SFIDAT DHE NEVOJAT E PUNONJËSIT TË NJËSISË PSIKO-SOCIALE NË SHKOLLA

Në fillim të vitit 2020, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe Terre des hommes (Tdh) hartuan, botuan dhe shpërndanë Manualin e Punës për Punonjësit e Njësisë Psiko-Sociale në Shkolla, i cili shërben si një mjet orientues në punën e këtyre punonjësve. Po në këtë vit, nevoja për rritjen e numrit të punonjësve të këtyre njësive, u mbështet edhe nga Urdhri i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 593 për rekrutimin shtesë, proces i cili u realizua duke sjellë prurje profesionistësh të rinj në këtë detyrë.

Me synim mbështetjen e profesionistëve në detyrën e tyre si punonjës të Njësisë Psiko-Sociale në Shkolla, Tdh, përveç organizimit të trajnimeve dyditore me tematika që mbështeten në Manualin e Punës së Punonjësit Psiko-Social (maj – qershor 2021), organizoi edhe grupe të fokusuara diskutimi me qëllim mbledhjen e informacionit më të thelluar mbi nevojat konkrete të punonjësve lidhur me punën e tyre në këto njësi.

Në fund të procesit u përgatit ky raport, i cili ka si qëllim informimin e aktorëve përgjegjës për plotësimin e nevojave për ndihmë dhe aftësim të mëtejshëm të profesionistëve, dhe i cili mund të përdoret edhe si bazë për hartimin e një plani ndërhyrjeje në të ardhmen.

Raporti përmban seksione të dedikuara për çdo profil profesional (psikologu dhe punonjësi social) me gjetjet kryesore nga diskutimet në grup dhe sygjerime të ardhura nga vetë profesionistët lidhur me përmirësimin e rolit dhe performancës së tyre në punë. Në fund raporti mbyllet me një përmbledhje të shkurtër të përmbajtjes së tij, në formën e rekomandimeve.

Childhub dhe Terre des Hommes falenderon rreth 130 profesionistët e përzgjedhur nga njësite psiko sociale në shkolla qe ofruan njohuritë, opinionet dhe sugjerimet e tyre për realizimin e këtij raporti si dhe eskpertet e angazhuara me realizimin e tij Rudina Rama, Blerta Bodinaku mbështetur nga Valbona Carcani-Mane, Artemisi Shehu and Irida Agolli.

Bashkangjitur Madhësia
Raporti vleresimit te nevojave stafit PS ne shkolla.pdf523.32 KB 523.32 KB

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
68
  Departamenti i Punës dhe Politikave Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale - Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Sociale dhe Edukatës Qytetare, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universitetin “Aleksandër…
0
113
  Projekti Qëndra Burimore Rajonale përmbylli tre vjecarin e parë të implementimin në fund të vitit 2017. InFocus Enterprises ishte një kompani me bazë në Britaninë e Madhe që ndërmori vlerësimin e projektit. Nje kopje të plotë të raportit…
yes
0
168
  Studimi ofron një analizë të situatës së trendëve të migracionit në Shqipëri dhe ndikimin tek ata që marrin rrugë të rrezikshme për të gjetur mundësi më të mira, veçanërisht për fëmijët. Gjithashtu jep rekomandime për fushat kyçe në të cilat…
yes
0
357
  Ky vlerësim është prodhuar në kuadër të projektit "Mbështetje emergjente dhe rimëkëmbje për fëmijët dhe familjet e prekura nga situata pandemike COVID-19 në Shqipëri" financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Misioni Terre des hommes…
0
48
  Raporti thekson se  identifikimi i  fëmijëve viktima të trafikimit dhe asistenca  qe u sigurohet fëmijëve viktima  jane  dy boshllëqet më të mëdha në zbatimin e Konventës. Masat e ndihmës ose asistenca për viktimat në…
0
60
Me qëllim të idenfikimit të pikave të forta dhe pikave të dobëta, sfidave të rradhës, potencialit ekzistues dhe funksionimit më të mirë, KOMF ka marrë përkrahjen nga zyra në Kosovë e UNICEF, për të hartuar një vlerësim të nevojave të brendshme të…
yes
0
1414
Në këtë kurs do të ekzaminojmë vlerën që ka qasja e strukturuar, në punën për mbrojtjen e fëmijëve. Megjithëse, shumë profesionistë mbase e shohin vlerësimin si një detyrë rutinë, të parëndësishme apo edhe si një barrë, është pikërisht vlerësimi ai…
0
49
Raporti Vjetor Statistikor ofron tregues arsimor nga këto fusha arsimore: Qasja dhe pjesëmarrja, Kushtet e mësimnxënies, efikasiteti, vlerësimi, financat në arsim si dhe bibliografinë dhe tabelat shtesë. Ky raport ofron informata të rregullta, me…
0
16
Në seksionin e editorialit, Anna Carolina Machado dhe Charlotte Bilo spjegojnë që “ky numër i Politkave në Fokus prezenton një koleksion prej 15 artikujve nga studiues prijës të fushës, hulumtues dhe politik-bërës, që hedhin dritë mbi sfidat…
0
816
  Ky udhëzues është hartuar si pjesë e projektit: "Përpjekjet e përbashkëta të policisë dhe autoriteteve shëndetësore në vendet anëtare të BE-së dhe vendet e treta për të luftuar dhe parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore dhe mbrojtjen dhe…
yes
0
8109
Komuniteti romë përballet me një sërë praktikash diskriminuese. Tek ky raport i 2014, “Mbi diskriminimin e fëmijëve romë në arsim”, Komisioni Evropian argumenton mbi strategjitë gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund diskriminimit të romëve në…