[Ndërkombëtare] KB po përqendrohet në të drejtat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore

This content was suggested by: 
04 Shk 2020
Source: 
Know-How Centre for the Alternative Care for Children

Më 18 Dhjetor 2019, Komiteti i Tretë i Asamblesë së Përgjithshme të KB miratoi zyrtarisht një Rezolutë për të Drejtat e Fëmijëve, e cila përqendrohet në të drejtat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Ky është një moment historik në përparimin në fushën e të drejtave të fëmijëve pa përkujdesje prindërore (shiko faqet 7-21).

Rezoluta:

  • Njeh dëmet që u shkaktojnë institucionet fëmijëve dhe kërkon që institucionet të eliminohen gradualisht;
  • E pranon nevojën kritike për investime që synojnë të mbështesin familjet që qëndrojnë së bashku dhe u bën thirrje shteteve që të kalojnë nga institucionalizimi i fëmijëve në përcjelljen e burimeve në shërbime familjare dhe të orientuara nga komuniteti;
  • U bën thirrje shteteve që të sigurojnë një gamë të kualitetit të lartë të shërbimeve, të përballueshme dhe gjithëpërfshirëse të personave me aftësi të kufizuara, opsione alternative të kujdesit, dhe bën thirrje për forcimin e rregullimit të këtyre shërbimeve, përfshirë edhe përmes sigurimit të mekanizmave të regjistrimit ligjor, licencimit dhe mbikëqyrjes;
  • Pranon që fëmijët me aftësi të kufizuara janë shpesh të vendosur në përkujdesje alternative, veçanërisht në kujdesin e banimit, për shkak të mungesës së investimeve dhe ofrimit të shërbimeve që mund të mbështesin familjet e tyre;
  • Pranon për herë të parë se vullnetarizmi në jetimore, përfshirë turizmin, mund të çojë në trafikim dhe shfrytëzim të fëmijëve;
  • E pranon që fëmijët e ndarë nga familjet dhe ata që janë në përkujdesje alternative janë në rrezik më të madh të dhunës dhe shfrytëzimit sesa moshatarët e tyre, dhe pranon përgjegjësinë e Shteteve për të mbrojtur të gjithë fëmijët nga të gjitha format e dhunës, përfshirë fëmijët në kujdesin alternativ;
  • Njeh boshllëqet kryesore globale në statistika për fëmijët pa përkujdesje prindërore, dhe u bën thirrje vendeve të përmirësojnë mbledhjen e të dhënave, menaxhimin e informacionit dhe sistemet e raportimit.

Dokumenti i plotë mund të gjendet KETU përmes Dokumenteve të Kombeve të Bashkuara.

Ky projekt është financuar nga: