Bashkëpunimi midis agjencive dhe ai ndër-disiplinor, që punojnë si në kontakt me sektorët dhe ekipet ashtu edhe brenda tyre, është i rëndësishëm për të garantuar se fëmijët marrin mbrojtjen e duhur. Hulumtimet tregojnë se fëmijët mbrohen në mënyrë më efektive kur punojnë së bashku agjencitë dhe partnerët (Të punojmë së bashku, 2013). Kjo ndodh sepse është thuajse e pamundur për një agjenci të vetme që t’i përgjigjet si duhet akuzave dhe natyrës së ndërlikuar të abuzimit të fëmijëve. Bashkëpunimi midis agjencive të ndryshme është i rëndësishëm për të garantuar se po merret gjerësisht në konsideratë interesi më i lartë i fëmijës dhe se qasja e ndjekur synon të arrijë rezultate të mira për mbrojtjen e fëmijës dhe për promovimin e mirëqenies së tyre.
Theksi i vendosur tek zhvillimi i sistemeve kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, siç advokon edhe UNICEF dhe të tjerë dhe e përkrahur nga donatorë të ndryshëm, shihet si një element i nevojshëm për mbrojtje gjithëpërfshirëse për fëmijën. Kjo, bashkë me vlerësimin e përfitimeve që ka puna midis agjencive të ndryshme tek fëmijët, e cila konsiderohet shpesh si një dimension i rëndësishëm për qasjen e sistemeve ndaj mbrojtjes së fëmijëve, ka nxjerrë në pah nevojën për qëndrim më të formalizuar dhe më proaktiv ndaj bashkëpunimit midis aktorëve.
Meqë shtetet e Evropës Juglindore (SEJ) i janë përkushtuar aktivisht zhvillimit dhe ristrukturimit të sistemeve të tyre për mbrojtjen e fëmijëve dhe kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për prezantimin dhe ngritjen e kapaciteteve të punonjësve për t’iu përgjigjur abuzimit të fëmijëve nga këndvështrimi i punës së shumë agjencive, ChildHub që është në vetvete një platformë e përbërë nga agjenci të ndryshme që drejtohet nga Zyra Rajonale e Terre des Hommes në Hungari, nisi një analizë të punës midis agjencive të shumta në rajon. Ky është raporti i kësaj analize.
Shtete që kontribuan tek analiza
Shtetet më poshtë në rajon kontribuan për analizën (Sipas rendit alfabetik):
Bosnje – Herzegovina Maqedonia
Bullgaria Mali i Zi
Kroacia Moldavia
Hungaria Serbia
Kosova Shqipëria