Në Kroaci, çështja e abuzimit me fëmijët u soll në vëmendjen e publikut 20 vjet më parë, duke krijuar një nga modelet më të avancuara të ofrimit të shërbimeve të integruara dhe të specializuara për fëmijët e prekur nga format e rënda të abuzimit, dhe traumës me fokus të dedikuar në shërbimet diagnostikuese dhe trajtime afatgjata te te miturve. 

Nisur nga kjo përvojë 20 vjeçare, një grup prej 7 profesionistësh shqiptarë në nivel qendror dhe lokal vizituan së fundmi Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Rinisë në Zagreb. 

Vizita e shkëmbimit u organizua si një nga aktivitetet kyçe që UNICEF-i dhe partneri i tij zbatues, Terre des hommes po mbështesin për të siguruar që modelet dhe praktikat më të mira të ofrimit të shërbimeve të merren parasysh në përgjigjen ndaj fëmijëve shqiptarë të prekur nga format e rënda të dhunës. 

Kolegët kroatë ndanë me profesionistët e vijës së parë që punojnë në qendrat me një ndalesë në Fier dhe Shkodër praktikat më të mira dhe strategjitë e suksesshme të zbatuara aktualisht në Kroaci për identifikimin, ndihmën dhe rehabilitimin e fëmijëve dëshmitarë ose të mbijetuar të formave të rënda të dhunës.

Për Edliri Dokon, koordinatorin e Qendrës me Një Ndalesë në Fier, kjo vizitë shërbeu për të kuptuar rëndësinë e shërbimeve të integruara:

“Vizita në Poliklinikën e Zagrebit më bëri të kuptoj se pavarësisht vështirësive dhe sfidave të pafundme me të cilat përballemi në trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve për viktimat e abuzimit seksual apo formave të rënda të dhunës, ne duhet të kuptojmë se sistemet duhet të integrohen dhe të funksionojnë si subjekt i unifikuar”

Profesionalisht frymëzuese e cilësoi këtë shkëmbim eksperience në Kroaci, koordinatorja e Qendrës me Një Ndalesë në Shkodër, Angjela Radovani 

 “Ne dolëm, nga kjo vizitë studimore, me një vizion dhe frymëzim të ri për të përmirësuar veten me qëllimin për të ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë dhe shërbime konkrete për viktimat e abuzimit seksual ose të formave të rënda të dhunës. Rëndësia e bashkëpunimit ndërsektorial dhe përmbushja e detyrave që ka çdo aktor në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, çon në reduktimin dhe minimizimin e ritraumatizimit të viktimave si dhe ofrimin e menjëhershëm të shërbimeve përkatëse.”

Kjo vizitë studimore u zhvillua në kuadër të programit “𝑇𝑟𝑎𝑛𝑠𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑃𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑔𝑗𝑒𝑠 𝐾𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑇𝑟𝑎𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑄𝑒𝑛𝑖𝑒𝑣𝑒 𝑁𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑟𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎”, e zbatuar nga Tdh, e udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.

Profesionistët e Qendrave me Një Ndalesë Njihen në Kroaci me një nga Modelet më të Mira në Mbrojtje të Fëmijëve, Viktima të Dhunës.

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
279
Save the Children në Kosovë publikoi raportin “Modelet e praktikave më të mira të pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje” në kuadër të projektit të financuar nga Sida “Forcimi i Organizatave Rajonale të Shoqërisë Civile”. Raporti eksploron…
yes
0
177
  Dokumenti  "Modelet dhe praktikat më të mira në përgjigje të pandemisë COVID-19" u zhvillua në kuadër të projektit “Mbështetje emergjente dhe rikuperimi për fëmijët dhe familjet në nevojë të prekur nga situata e pandemisë COVID-19 në…
0
83
  Ky është një liberth që përmban praktikat positive, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet për punën me fëmijet me aftësi ndryshe/ kufizuar është hartuar në përmbyllje të projektit "Mbrojtja e fëmijes me aftësi të kufizuar - Qasje Sistematike"…
0
116
  Në Dhjetor 2018, Save the Children (SC) porositi organizatën e njohurive Iniciativat Ndërkombëtare të Zhvillimit të Fëmijëve (ICDI) të bëjnë një vlerësim mbi praktikat më të mira të ndërhyrjeve për forcimin e familjes në vendet me të ardhura…
yes
0
48
Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve zbatoi një trajnim në teknologjitë moderne dhe kompetencat dixhitale për profesionistët e kujdesit shoqëror në komunitetin e ri lokal në Kroaci. Qendra për Mirëqenie Sociale, Virovitica, e drejtoi këtë event.…
0
35
Që prej 2006, Terre des hommes Shqipiëri, ka mbështetur nëpërmjet OJQ-së partnere CAAP – Veprime të Përbashkëta kundër Varfërisë, Aktivitete të ndryshme për Gjenerimin e të Ardhurave (IGA) për familjet rome dhe egjiptiane.…
0
40
  Në botë, 50-70 për qind e fëmijëve bëhen viktima të abuzimit psikologjik, seksual dhe fizik, tha Aaron Greenberg, Këshilltar i Lartë Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Mbrojtja e Fëmijëve në UNICEF. Greenberg bëri vërejtjet gjatë…
0
36
Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF mbajtën tryezën e diskutimit me temë: ”Integrimi i politikave dhe shërbimeve për trajtimin e dhunës ndaj…
0
226
Ky botim përmbledh praktikat e fokusuara në mbrojtjen e fëmijëve në familje dhe komunitet, programe për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual, shfrytëzimi ekonomik, mbrojtjen e fëmijëve në situata të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe…
0
56
Lidhur me webinarin: Seria e Webinarëve mbi Trafikimin Seksual të Fëmijëve, është rivitalizuar për vitin 2018. Modulet e përditësuara përfshijnë një qasje të theksuar të shëndetit publik për këtë çështje, me më shumë mundësi për të…
yes
0
148
Rreth webinarit: Ne po organizojmë një webinar për të paraqitur rezultatet e punës së bërë nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD) si pjesë e projektit TRAM (…
yes
0
435
Terre des hommes (Tdh) misioni në Shqipëri do të organizojë një trajnim online në kuadër të projektit " Përmirësimi I ofrimit të shërbimeve dhe ndërgjegjësimit për të luftuar Trafikimin e Njerëzve në Ballkan, Shqipëri, Maqedoni, Mal te ZI, Kosovë”,…
yes
0
58
Profesionistët, të cilët po punojnë drejtpërdrejt me njerëz (psikologë, punonjës social dhe profesionistë të tjerë që punojnë në fushën e shëndetit mendor) detyrohen, për shkak të krizës COVID-19, të komunikojnë me klientët e tyre përmes telefonit…