve në shoqëri dhe shmangjen e tyre nga recidivizmi.”

Për Albulena Haxhiu,  Ministre e Drejtësisë së Kosovës, një nga sfidat aktuale është mbingarkesa e Gjykatave dhe mungesa e përbrendësimit të aplikimit të masave alternative: “Ashtu siç kemi konstatuar edhe më parë, një sfidë që mendoj se e hasim në të dyja shtetet, mbetet mbingarkesa e gjykatave, duke bërë kështu që trajtimi i rasteve të fëmijëve të mos jetë prioritet. Gjyqtarët ende nuk kanë përbrendësuar shprehinë e shqiptimit të masave alternative apo dënime për të miturit në konflikt me ligjin. Ne si ministri, për ta realizuar këtë në praktikë, kemi promovuar ndërmjetësimin si alternativë të zgjidhjes së rasteve e më specifikisht edhe ndërmejtësimin mes bashkëmoshatarëve dhe ndërmjetësimin profesional nga ekspertë me përvojë në fushën e mbrojtes së të drejtave të fëmijëve.”

Të dyja shtetet kanë një kuadër ligjor të përmirësuar me qasje të reja të konceptit të trajtimit të fëmijëve në konflikt me ligjin, duke synuar të sigurojnë në rradhë të parë parimet e të drejtës ndërkombëtare. Që prej 2018-ës Shqipëria dhe Kosova kanë miratuar Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur në përputhje me kornizën e Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, këto janë vetëm hapat e para të drejtësisë miqësore. Më shumë punë kërkohet për funksionimin e të gjitha strukturave të parashikuara ligjërisht dhe zbatimi i Kodit të Drejtësisë për të Mitur për çdo fëmijë viktimë, dëshmitar apo që ka kryer një vepër penale. Nëpërmjet kësaj Konference Rajonale adresohet nevoja për përpjekje më të mëdha nga ana e të dy qeverive për:

  • Për të nxitur parandalimin e fenomenit të fëmijëve në konflikt me ligjin si edhe atë të recidivizmit;
  • Fuqizimin e kapaciteteve të profesionistëve që punojnë drejtpërdrejt me fëmijët në konflikt me ligjin, në mënyrë që të aplikohen qasje restauruese dhe ndërmjetësimi;
  • Shtimin e vëmendjes për sigurimin e të dhënave dhe evidencave për fenomenin në fjalë;
  • Diversifikimin e shërbimeve riintegruese për të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, siç janë mundësitë e punësimit, formimit profesional apo të aktiviteteve rekreative.

Përgjatë katër viteve të fundit, Terre des hommes në Shqipëri dhe Kosovë në partneritet me Defence for Children Netherlands, si përgjigje ndaj nevojës së dy vendeve për të përmirësuar zbatimin e të drejtave të fëmijëve në sistemet e mbrojtjes dhe të drejtësisë, mbështeti zhvillimin e shtetit të së drejtës duke:

  • Paraqitur politika gjithëpërfshirëse, dispozita ligjore dhe protokolle pune në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe trajtimin me dinjitet të të miturve në konflikt me ligjin;
  • Forcuar kapacitetet e më shumë se 350 profesionistëve që punojnë me fëmijët në konflikt me ligjin dhe/apo në rrezik të përfshirjes në sjellje kriminale, me qëllim mbështetjen e tyre në përballjen me sistemin penal, mundësitë e korrektimit të sjelljes dhe riintegrimit në shoqëri;
  • Përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet institucioneve qeveritare në Holandë, Shqipëri dhe Kosovë.

 

konferenca 1 KOnferenca 2 konferenca 3
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje
Llojet e publikimeve
Argumentë

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
183
Konferenca Rajonale “Mbrojtja e Fëmijëve në Konflikt me Ligjin” synon të prezantojë punën institucionale në Shqipëri, Kosovë dhe Holandë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve të fëmijëve në konflikt me ligjin, të krijojë mundësi për shkëmbimin e…
0
115
Shqipëria ka përjetuar ndryshime të konsiderueshme në fushën e mbrojtjes së fëmijëve gjatë viteve të fundit. Qeveria ka ndërmarrë disa iniciativa për të trajtuar dobësitë dhe rreziqet që prekin sigurinë e fëmijëve, duke investuar në aftësinë dhe…
0
81
Gjatë dhjetë viteve të fundit, Kosova ka intensifikuar përpjekjet për reformimin e sistemit të drejtësisë për të mitur dhe qasjen e mëtejshme të këtij sistemi me standardet ndërkombëtare. Delikuenca e të rinjve përfaqëson një fenomen kompleks, dhe…
yes
0
600
  Terre des hommes Albania realizoi studimin kombetar ““Masat për mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin, nën moshën e përgjegjësisë penale në Shqipëri"”,financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, programi MATRA 2017-2021, i…
yes
0
48
  Në vitin 2018, misioni i Terre des hommes Shqipëri filloi zbatimin e projektin "Qasjet restauruese – Alternativa për fëmijët në konflikt me ligjin”, projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Terre des hommes Shqipëri,…
yes
0
63
Në vitin 2018 Terre des hommes Misioni në Shqipëri filloi zbatimin e projektit të financuar nga BE "Shoqëria civile në veprim për ndërtimin e qasjeve dhe praktikave restauruese për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt ose kontakt me ligjin", zbatuar në…
yes
0
170
Ky është protokolli i punës i menaxhimit të rastit të fëmijëve në konflikt me ligjin i përshtatur në një version miqësor për fëmijët, duke synuar përdorimin nga fëmijët për t'i ndihmuar ata të kuptojnë funksionimin e sistemit të mbrojtjes në kuadër…
yes
0
37
    Riintegrimi në shoqëri të fëmijëve në konflikt me ligjin është iniciativa më e re e Programit të drejtësisë për të mitur të Tdh Shqipëri. Në këtë kuadër, në 3 qershor 2019, një tryezë e përbashkët diskutimi mblodhi së bashku…
0
40
Terre des hommes Shqipëri (Tdh), në partneritet me Defence for Children International the Netherlands (DFC-NL) do të organizojë një tryezë të rrumbullakët diskutimi mbi “Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin” më 12 mars 2019, ora…
0
21
  Me 12 Mars, në praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Guusje Korthals Altes – Ambasadore e Mbretërisë së Holandës  në Shqipëri dhe përfaqësues të organizatave të…
0
220
Ky raport paraqet nevojat e Qendrave për Punë Sociale në Kosovë në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe do të shërbej si bazë për avancimin e njohurive dhe kapaciteteve të Qendrave për Punë Sociale në fushën e mbrotjes së…
0
52
Ky raport i përgatitur nga Ursula Kilkelly, Louise Forde, Deirdre Malone dhe publikuar nga Observatori Ndërkombëtar i Drejtësisë për të Mitur sjell së bashku një vlerësim gjithëpërfshirës të standardeve kryesore ndërkombëtare që kanë të bëjnë me…