Riintegrimi në shoqëri të fëmijëve në konflikt me ligjin është iniciativa më e re e Programit të drejtësisë për të mitur të Tdh Shqipëri. Në këtë kuadër, në 3 qershor 2019, një tryezë e përbashkët diskutimi mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet kyce si Ministria e Drejtësisë, Bashkia e Tiranës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen dhe Të Drejtat e Fëmijëve, Avokati i Popullit, Shërbimi i Provës dhe Organizatat e Shoqërisë Civile të angazhuara në këtë proces.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha kombëtare e Terre des hommes, Alketa Lasku, theksoi rëndësinë e krijimit të një qasjeje gjithëpërfshirëse për integrimin e të miturve në konflikt me ligjin dhe rolin e secilit institucion në hartimin dhe zbatimin e programeve të dedikuara për mundësimin e një riintegrimi të plotë të fëmijët në shoqëri dhe zvogëlimin e recidivizmit.

Më tej, në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë, z. Toni Gogu, solli në vëmendje faktin se Shqipëria tani ka një kornizë ligjore në përputhje me standardet ndërkombëtare, gjë që përbën një premisë pozitive në sigurimin e mbrojtjes dhe shërbimeve të duhura që ligji siguron për të miturit në konflikt me ligjin. Ai përmendi nevojën për një bashkërendim më të mirë midis institucioneve të drejtësisë për të mitur dhe në të njëjtën kohë falënderoi rolin e organizatave të shoqërisë civile në përgjithësi dhe Terre des hommes në veçanti, për kontributin e tyre gjatë viteve në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

Nevoja dhe rëndësia e ndërtimit të qasjeve të integruara dhe modeleve të shërbimeve multidisiplinare për trajtimin e fëmijëve në konflikt me ligjin qenë gjithashtu tema kryesore në pikat e diskutimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës, përfaqësuar nga Znj. Merita Xhafa dhe Anisa Ruseti.

Në përfundim të diskutimit u zhvillua një prezantim i hapave konkretë të kësaj nisme nga Terre des hommes. Me pak fjalë, projekti do të synojë të hartojë dhe zbatojë një model shërbimesh të integruara restauruese për fëmijët në konflikt me ligjin, duke u bazuar në parimet e sistemeve të integruara të kujdesit, mbrojtjes sociale dhe qasjes multidisiplinare të aktorëve të ndryshëm.

Kjo nismë do të synojë të ofrojë mbështetje për riintegrimin e 40 fëmijëve / të rinjve në konflikt me ligjin në Shqipëri.

 

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
21
  Me 12 Mars, në praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Guusje Korthals Altes – Ambasadore e Mbretërisë së Holandës  në Shqipëri dhe përfaqësues të organizatave të…
yes
0
600
  Terre des hommes Albania realizoi studimin kombetar ““Masat për mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin, nën moshën e përgjegjësisë penale në Shqipëri"”,financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, programi MATRA 2017-2021, i…
yes
0
63
Në vitin 2018 Terre des hommes Misioni në Shqipëri filloi zbatimin e projektit të financuar nga BE "Shoqëria civile në veprim për ndërtimin e qasjeve dhe praktikave restauruese për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt ose kontakt me ligjin", zbatuar në…
yes
0
170
Ky është protokolli i punës i menaxhimit të rastit të fëmijëve në konflikt me ligjin i përshtatur në një version miqësor për fëmijët, duke synuar përdorimin nga fëmijët për t'i ndihmuar ata të kuptojnë funksionimin e sistemit të mbrojtjes në kuadër…
yes
0
183
Konferenca Rajonale “Mbrojtja e Fëmijëve në Konflikt me Ligjin” synon të prezantojë punën institucionale në Shqipëri, Kosovë dhe Holandë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve të fëmijëve në konflikt me ligjin, të krijojë mundësi për shkëmbimin e…
0
40
Terre des hommes Shqipëri (Tdh), në partneritet me Defence for Children International the Netherlands (DFC-NL) do të organizojë një tryezë të rrumbullakët diskutimi mbi “Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin” më 12 mars 2019, ora…
yes
0
48
  Në vitin 2018, misioni i Terre des hommes Shqipëri filloi zbatimin e projektin "Qasjet restauruese – Alternativa për fëmijët në konflikt me ligjin”, projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Terre des hommes Shqipëri,…
0
130
Konferenca Rajonale “Mbrojtja e Fëmijëve në Konflikt me Ligjin” në Shqipëri dhe Kosovë, u zhvilluar në Tiranë, më datat 15 dhe 16 Dhjetor 2021, me angazhimin e mëtejshëm të ministrive të drejtësisë të të dy shteteve, për përmirësimin e koordinimit…
0
81
Gjatë dhjetë viteve të fundit, Kosova ka intensifikuar përpjekjet për reformimin e sistemit të drejtësisë për të mitur dhe qasjen e mëtejshme të këtij sistemi me standardet ndërkombëtare. Delikuenca e të rinjve përfaqëson një fenomen kompleks, dhe…
yes
0
65
Sot kemi hyrë zyrtarisht në fushatën elektorale për Zgjedhjet Parlamentare. Duke shpresuar që ky proces të jetë sa më demokratik dhe dinjitoz nga të gjitha subjektet politike që garojnë në zgjedhje, si edhe t’i shërbejë forcimit të demokracisë dhe…
0
101
Në 12 nëntor 2020, Terre des hommes, Shqipëri organizoi trajnimin online mbi " Reagimet Psikologjike që përjetojnë viktimat e trafikimit dhe efektet që sjellin këto reagime në procesin e hetimit dhe ndjekjes penale" 20 koordinatorë për subjektet me…
0
32
Drejtoresha e OJQ-së ‘Save the Children’ në Shqipëri, Anila Meco, shprehu shqetësimet e saj në lidhje me të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, veçanërisht për kushtet e shkollimit. Ajo tha për Euronews Albania se qeveria duhet të marrë masat e…
yes
0
9
  Në Shtator 2020, UNICEF Shqipëri nisi fushatën #TeBesoj. Tipari më i spikatur i fushatës janë instalimet e siluetave të fëmijëve që përfaqësojnë histori të vërteta të fëmijëve që kanë përjetuar abuzim seksual në Shqipëri. #TeBesoj u bën apel…
0
52
Ky raport i përgatitur nga Ursula Kilkelly, Louise Forde, Deirdre Malone dhe publikuar nga Observatori Ndërkombëtar i Drejtësisë për të Mitur sjell së bashku një vlerësim gjithëpërfshirës të standardeve kryesore ndërkombëtare që kanë të bëjnë me…
0
89
UNICEF, si pjesë e një programi të përbashkët të OKB-së për të avancuar kujdesin social dhe përfshirjen sociale në vend, po ndërton kapacitetet lokale për popullimin dhe përdorimin e Sistemit te Menaxhimit të Informacionit (MIS) për shërbimet e…