Në kuadër të implementimit të projektit më të ri me titull ‘‘Deinstitucionalizimi - Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqënies sociale të fëmijëve në Shqipëri’, u mbajt më 19 Maj, 2022, ceremonia zyrtare e fillimit të projektit. Ky event synoi të ndajë me përfaqësues të qeverisë dhe pushtetit lokal, përfaqësues të trupit diplomatik, organizata partnere, ekspertë, profesionistë të mbrojtjes sociale dhe partnerë strategjikë objektivat dhe shtyllat kryesore të projektit.

Në fjalën e rastit të mbajtur nga Drejtoresha Kombëtare e Zhvillimit të Programeve Znj. Adela Sefa Maçi, u theksua se ndërhyrja që SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri planifikon në vijim është në linjë me Planin Kombëtar të Deinstitucionalizimit dhe do të japë kontribut disa vjecar në proçesin e tranzicionit nga kujdesi rezidencial në shërbimet komunitare dhe drejt alternativës së kujdesit me bazë familjen në Tiranë, Vlorë, Shkodër.

Projekti do të kontribuojë në fuqizimin e cilësisë së kujdesit të shërbimit të kujdestarisë, fuqizimin e modelit të qendrës së mbështetjes së femijes dhe familjes, dizenjimin e konceptit nacional të kujdesit rinor duke përfshirë modelin e pregatitjes së të rinjve për të dalë nga kujdesi, ngritjen e metodologjisë për menaxhimin e rasteve për shërbimet komunitare, metodologjisë për aftësitë prindërore dhe rritje e kapaciteteve të profesionisteve lokale dhe prindërve me këto metodologji si dhe shërbime direkte për fëmijët dhe familjet.  Gjithashtu eventi shërbeu për forcimin e mëtejshem të bashkëpunimit me Bashkitë e Tiranës, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës në të cilat do të implementohen ndërhyrjet e planifikuara.

Ky projekt financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik- BMZ, Herman Gmeinner Deutch Fund dhe implementohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri.

 

sos sos 1
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
115
Shqipëria ka përjetuar ndryshime të konsiderueshme në fushën e mbrojtjes së fëmijëve gjatë viteve të fundit. Qeveria ka ndërmarrë disa iniciativa për të trajtuar dobësitë dhe rreziqet që prekin sigurinë e fëmijëve, duke investuar në aftësinë dhe…
yes
0
48
Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve zbatoi një trajnim në teknologjitë moderne dhe kompetencat dixhitale për profesionistët e kujdesit shoqëror në komunitetin e ri lokal në Kroaci. Qendra për Mirëqenie Sociale, Virovitica, e drejtoi këtë event.…
0
92
Projekti "Mbështetje për zbatimin e Standardeve Kombëtare të Kujdesit për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale në Shqipëri" ishte pjëse e bashkëpunimit ndërmjet UNICEF-it dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. …
0
89
UNICEF, si pjesë e një programi të përbashkët të OKB-së për të avancuar kujdesin social dhe përfshirjen sociale në vend, po ndërton kapacitetet lokale për popullimin dhe përdorimin e Sistemit te Menaxhimit të Informacionit (MIS) për shërbimet e…
yes
0
1070
  Ky trajnim është përgatitur në kuadër të projektit "Mbështetje emergjente dhe rimëkëmbje për fëmijët dhe familjet e prekura nga situata pandemike COVID-19 në Shqipëri" financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Misioni Terre des hommes…
0
548
"Drejtësia Sociale", megjithëse tingëllon e lidhur ngushtë me drejtësinë në fushën sociale, ajo në fund të fundit është një kornizë dhe një grup veprimesh që synojnë mbrojtjen dhe avokimin për më të prekshmit në shoqëri.   Organizata World…
0
7
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP kanë filluar projektin në mbështetje të procesit të decentralizimit të shërbimeve…
0
35
Që prej 2006, Terre des hommes Shqipiëri, ka mbështetur nëpërmjet OJQ-së partnere CAAP – Veprime të Përbashkëta kundër Varfërisë, Aktivitete të ndryshme për Gjenerimin e të Ardhurave (IGA) për familjet rome dhe egjiptiane.…
0
130
Konferenca Rajonale “Mbrojtja e Fëmijëve në Konflikt me Ligjin” në Shqipëri dhe Kosovë, u zhvilluar në Tiranë, më datat 15 dhe 16 Dhjetor 2021, me angazhimin e mëtejshëm të ministrive të drejtësisë të të dy shteteve, për përmirësimin e koordinimit…
0
34
Shoqëria digjitale ka krijuar një situatë të re që sfidon diskursin e tanishëm rreth shërbimeve publike. Shoqëria digjitale, si një fenomen i kohëve të fundit, nuk është përfshirë ende në fushën më të gjerë të arsimit dhe praktikës së punës sociale…
0
93
Ndarja nga prindërit, rikthimi në parashkollor apo çerdhe mund të jetë një moment shumë stresues për fëmijët të cilët mund të jenë përshtatur tashmë me situatën e krijuar prej pandemisë. Udhëzimet e mëposhtme mund t’ju vijnë në ndihmë për ta…
0
109
Procesi i de-institucionalizimit do të thotë reforma të mëdha në fushen e mbrojtjes se fëmijëve që bazohet ne transformim të institucioneve ekzistuese rezidenciale për fëmijët në shërbime me bazë komunitare. Zbatimi i reformës në Bullgari u përball…
0
188
Rregullorja dhe strategjia komunale për të drejtat e fëmijëve kanë për qëllim që çështjet të cilat kanë të bëjnë me fëmijë, të vihen në qendër dhe të kthehen në prioritet të agjendës së qeverisjes komunale. Këto dokumente ofrojnë mundësinë për…