E botuar nga Instituti për Zhvillimin Jashtë Vendit, 2014. Autorë Paola Pereznieto, Andres Montes, Solveig Routier dhe Lara Langston.

Krahas kostos njerëzore që ka dhuna seksuale kundër fëmijëve, ajo ka edhe një kosto të lartë ekonomike në formën e uljes së produktivitetit dhe efektit tek shërbimet sociale. Në nivel botëror, çmohet se humbjet e produktivitetit për shkak të dhunës seksuale, fizike dhe psikologjike të fëmijëve janë të barazvlefshme me 3% dhe 8% GDP botërore. Kjo shifër ështe përllogaritur duke vlerësuar dominimin e dhunës kundër fëmijëve dhe diferencës së rrogave midis punonjësve që mbarojnë studimet dhe atyre që nuk i mbarojnë si dhe llogariten humbjet e produktivitetit/të ardhurave për shkak të humbjes së shkollimit si rezultat i përvojës së dhunës në fëmijëri. Gama (midis 3% dhe 8%) përcaktohet nëpërmjet dallimit të intervaleve që rezultojnë nga korrelacioni midis kostove të vlerësuara të dhunës kundër fëmijëve nga një anë dhe variabëlave që lidhen me to si braktisja e shkollës fillore, produkti për punëtor, përqindja e fëmijëve që përjetojnë dhunën dhe përqindja e fëmijëve që punojnë nga ana tjetër. Duke pasur parasysh këto kosto, rritja e programeve për parandalimin e dhunës nuk është e nevojshme vetëm për mirëqenien e fëmijëve, por edhe redukton kostot.

Dhuna seksuale, fizike dhe psikologjike kundër fëmijëve shpesh ka efekte që zgjasin gjithë jetën dhe ndër breza tek shëndeti i fëmijëve, edukimi dhe cilësia e jetës. Në nivel botëror, mendohet se ka 150 milion vajza dhe 73 milion djem nën 18 vjeç që mendohet se kanë përjetuar dhunë seksuale. 50% e viktimave nga të gjitha sulmet seksuale në gjithë botën janë fëmijë të gjinisë femërore dhe rreth një milion fëmijë shfrytëzohen për seks komercial çdo vit. Efektet mund të përfshijnë dëmtime fizike, sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe infeksione, çrregullime të shëndetit mendor dhe shtatzëni tek fëmijët. Këta faktorë shpesh ndikojnë tek shkollimi i fëmijëve që sjell drejtëpërdrejt të ardhura më të ulta në të ardhmen si për individët e prekur dhe për ekonominë në tërësi. Ky efekt si shkak i përvojës së dhunës seksuale në shkolla, ku tek shtetet me të ardhura të ulta, është një nga faktorët kryesorë pse braktisin shkollën femrat. Vlerësohet se kostot ekonomike të shtatzënisë tek fëmijët nga shtetet e varfëra variojnë nga 1% deri tek 30% e GDP për gjatë gjithë jetës së vajzës.

Megjithë rritjen e njohjes së rëndësisë së parandalimit të dhunës kundër fëmijëve, nivelet e shpenzimeve të qeverisë në këtë fushë mbeten të ulëta ose pa dokumentuara. Megjithatë, studimet e rasteve tregojnë se programet e parandalimit mund të jetë edhe të suksesshme dhe me pak kosto duke pasur parasysh kostot e larta ekonomike të shkaktuara nga dhuna ndaj fëmijëve. Shembujt përfshijnë ndërhyrjet që ofrojnë trajnimin e aftësimit për jetën dhe edukimin seksual të vajzave vulnerabël në varfëri, si një mënyrë për parandalimin e abuzimit seksual. Kjo tregon se programet e parandalimit duhet të rriten për të prekur një  një pjesë më të madhe të popullsisë. Është e nevojshme për më shumë hulumtime, sidomos për dhunën ndaj fëmijëve tek vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për të ndihmuar qeveritë të vendosin përparësitë për financim në këtë fushë.

 

Përmbledhje e përgatitur nga Katarina Obermajer, Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore, 2015.

 

Bashkangjitur Madhësia
costs_and_economic_impact_summary.pdf143.26 KB 143.26 KB
kostot_dhe_ndikimi_ekonomik_qe_ka_dhuna_tek_femijet_shq.pdf132.72 KB 132.72 KB

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
88
Çdo ditë, miliona fëmijë në të gjithë botën janë të nënshtruar ndaj abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit dhe dhunës në mjedise të ndryshme, duke përfshirë edhe në shtëpitë e tyre, shkollat, komunitetet dhe mjediset e punës. Si rezultat, fëmijët…
0
852
Kjo përmbledhje e politikave ofron një pasqyrë të efekteve që COVID-19 ka dhe do të ketë në mirëqenien e fëmijëve. Veçanërisht theksohet shpërndarja e pabarabartë e pasojave, ku efektet e pandemisë më së shumti do të prekin fëmijët në vendet e…
0
344
Autore: Zana Vathi, Universiteti, Edge Hill University, MB, Veronika Duci, Universiteti Tiranes, Shqipëri DOI: 10.1177/0907568214566078 Abstrakt  Kthimi nga emigracioni nuk është lidhur me pasoja negative psiko-sociale, ndërsa përvoja e…
0
1071
Sipas një raporti të lëshuar nga Human Rights Watch, kriza COVID-19 do të ketë një ndikim negativ afatgjatë te fëmijët, megjithëse ata janë shumë më pak të kërcënuar nga virusi sesa grupmoshat e tjera. Për shkak të virusit, rreth 1.5 miliardë fëmijë…
yes
0
1555
Ky kurs në internet është krijuar për profesionistë që vijnë në kontakt me fëmijë dhe të rinj në lëvizje. Fokusi është në ndërtimin e njohurive dhe aftësive për të parandaluar, identifikuar dhe reaguar ndaj dhunës me bazë gjinore (GBV). Përmes…
0
710
Ky Manual Trajnimi është përgatitur në kuadër të projektit "Ndërtimi i marrëdhënieve përmes zhvillimit inovativ të ndërgjegjësimit të dhunës gjinore në Evropë (BRIDGE). Projekti BRIDGE është një projekt dy-vjeçar i zbatuar nën drejtimin e Terre des…
0
102
  Publikuar nga Fondacioni KingBaudouin, 23 Maj 2015. Autor GeoffMeade.   Në vitin 2007, Fondacioni KingBaudouin (KBF) hartoi Programin për Ri/integrimin e Viktimave të Trafikimit (TVRP), i cili u zbatua deri në vitin 2014 në Shqipëri,…
0
236
  E Ardhmja pa Dhunë, një organizatë amerikane, mbledh informacion dhe burime mbi efektet e traumës tek fëmijët që kanë përjetuar dhunë. Ata gjithashtu ndermarrin fushata kundër dhunës. Infografiku përmbledh faktorët mbrojtës që mund të…
yes
0
6
Revista online prezanton rezultatet e projektit LEAP të financuara nga BE-ja: Aftësitë e Jetes, Udhëheqja dhe Metodat e Mundshme të Pafundme Për Pjesëmarrjen në Punën me Fëmijët dhe të Rinjtë të prekur nga Dhuna Seksuale. Partnerët në projekt kanë…
0
2384
Prindërit shpesh stresohen për konsumimin e sheqerit nga fëmijët e tyre.Glukoza është një sheqer i thjeshtë dhe burimi kryesor i energjisë për trurin. Megjithatë, sheqeri i tepërt mund të jetë në dëm të rritjes normale të trurit. Rezultatet e…
0
248
Në vitin 2011 UNICEF-i dhe Bashkimi Evropian nisën një partneritet të ri me qëllim që të fillonin një projekt "Mbrojtja e Fëmijëve nga Dhuna në Evropën Juglindore". Fillimisht, në projekt u përfshinë katër shtete: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina,…
yes
0
315
Rreth webinarit: Child Protection Hub në bashkëpunim me Asociacionin e Psikologëve të Kosovës janë duke realizuar një seri të webinareve të cilat trajtojnë çështje të ndryshme të lidhura me mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetin…
0
247
Fëmijët në ditët e sotme janë shumë të eksponuar ndaj teknologjisë informative dhe ky material audio vizuel e thekson nevojën se si duhet menaxhuar koha e fëmijëve lidhur me përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative. Vecanërisht theksohet…
0
342
Ky infografik bazohet në raportin teknik të ECDC mbi COVID-19 te fëmijët dhe rolin e ambienteve shkollore në transmetimin COVID-19.