Terre des hommes Kosova iu drejtua me një letër publike Ministres së Drejtësisë Znj. Albulena Haxhiu me synimin për lirimin e të gjithë fëmijëve të privuar nga liria gjatë pandemisë COVID-19. Terre des hommes po i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera që të lirojnë dhe / ose të përshpejtojnë lirimin e fëmijëve të privuar nga liria në mënyrë që të sigurojnë shëndetin, mirëqenien dhe riintegrimin e fëmijëve në familje dhe komunitet gjatë pandemisë. Kjo letër publike jep një listë të rekomandimeve për të gjitha institucionet përkatëse.

Gjeni poshtë gjithë letrën:

 

LETËR PUBLIKE
Mbrojtja e të miturve në paraburgim dhe të miturve të privuar nga liria
gjatë pandemisë COVID – 19
 
Për shkak të situatës së pandemisë COVID – 19, Terre des hommes në Kosovë i bën thirrje Ministrisë së drejtësisë dhe institucioneve në varësi të saj, që të garantojnë mbrojtjen e të drejtave dhe shëndetit të të miturve në konflikt me ligjin, të cilët ndodhen në paraburgim, të dënuar me burg për të mitur si dhe të cilëve ju është shqiptuar masa institucionale - dërgimi i të miturit në institucion edukues korrektues.  
Gjatë pandemisë COVID-19, Terre des hommes si fondacion zviceran që operon në fushën e mbrojtes së fëmijëve në mbi 40 shtete të ndryeshme të botës, po u bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjësve që të lirojnë të miturit nga paraburgimi, të përshpejtojnë lirimin e të miturve të privuar nga liria si dhe të zëvëndësojnë dënimin me burgim apo masat edukative institucionale me masa të tjera edukative, masa të diversitetit apo dënime si gjoba ose puna në dobi të përgjithshme. Vëmendje urgjente duhet t'i kushtohet zbatimit të masave të diversitetit, për të siguruar riintegrimin dhe risocializimin e fëmijëve në familje dhe komunitet. Kur të miturit të lirohen, institucioni përgjegjës duhet të sigurohet që të bëjë monitorimin dhe të verifikojë eksekutimin e masës. Në raste të rralla, kur fëmijët nuk mund të lirohen, shtetet duhet të zbatojnë masa për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve brenda këtyre institucioneve edukuese/korrektuese.
Edhepse fëmijët  janë kategori më pak e prekur, e që në fillim të shfaqjes së këtij virusi thuhej se janë imun ndaj këtij virusi, faktet po e dëshmojnë të kundërtën. Për më tepër, objektet e paraburgimit, shpesh janë të dëmtuara, të mbingarkuara dhe të pajisura me infrastrukturë të dobët shëndetësore dhe sanitare duke paraqitur kështu rreziqe të shumta për shëndetin e të miturve. Disa studime kanë raportuar nivele të larta të sëmundjeve ngjitëse në ambientet e paraburgimit. Të miturit që janë të privuar nga liria kanë më shumë predispozita të përdorin substanca si alkooli, duhani dhe substanca narkotike të dëmshme për shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Në këto ambiente, rekomandimet më të fundit nga Organizata botërore e shëndetësisë, siç është larja e duarve, dezinfektimi i hapësirave dhe distanca sociale, mund të jenë thjesht të pamundura të zbatohen.
Jemi të vetëdijshëm që Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka hartuar një planit operativ “Corona Virus” në bazë të së cilit po veprohet në këto ditë pandemie. Të miturit po marrin tretman më të shpeshtë mjekësor, janë furnizuar me material higjienik dhe me ushqim të mjaftueshëm, dhe të kontrolluar mirë. Ndonëse vizitat janë ndaluar për shkaqe të justifikueshme, në këto rrethana të miturit e kanë të pamundur të gëzojnë të drejtën e mbajtjes së kontakteve me familjen e tij përmes korrespondencave dhe vizitave. 
Jemi të vetëdijshëm që deri në këtë çast në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit nuk ka asnjë rast,nga të privuarit nga liria i cili rezulton pozitiv me Covid 19.  Megjithatë për fat të keq,  brenda stafit të SHKK tanimë janë identifikuar tre të infektuar me këtë virus dhe kjo paraqet rrezik si për stafin gjithashtu edhe për të gjithë personat, përfshirë edhe të miturit në paraburgim, vuajtje të dënimeve ose masave të shqiptuara ndaj tyre.
Derisa mbahen në paraburgim, të miturit, në përputhje me moshën, gjininë dhe personalitetin e tyre nuk mund t’u ofrohet ndihmë sociale, edukative, psikologjike, mjekësore dhe fizike. Gjatë kohës së privimit nga liria, kryesve të mitur duhet t’u ofrohet edukim, ndihmë psikologjike, sipas nevojës, edhe ndihmë mjekësore, për ta lehtësuar rehabilitimin e tyre. Në rrethana pandemie është shumë e vështirë dhe gati e pamundur që të miturit ti realizojnë këto të drejta të garantuara me ligj.
Me qëllim të parandalimit dhe uljes së rreziqeve të infeksionit dhe transmetimit të COVID-19 në institucionet e drejtësisë për të mitur rekomandojmë veprimet si në vijim:
  • Zvogëlimin në mënyrë drastike të numrit të të miturve brenda institucioneve të drejtësisë për të mitur duke përfshirë qendrat e paraburgimit, qendrën korrektuese dhe qendrën edukative korrektuese.
  • Përshpejtimin e lirimit të të miturve nga paraburgimi duke u dhënë përparësi atyre që akuzohen apo gjykohen për krime të vogla, dhe atyre me probleme mjekësore. Kur një i mitur është në paraburgim, organet të cilat e zhvillojnë procedurën të veprojnë me urgjencë ndërkaq interesi më i mirë të jetë konsiderata mbizotëruese gjatë gjithë procedurës dhe veprimeve që ndërmirren ndaj fëmiut dhe të miturit.
  • Dhënjen e prioritetit, shqiptimit të masave të diversitetit si dhe masave edukative si qortimi gjyqësor apo masat e mbikqyrjes së shtuar në vend të masave institucionale si  dërgimi i të miturit në institucion edukues korrektues apo dërgimi i të mitur në institucionin e kujdesit të posaçëm.
  • Përshpejtimin e lirimit të të miturve nga paraburgimi duke u dhënë përparësi atyre që janë në pritje të gjykimit ose të miturve që kanë kryer vepra më të lehta penale; të miturve që janë afër përfundimit të dënimit si dhe të miturve me probleme shëndetësore (si diabeti, sëmundjet e zemrës apo të mushkërive). Të miturit afër përfundimit të dënimit duhet të përfitojnë nga lirimi i parakohshëm përmes faljes së pjesës së mbetur të dënimit.
  • Atëherë kur është e mundur dënimi me burgim të zëvëndësohet me tjetër dënim si: gjoba apo urdhëri për punë në dobi të përgjithshme. Gjithashtu, masa edukative institucionale të zëvëndësohet me qortim gjyqësor apo masë të mbikqyrjes së shtuar, sa herë të është e mundur.
  • Kur i mituri ka kryer 1/3 e dënimit në këtë periudhë të pandemisë t’i lejohet pushimi, për t’i vizituar prindërit, prindërit birësues, vëllezërit dhe motrat e tij.  Varësisht se si do rrjedhë situata, të miturit mund t’i lejojhet pushim shtesë deri në tejkalim të rrezikut.
  • Të rishqyrtohet ekzekutimi i masave edukative të shqiptuara ashtu që të shmangen sa më shumë që është e mundur masat institucionale edukative si dërgimi i të miturit në institucion edukues korrektues dhe dërgimi i të mitur në institucionin e kujdesit të posaçëm. Të bëhet pezullimi i ekzekutimit të masës edukative institucionale atëherë kur është e mundur dhe nuk ndikon negativisht tek i mituri apo të shtyhet ekzekutimi i masës edukative institucionale për shkaqe të arsyeshme.
  • Kur nuk është i mundur lirimi i të miturve në konflikt me ligjin, atëherë institucionet duhet të sigurojnë që këta fëmijë të gëzojnë të njëjtat standarde të kujdesit shëndetësor që janë në dispozicion në komunitet, jasht këtyre institucioneve. Kjo përfshin masa përforcuese parandaluese siç janë larja e duarve dhe distancimi shoqëror. Duhet të sigurohen masa karantine miqësore ndaj fëmijëve, të cilat respektojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve, siç janë këshillimi me video, komunikimi me familjet, qasja në shërbime shëndetësore dhe në informacion.
Kjo thirrje ka për qëllim zbatimin e të drejtave të garantuara të fëmijëve si e drejta e jetës dhe mbijetesës (neni 6 KDF), e drejta e fëmijës për të gëzuar një gjendje shëndetësore sa më të mirë  (neni 24 KDF), obligimit që arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe të përdoret vetëm si një masë e fundit dhe për një kohë sa më të shkurtër (neni 37 (b) KDF), dhe detyrimi i shtetit për të siguruar që masat e diversitetit kanë prioritet ndaj dënimeve (neni 40 (4) KDF); e drejta e trajtimit në mënyrë njerëzore dhe me respektin që i takon dinjitetit të njeriut dhe në mënyrë të tillë që të merren parasysh nevojat e moshës së tij/saj (neni 37(c) KDF). Gjithashtu zbatimin e Rregullave të kombeve të bashkuara për mbrojtjen e të miturve të privuar nga liria (Regullat e Havanës) duke përfshirë të drejtën për të gëzuar kujdesin mjekësor adekuat, të drejtën për arsimim, këshillim dhe e drejta e pranimit të vizitave.
Meqenëse është një emergjencë globale e cila është shumë vështirë të kontrollohet, rekomandojmë veprime urgjente nga autoritetet përgjegjëse,  për të mbrojtur të miturit brenda këtyre institucioneve. Shteti ka përgjegjësi për të mbrojtur fëmijët që janë të privuar nga liria nga rreziqet që lidhen me pandeminë COVID-19.
Meqenëse sistemi i drejtësisë për të mitur synon mirëqenien e të miturit ndërkaq Interesi më i mirë duhet të jetë konsiderata mbizotëruese gjatë gjithë procedurës dhe veprimeve që ndërmirren ndaj fëmiut dhe të miturit duke marrë parasysh rrethanat aktuale si rezultat i pandemisë COVID-19 shpresojmë që rekomandimet tona të konsiderohen nga ana juaj!
Sinqerisht,
Florina Duli Sefaj
Drejtoreshë                   
Terre des hommes Kosovë
 
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje
Argumentë

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
16
  Aleanca për Mbrojtjen e Fëmijëve në Veprimtarine Humanitare ka hartuar Udhëzimin Teknik për MF gjatë COVID - 19 në mënyrë që të mbështesë punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve në përpjekjet e tyre për t'iu përgjigjur MF në këto rrethana të…
0
40
Ky raport u lëshua nga Avokati i Popullit në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve. Zyra e UNICEF në Shqipëri bashkëpunoi me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve (Child Rights Observatory) për të zbatuar Programin “e Fuqizimit të…
yes
0
18730
Lidhur me webinarin: COVID-19 mund të ndryshojë mënyrën se si ne edukojmë brezat e ardhshëm, por adaptimi në kushtet e reja mund të jetë i vështirë. Përmes këtij webinari, pjesëmarrësit kanë mundësi që të marrin informacione lidhur me…
yes
0
464
Lidhur me webinarin: COVID-19 mund të ndryshojë mënyrën se si ne edukojmë brezat e ardhshëm, por adaptimi në kushtet e reja mund të jetë i vështirë. Përmes këtij webinari, pjesëmarrësve do t’ju ofrohet mundësia që të marrin…
0
42
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Gratë e Kombeve të Bashkuara (UN Women) botoi Gjurmuesin Global të Masave Gjinore gjatë pandemisë së Covid-19. Ky dokument tregon se si qeveritë reaguan ose si po reagojnë ndaj…
yes
0
208
Asociacioni i Psikologëve të Kosovës (APKO) dhe Terre des hommes - Kosovo (TDH) - ChildHub Kosovo kanë kënaqësinë të ftojnë të gjithë studiuesit, politikbërësit, profesionistët, dhe studentët nga fusha e psikologjisë, shkencave sociale dhe shkencave…
0
51
Në kuadrin e Projektit “Zhvillimi i dokumentit burimor për profesionistët e mirëqënies sociale" financuar nga Unicef, Terre des hommes Shqipëri zhvilloi një manual standard të procedurave të operimit (SOP-M) për punonjësit socialë përgjegjës për…
0
21
Në kuadër të projektit "Forcimi i Sistemit të Mbrojtjes për Fëmijët në Konflikt me Ligjin", financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës në kuadër të programit MATRA, Defence for Children - ECPAT Holandë dhe Terre des Hommes Kosovë si dhe…
0
15
COVID-19 tani është përhapur pothuajse në çdo vend të botës dhe ka një ndikim shkatërrues për njerëzit, ekonomitë, sistemet shëndetësore dhe komunitetet. Ndërsa jeta e njerëzve është mbajtur në pritje, kriminelët po gjejnë mënyra për të përfituar…
0
32
Sëmundjet infektive si COVID-19 mund të prishin mjediset në të cilat fëmijët rriten dhe zhvillohen. Ndërprerjet për familjet, miqësitë, rutinat e përditshme dhe komuniteti i gjerë mund të sjellin pasoja negative për mirëqenien, zhvillimin dhe…
0
6
Këshilli i Evropës ka njohur ndalimin e fëmijëve të emigrantëve dhe refugjatëve si një praktikë e dëmshme që shkel të drejtat e të arrestuarve. Në Strategjinë për të Drejtat e Fëmijës 2016-2021, seksioni i të Drejtave të Fëmijëve në Këshillin e…
yes
0
177
  Dokumenti  "Modelet dhe praktikat më të mira në përgjigje të pandemisë COVID-19" u zhvillua në kuadër të projektit “Mbështetje emergjente dhe rikuperimi për fëmijët dhe familjet në nevojë të prekur nga situata e pandemisë COVID-19 në…
yes
0
101
Ky dokument synon t'u sigurojë profesionistëve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve udhëzime se si të përfshihen në proceset e menaxhimit të rasteve në përgjigje të shpërthimit të pandemisë me virusin COVID- 19 dhe të kuptojnë më mirë rolin e…
0
36
Komisioneri i Fëmijëve në Angli publikoi ​​një raport që shqyrtonte ndikimin e Covid-19 tek fëmijët. Raporti zbuloi se më pak se 25% e fëmijëve kishin ndjekur shkollën që nga marsi, gjatë vetëizolimit. Mijëra fëmijë nuk kishin kushte të përshtatshme…
yes
0
265
Lidhur me webinarin: Manuali "Fuqizimi i familjes në kontekstin e pandemisë COVID – 19” është një përpjekje e organizatës Terre des Hommes në Shqipëri, në kuadrin e projektit “Zhvillimi i dokumenteve burimorë për profesionistët e mirëqenies sociale…