Në ditët e sotme fëmijët në nivele shqetësuese po kalojnë shumë kohë brenda shtëpisë. Me shërbimet e transmetimit, lojërave online dhe ekspozimit të gjatë në ekran, fëmijët tanë po humbin përfitimet të cilat vijnë nga lojërat në natyrë.

Hulumtimet tregojnë se "Të mësuarit praktik, ambienti natyror dhe hapësirat e lira në ambiente të jashtme stimulojnë shqisat e fëmijëve përmes asaj se çka dëgjojnë, prekin, shohin dhe ndjejnë", dhe lojërat në natyrë dhe aktiviteti ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë një numër aftësish dhe mësime të jetës.

Këtu janë shtatë përfitimet e lojës dhe mësimit në natyrë:

  • Të mësuarit përmes lojës

Loja në natyrë në vitet e para është veçanërisht e rëndësishme për mësimin dhe zhvillimin. Pajisjet edukative në natyrë si kjo kuzhinë e çrregullt inkurajon fëmijët të mendojnë për botën dhe të mësojnë për natyrën që i rrethon. Ndihmon gjithashtu në zhvillimin e kuriozitetit të tyre dhe mendimin e të mësuarit si diçka argëtuese - jo gjithmonë në klasë.

  • Rritje e kreativitetit

Të luash jashtë është si një botë e ndryshme, më e gjerë e të mësuarit për fëmijët. Ata nuk kufizohen nga katër mure ose nga lodrat që kanë brenda. Kjo u jep atyre mundësinë për të qenë krijues me lojërat e tyre dhe të besojnë se janë diku tjetër.

  • Duke u forcuar, duke u bërë më i aftë

Shëndeti është një arsye tjetër që loja dhe të mësuarit në natyrë janë të rëndësishme. Ne të gjithë marrim vitaminë D kur qëndrojmë në diell, dhe loja jashtë gjithashtu u jep fëmijëve edhe më shumë hapësirë për të vrapuar dhe për t'u aktivizuar. Përmirëson përshtatjen e tyre, i ndihmon ata të rriten dhe u lejon atyre të djegin çdo energji të tepërt.

  • Më pak të frikësuar, më të socializuar

Hapësirat në natyrë janë përgjithësisht zona ku fëmijët janë të lirshëm, dhe më pak të rrethuar me njerëz. Kjo u jep fëmijëve hapësirë të dalin nga guaska e tyre dhe të jenë pak më shumë social. Ata shpesh janë më të prirur të bashkohen në lojëra dhe të bisedojnë me njerëzit - për të bërë miq të rinj. Këto janë aftësi të rëndësishme sociale që nuk mund të fitohen gjithmonë në një klasë me mbikëqyrjen e të rriturve.

  • Mbajtja e tyre të lumtur dhe të shëndetshëm

Mirëqenia dhe shëndeti mendor janë qështje të rëndësishme për momentin dhe loja dhe mësimi në natyrë mund të ndihmojë vërtetë fëmijët të menaxhojnë ndjenjat e tyre. Përmirësimi i qëndrimit përmes lojës dhe shëndetit mendor përmes ushtrimeve kanë qenë ide kryesore në fushën e lojërave që nga koha e Friedrich Froebel - një mësues i shquar gjerman. Dhe është akoma e vërtetë sot. Si dhe Vitamina D që përmirëson gjendjen shpirtërore, ne e dimë që të luash jashtë mund të ndihmojë fëmijët të tejkalojnë edhe ndonjë emocion negativ, duke i bërë ata më të përqendruar në klasë.

  • Fitimi i pavarësisë së tyre

Si edhe të mësuarit për të luajtur me të tjerët, loja dhe mësimi në natyrë u jep fëmijëve një shije të pavarësisë - të mësojnë të luajnë vetë dhe të marrin vendimet e tyre. Është një nga shanset e para që mund të bëjnë diçka të tillë.

"Loja konsiderohet si "punë" e fëmijëve dhe është mjeti përmes të cilit fëmijët fitojnë njohuri dhe aftësi, duke i lejuar fëmijët të angazhohen në mënyrë të pavarur dhe me të tjerët." UNICEF

  • Inkurajimi i tyre për të eksploruar

Lodrat me të cilat luhet në natyrë janë përgjithësisht më aventureske se sa ato me të cilat fëmijët duhet të luajnë në ambiente të mbyllura. Shpesh janë më shumë të përshtatshme drejt eksplorimit dhe provimit të gjërave të reja, gjë që i ndihmon fëmijët t’i shtyjnë kufijtë e tyre dhe të mësojnë të adresojnë rrezikun. Ky lloj aktiviteti ndërton besim dhe pavarësi, dhe ndihmon fëmijët të kuptojnë kufijtë e tyre.

Përfundim

Prandaj, pse është e rëndësishme loja në natyrë?

Në vitet e para fëmijët mësjnë shumë dhe shpejt. Dhënia e mundësinë fëmijëve për të luajtur jashtë gjatë kësaj kohe ka përfitime të shumta, mjetet si kornizat e ngjitjes, rrëshqitëset dhe luhatëset, paralelisht me klasën ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi të rëndësishme të jetës.

Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
104
Këto evidenca theksojnë sidomos ndikimin e fortë që ka familja në zhvillimin e fëmijës gjatë fëmijërisë së hershme dhe rëndësinë e investimit në punën me familjen, që ajo të gjejë mekanizma të brendshëm për të pranuar dhe punuar me fëmijët me…
0
211
Coronavirus po mbizotëron titujt e lajmeve duke shtruar shumë pyetje mbi mënyrat e reagimit proaktiv ndaj shpërndarjes së virusit. Kjo emergjencë e deklaruar e shëndetit publik ka ngjallur një debat në sistemin arsimor nëse shkollat ​​duhet të…
0
40
  Disa fjalë dhe fraza tërheqin grabitqarët e fëmijëve. Prindërit mund të vendosin settings të privatesise në Facebook në "ekstreme", duke siguruar që postimet shihen vetëm nga familja dhe miqtë, dhe duke mos harruar hashtags. Nëse, megjithatë…
yes
0
31
Pandemia e COVID-19 ka patur një ndikim të madh në praktikën e shumë profesionistëve, përfshirë ata të fushës së mbrojtjes së fëmijëve. Në mënyrë që të mbështesin punëtorët e frontit dhe menaxherët në punën e tyre për të mbrojtur fëmijët gjatë kësaj…
0
40
Shumë fëmijë që kthehen në shkollë përballen me ngacmimin dhe mund të vuajnë nga ankthi, depresioni, ndjenja e turpit dhe probleme të tjera të rënda. Ngacmimi mund të ketë pasoja të menjëhershme dhe të gjata për shëndetin mendor të një të riu.…
0
40
Në fillim, çfarë është TikTok? TikTok është një rrjet social kinez i dedikuar krijimit dhe postimit të përmbajtjeve të videove të larmishme që ka përjetuar një bum të madh gjatë vitit të kaluar. Ajo që është karakteristike për TikTok është që…
0
200
Në një artikull të botuar në New York Times, fëmijët e të gjitha moshave u pyetën për përvojat e tyre të mësimit në shtëpi. Secili prej tyre ka zgjedhur fjalë ose vizatim për të shprehur ndjenjat e tyre. Disa prej tyre e duan ndjenjën e të qenurit…
0
24
Hipokampus është pjesë e trurit që është thelbësore për kujtesën dhe përgjigjen ndaj stresit. Vëllimi i hipokampal, një nga formacionet në hipokampus, është e lidhur fort me depresionin; njerëzit me nivel më të ulët të vëllimit hipokampal kanë më…
0
889
  Një artikull i publikuar së fundmi nga Save the Children ka treguar që 27% e viktimave të trafikimit janë fëmijë. Ky artikull ka si qëllim kryesor të sqarojë disa mite që ekzistojnë në lidhje me çështjen e trafikimit të…
0
1667
Çfarë është TikTok-u? TikTok është një aplikacion për krijimin dhe shpërndarjen e videove, shpesh të shoqëruara me tinguj. Ky aplikacion është nisur dy vjet më parë dhe ka më shumë se 800 milion përdorues aktivë në të gjithë botën. Pothuajse çdo…
0
1071
Sipas një raporti të lëshuar nga Human Rights Watch, kriza COVID-19 do të ketë një ndikim negativ afatgjatë te fëmijët, megjithëse ata janë shumë më pak të kërcënuar nga virusi sesa grupmoshat e tjera. Për shkak të virusit, rreth 1.5 miliardë fëmijë…
0
125
  Pandemia e COVID-19, një sëmundje e shkaktuar nga virusi i ri i koronës, po vazhdon. Duke pasur parasysh që ende nuk ka kurë apo vaksinë për këtë sëmundje, është e rëndësishme që të marrim masa parandaluese. Këto masa janë të njëjta për të…
yes
0
13
Pas shpërthimit vdekjeprurës që tronditi qytetin e Beirutit të martën në mbrëmje, Terres des hommes është mobiliziar për t'i ardhur në ndihmë popullit të Libanit. Një pjesë e skuadrave tona ndodhet për momentin në Beirut për të dhënë ndihmën e parë…
0
40
  Në botë, 50-70 për qind e fëmijëve bëhen viktima të abuzimit psikologjik, seksual dhe fizik, tha Aaron Greenberg, Këshilltar i Lartë Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Mbrojtja e Fëmijëve në UNICEF. Greenberg bëri vërejtjet gjatë…