Eksperti i sjelljes së fëmijëve Dr. Jennifer Cross shpjegon pse ekspozimi ndaj ekranit duhet të jetë i kufizuar për fëmijët dhe pse disa ekrane kanë më pak pasoja se të tjerët.

Çfarë pasojash sjell koha e gjatë e kaluar para ekranit?

Të dhënat nga studim i Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH), i cili filloi në 2018, tregojnë se fëmijët që kalojnë më shumë se dy orë në ditë para ekranit shënuan më pak pikë në testet e gjuhës dhe të të menduarit. Për më tepër, disa fëmijë që kaluan më shumë se shtatë orë në ditë para ekraneve përjetuan rrallimin e korteksit të trurit, zonës që lidhet me mendimin kritik dhe arsyetimin.

Organizata “Shëndeti ka Rëndësi” foli me Dr. Cross, asistent profesor i pediatrisë klinike në Weill Cornell Medicine, në lidhje me ndikimin e kohës së kaluar para ekranit, në zhvillimin e trurit të fëmijëve, dhe për disa këshilla që prindërit dhe kujdestarët mund t’i përdorin për t’i mbrojtur ata.

Si ndikon ekrani në zhvillimin e fëmijërisë së hershme?

Fëmijët e vegjël mësojnë duke eksploruar mjedisin dhe duke imituar veprimet e të rriturve. Sidoqoftë, koha e tepërt para ekranit jo vetëm që mund të pengojë aftësinë e një fëmije për të vëzhguar dhe përjetuar gjëra të reja, por gjithashtu mund të ndikojë në mënyrën si ata ndërveprojnë me të tjerët duke ngushtuar fokusin e interesit.

Si ndikon koha para ekranit në aftësinë e një fëmije për të mësuar?

Fëmijët e mësojnë gjuhën më mirë kur angazhohen dhe bashkëveprojnë me të rriturit që flasin dhe luajnë me ta - sesa nga dëgjimi “pasiv” ose ndërveprimi i njëanshëm me një ekran. Studimet kanë treguar se fëmijët që shikojnë shumë TV gjatë viteve të hershme të shkollës fillore performojnë më keq në testet e leximit dhe mund të tregojnë mungesë vëmendjeje.

Cila moshë është e përshtatshme për të lejuar qëndrimin para ekranit?

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon shmangien e ekraneve për fëmijë më të vegjël se 18 deri në 24 muaj. AAP gjithashtu rekomandon kufizimin e përdorimit të ekranit për fëmijët parashkollorë, të moshës 2 deri në 5 vjeç, në vetëm një orë në ditë programimi me cilësi të lartë.

Si mund të ndikojë ekrani në gjumin e fëmijës?

Drita blu nga ekranet pengon melatoninën - hormonin e gjumit - i cili e vonon atë. Ekspozimi i ekranit në mbrëmje mund të shkaktojë gjumë më të shkurtër gjatë natës.

Sa të varur mund të bëhen fëmijët nga ekrani?

Si të rritur, ne marrim vendime të ndërgjegjshme për të parandaluar tërheqjen nga përdorimi i pajisjeve të lëvizshme, megjithatë fëmijët e vegjël nuk kanë një kuptim të këtyre shqetësimeve ose aftësinë e vetëdijshme për të hequr veten nga ekrani. Kjo është arsyeja pse prindërit ose kujdestarët duhet të shmangin përdorimin e ekraneve kur duan ta shpërqëndrojnë fëmijën nga një problem.

A janë disa ekrane më keq se të tjerët?

Kohët e fundit, pajisjet elektronike portative kanë një reputacion më të keq se TV, pasi fëmijët mund t'i përdorin ato në çdo kohë dhe kudo.

Si mund ta kufizojmë kohën e ekranit për fëmijët?

  1. Shikoni bashkë sa herë që është e mundur për të ndihmuar aktivisht fëmijët të kuptojnë se çfarë po shohin.
  2. Zgjidhni mediat me zgjuarsi.
  3. Kur hani, shtriheni, ose qëndroni bashkë mos e përdorni ekranin.
  4. Kufizoni përdorimin e telefonit.
  5. Kushtojini rëndësi gjumit, ushqimit të shëndetshëm dhe stërvitjes. Të treja janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin optimal të trurit, për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijës suaj dhe tuajën gjithashtu.
child watching screen child with computer
Gjuhё(t) e materialeve

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
24
Hipokampus është pjesë e trurit që është thelbësore për kujtesën dhe përgjigjen ndaj stresit. Vëllimi i hipokampal, një nga formacionet në hipokampus, është e lidhur fort me depresionin; njerëzit me nivel më të ulët të vëllimit hipokampal kanë më…
0
2600
  Nëse njerëzit do të kuptonin zhvillimin e fëmijës dhe si ky mund të jetë i devijuar (i drejtuar jashtë binarëve), pikërishtë nga abuzimi o përvoja të tjera të pafavorëshme gjatë eksperiencës fëmirore  - ata menjëherë do të shikonin sesi…
0
865
Derisa bota qëndron në shtëpi, çfarë ndodh me fëmijët që jetojnë ose punojnë në rrugë? Fëmijë në situate rruge: Nuk mund të 'qëndrojnë në shtëpi dhe të qëndrojnë të sigurt' nëse nuk kanë shtëpi dhe strehimoret janë të mbyllura Nuk mund të kenë…
0
2384
Prindërit shpesh stresohen për konsumimin e sheqerit nga fëmijët e tyre.Glukoza është një sheqer i thjeshtë dhe burimi kryesor i energjisë për trurin. Megjithatë, sheqeri i tepërt mund të jetë në dëm të rritjes normale të trurit. Rezultatet e…
0
113
Punonjësit socialë kanë vështirësi me përfshirjen e etërve në shërbimet e mirëqenies së fëmijës. Sipas tyre, baballarët shpesh nuk marrin pjesë në shërbime, nuk marrin pjesë në mënyrë aktive në programet dhe duket se hezitojnë për të zhvilluar një…
yes
0
561
Tek ky raport i Parlamentit Evropian, i cili flet mbi praninë dhe shumëllojshmërinë e formave të dhunës ndaj fëmijëve në Evropë, hamendësimi më i zakonshëm është se dhuna është problem i vendeve në zhvillim. Në fakt Parlamenti Evropian nëpërmjet…
yes
0
321
  Më 24 Mars 2021, Komisioni Evropian miratoi përmbajtjen e Stategjise se EU per te drejtat e femijeve, sikurse edhe nje propozim per ti rekomanduar keshillit ngritjen e nje Garancie Europiane per Femijet për të promovuar mundësi të barabarta…
0
41
Jeta jonë ka ndryshuar jashtëzakonisht gjatë dy muajve të fundit dhe këto ndryshime po prekin të gjithë në mbarë botën. Për shkak të koronavirusit njerëzit humbasin punën e tyre, familjet janë nën stres gjatë gjithë kohës. Save the Children po bën…
0
73
Në emisionin NIN në kanalin televiziv Klan Kosova u shfaq emisioni me temën "Dhuna ndaj fëmijëve". Në këtë emision u diskutua për disa faktorë që luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin, identifikimin apo reagimin e duhur kur kemi të bëjmë me…
yes
0
81
Nën sloganin “Është koha të flasim për dhunën” Terre des hommes në kuadër të Projektit për Mbrojtjen e Fëmijëve Hub realizoi një fushatë sensibilizuese për dhunën ndaj fëmijëve në Kosovë, gjatë marsit 2022. Qëllimi i përgjithshëm i fushatës ishte…
yes
0
440
              Tre delegacione të Terre des hommes (Rumania, Moldavia dhe Ukraina) do të bashkëpunojnë në një projekt unik për të sjellë ndryshime pozitive në dhunën me bazë gjinore në shkolla për sa i…
0
50
  Në kuadër të Ditës Europiane dhe asaj Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve, BARNAHUS Shqipëri dhe Lëvizja Kombëtare Kundër Dhunës dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve #NEJEMI1, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e CRCA/ECPAT…
0
21
1 Qershori është Dita ndërkombëtare e fëmijëve dhe ajo konsiderohet jo vetëm si ditë feste por edhe ditë proteste e sensibilizimi për çështjet dhe problematikat e lidhura me fëmijët. Udhëhequr nga CRCA dhe e bashkuar nga organizata të tjera vendore…
0
41
  Ky raport tregon se suksesi krijon sukses dhe ka pasur një moment të vërtetë që nga miratimi i Agjendës 2030 të vitit 2015. Progresi është i dukshëm në kornizat ligjore dhe të politikave, në të dhëna më të mira dhe prova të ngurta, në…