Start and finish time of webinar
4-5pm CET

Lidhur me webinarin:

Çdo organizim i Barnahusit, apo i ngjashëm me të, e merr me shumë seriozitet realizimin e një përvojë pozitive për fëmijët që vizitojnë shërbimin. Që tregimet traumatike të bëhen dëshmi të besueshme, çdo detaj ka rëndësi.

Edhe detajet me gëzofë.

Fëmijët tërheiqen natyrshëm nga kafshët prandaj shërbimet miqësore me fëmijët që perdorin qentë tregojne se rehatia që ofrojnë shpesh sjell rezultate më të mira për fëmijët. Nga lidhja qe tek holli deri tek shoqërimi i fëmijës në të gjithë objektin, fëmijët janë më pak të stresuar dhe kanë një person jo njerëzor për të treguar historinë e tyre. Provat e grumbulluara janë të një cilësie të lartë, fëmija ka një kujtesë pozitive nga vizita, dhe qeni është i lumtur që të jetë një shok në këmbim për shëtitje të gjata dhe mjaft trajtime gjatë natës.

Bashkohu me ne në 11 Tetor 2018 në orën 16:00 për një webinar me themeluesit e Fondacionit Dogs Foundation, Ellen O'Neill-Stephens dhe Celeste Walsen, për të dëgjuar:

  • Si mund të ndihmojnë qente e gjykatave fëmijët të tregojnë historitë e tyre
  • Kur të merrni vendimin nëse një qen është i sukseshëm në shërbimet tuaja dhe si do dukej procesi
  • Cfarë duhet marrë parasysh që edhe qeni edhe fëmija të gjendet rehat

Ky webinar targeton profesionistët që duan të përmirësojnë mbledhjen e dëshmive dhe parandalojnë traumën për fëmijët viktima dhe dëshmitarë të dhunës, duke përfshirë ata që vizitojnë bashkëpunime shumëdisiplinore dhe ndërinstitucionale. Ne mirëpresim ngrohtësisht pjesëmarrësit për të bërë pyetje dhe për të kontribuar për përvojat e tyre në funksionimin e webinarit. Ju lutemi gjithashtu të ndiheni të lirë të dërgoni pyetje paraprakisht.

 

Nga 0 në Barnahus - serite e Webinareve PROMISE

Seria e Webinareve PROMISE ju fton për t'u bashkuar me diskutimet dhe shkëmbimet brenda Lëvizjes Europiane Barnahus. Gjatë PROMISE 1, profesionistë nga e gjithë Evropa u ftuan të marrin pjesë në takimet e shkëmbimit të projektit PROMISE. Këto takime përmbanin leksione, trajnime dhe diskutime mbi parimet, standardet dhe sfidat kryesore që duhen marrë parasysh kur hapen dhe veprojnë ne një bashkëpunim multidisiplinar dhe ndërinstitucional për fëmijët viktima dhe dëshmitarë të dhunës.

Në këtë Seri Webinaresh, ne do të rishikojmë dhe zgjerojmë temat që mbulohen në PROMISE 1 për një audiencë publike. Si pjesë e kësaj serie, ne synojmë të diskutojmë konceptin Barnahus në përgjithësi, përshtatshmërinë e konceptit me realitetet vendore dhe Standartet e cilesise se Barnahus-it,qe parashtron parimet themelore, aktivitetet specifike dhe aranzhimet institucionale që mundësojnë përqendrimin e fëmijëve në qendër dhe veprimet bashkëpunuese. Seritë e Webinareve gjithashtu do të reagojnë në mënyrë dinamike ndaj pyetjeve kur ato lindin, ofrojnë dhoma chatesh të planifikuar për tema të zgjedhura dhe madje ndajnë praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra nga aktivitetet e Projektit PROMISE 2.

 

Lidhur me prezantuesit:

Ellen O’Neill-Stephens ka shërbyer si zëvendës prokurore në Seattle, Uashington për 26 vjet, duke u larguar në nëntor të vitit 2011; ajo është një pioniere në përdorimin e qenve për të siguruar mbështetje emocionale në sistemin e drejtësisë penale dhe themeluese e Qeneve të Gjykatës. Që nga viti 2003, ajo ka promovuar përdorimin e qenve të trajnuar të ndihmës për të siguruar ngushëllim për fëmijët dhe të rriturit që janë viktima apo dëshmitarë të krimeve dhe për të mbështetur të miturit dhe të rriturit në fushën e shëndetit mendor dhe të drogës. Djali i Ellenit, Sean, dhe qeni i tij i shërbimit, Jeeter, ishin frymëzimi për themelimin e Qeneve të Gjykatës. Ellen mori diplomën e saj bachelor në Sociologji, dhe ishte një oficer i provës për të miturit para se të hyjë në shkollën e drejtësisë.

Celeste Walsen punon me drejtësinë penale për t'u mësuar anëtarëve te stafit praktikat e përdorimit të qenve të trajnuar në programet e mbështetjes së viktimave / dëshmitarëve. Si Drejtor Ekzekutiv i Qenieve të Gjykatës, Dr. Walsen po punon për të zhvilluar udhëzime të njohura në nivel kombëtar që do të pajisin avokatët e viktimave, intervistuesit e mjekësisë ligjore dhe profesionistë të tjerë ligjorë për të përdorur në mënyrë efektive qentë për të ofruar mbështetje për njerëzit në nevojë të të gjitha moshave. Dr. Walsen ka një BA në Psikologji nga Universiteti i Kalifornisë Berkeley dhe një DVM nga Universiteti Shtetëror i Luiziana.

Molly B është 11 vjeç dhe puna e saj është të na ndihmojë të edukojmë profesionistë ligjorë dhe të avokojmë përfitimet e përfshirjes së qenve në punën e tyre me njerëz të pambrojtur. Molly në mënyrë intuitive e di kur t'i afrohet dikujt dhe të mbeshtetet tek personi per t'u perkedhelur. Molly-it i pëlqen të udhëtojë me Ellen dhe Celeste, të marrë nje sy gjume dhe te argetohet me miqtë e saj në një shesh lojrash. Molly ishte trajnuar nga Canine Companions for Independence.

Si të merrni pjesë në webinar:

Përdorni butonin më poshtë për t'u rregjistruar në webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me lidhjen në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë i lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkoheni me webinarin nga kompjuteri, tableti ose telefoni juaj celular.

Kontrolloni ketu se kur fillon webinari sipas orës në zonën tuaj

 

https://childhub.org/sites/default/files/webinars/webinar_11_october_2018_ppt_2.pdf
https://childhub.org/sites/default/files/webinars/infographic_oct_11_5.pdf

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
126
Rreth webinarit: Partneriteti në mes të punonjësve socialë dhe profesionistë të tjerë që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët dhe kujdestarët e klientëve të tyre është e rëndësishme për një zhvillim të mirëfilltë të fëmijëve. Në mesin e të gjithe…
0
22
Storjet e fëmijëve të mbijetuar nga Holokausti mund t'i ndihmojnë femijët të cilët largohen nga konflikti, thonë hulumtuesit nga Aberystwyth University. Sipas tyre, duke parë se si trauma e kaluar e ka ndikuar jetën e…
0
35
Një studim i kohëve të fundit i publikuar nga Universiteti finlandez i Turku tregon se fëmijët e lindur nga prindërit emigrantë janë më të prirur të vuajnë nga çrregullimi i stresit post traumatik (PTSD) sesa ata prindërit e të cilëve janë…
0
300
Me pjesëmarrjen në këtë webinar do të keni mundësinë të mësoni më shumë në lidhje me tema si identiteti dhe shprehja gjinore, identiteti trans, çfarë do të thotë "të dalësh hapur si trans", procesin e ndryshimit (nga anglishtja, transitioning…
0
26
  Më 30 Shtator, Grupi Parlamentar "Miqtë e Fëmijëve" u mblodh në një seancë të veçantë të thirrur nga UNICEF Shqipëri në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet nga procesi i vlerësimit afatmesëm të Agjendës për Fëmijët, 2017-2020. Agjenda…
0
24
Një studim i publikuar kohët e fundit nga projekti GEMM i financuar nga BE (Rritja, Shanse të Barabarta, Migrim dhe Tregje) dhe partneri i tij, Universiteti Charles III i Madridit (UC3M), i cili ekzaminoi praktikat e marrjes në punë në të gjithë…
0
200
Në një artikull të botuar në New York Times, fëmijët e të gjitha moshave u pyetën për përvojat e tyre të mësimit në shtëpi. Secili prej tyre ka zgjedhur fjalë ose vizatim për të shprehur ndjenjat e tyre. Disa prej tyre e duan ndjenjën e të qenurit…
yes
0
6532
Fëmijët kanë të drejtë të ndikojnë tek vendime që i prekin ata, dhe fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk u jepet mundësia që zëri i tyre të dëgjohet. Kjo për shkak të paragjykimeve dhe stigmës  për invaliditetin si dhe gjithashtu prej…
yes
0
59
Më shumë se 250 burime për mbrojtjen e fëmijëve janë vënë në dispozicion gjatë pandemisë COVID-19 në http://covid.childhub.org/ Më shumë se 27.400 lajme për mbrojtjen e fëmijëve, materiale didaktike dhe mundësi të tjera https://childhub.org/…
0
57
Pasi fotografoi princeshat e vogla të një vajze të mbuluar në baltë, Disney trajtoi temën e jetës në një cift të seksit të njëjtë në filmin vizatimor të njohur për fëmijë, Doc McStuffins. Në këtë mënyrë Disney normalizon familjen e përbërë nga…
0
278
  Çështja e integrimit të romëve në Bullgari është përgjithësisht një temë e kufizuar në vetë territorin e vendit. Sidoqoftë, Open Demokracy ndau një artikull depërtues për çështjet që kanë të bëjnë me bashkësinë rome Bullgare, nënshtetësinë e…
0
48
Artikulli është historia e një nëne kujdestare që ka marrë një djalë pesë vjeçar, "Peter", i cili duhej të hiqej nga familja e tij për shkak të neglizhencës dhe dhunës në familje. Në moshën 5 vjeç, vlerësimi i tij u kthye me aftësi të kufizuara…
0
136
Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës kanë publikuar bashkarisht një manual për të gjithë profesionistët që merren me intervistimin e fëmijëve viktima të dhunës, shfrytëzimit dhe trafikimit, për qëllime të ndjekjes penale të këtyre veprave. Në…
0
17
“Do të adoptoj një kopësht” është një iniciativë në të cilën donatorë të ndryshëm mund të adopotojnë kopshte të cilat janë në gjendje jo shumë rë mirë, dhoma studimi apo shtëpi të fëmijëve. Kjo është një iniciativë e ndërmarrë për…
0
252
Ky shqyrtim i studimit shqyrton hulumtimet globale rreth rolit dhe fushëveprimit të provimeve mjekësore të CSA (ekzaminimet mjeko-ligjore pediatrike) me një fokus të veçantë në përvojën e jetuar të fëmijëve dhe specifikimin e shërbimit në Angli.…