Me 21 dhe 22 Tetor 2019, Prokurori i Shtetit i Kosovës shënoi fillimin e Javës së të Drejtave të Viktimave të Krimit me hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të ndërgjegjësimit mbi 10 vjet mbi "Drejtësinë që rivendosë dinjitetin e viktimave".

Juristët, prokurorët, gjyqtarët dhe partnerët e drejtesise dhe  avokuesit për mbrojtjen e të drejtave e të viktimave si Ambasadat Ndërkombëtare dhe OJQ-të u mblodhën për të diskutuar se çfarë është arritur deri më tani, dhe sfidat e mbetura për t'u luftuar, për të arritur drejtësinë dhe respektimin e të drejtave të garantuara sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Koordinatorja jonë e projektit per Drejtesine per te Mitur nga TDH Kosova, znj. Fjolla Hoxha, si pjesë e panelit, dha një përmbledhje të punës së Terre des hommes në inicimin e Ligjit të Ri për mbrojtjen e fëmijëve dhe punën dhe bashkëpunimin e frytshem të institucioneve të Kosovës dhe OJQ-ve të ndryshme për miratimin e Ligjit nga parlamenti i Kosovës.

Mesazhi i Kryeprokurorit të Shtetit, z.Aleksandër Lumezi për nder të 10-vjetorit të

” Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimi“

Si Kryeprokuror i Shtetit vlerësoj që në ballë të kësaj Jave nëpër vite kemi vënë në prioritet të drejtat e viktimave, por edhe një paralajmërim serioz për shkelësit e të drejtave të viktimave të krimit, sepse këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe hyjnë në kuadër të të drejtave themelore dhe, si të tilla, duhet mbrojtur me çdo kusht nga institucionet shtetërore.

Angazhimi im si Kryeprokuror i Shtetit dhe i të gjithë mekanizmave relevantë nuk do të mungojë që rastet e viktimave të krimit të trajtohen drejt gjatë gjithë procedurave, ndërsa kryerësit të marrin dënimet meritore

Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
28
  Shkollat në Kosovë kanë ndërprerë procesin mësimor për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë COVID – 19. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) tash një javë rresht ka qenë duke bërë video-…
yes
0
496
Hyrja në fuqi e ligjit i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 27 qershor 2019, paraqet një arritje të konsiderueshme në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me vendosjen e bazës ligjore për garantimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format…
yes
0
18
Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, gjegjësisht Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, dhe anëtarët e tjerë nga Autoriteti Kombëtar i Kosovës, kanë mbajtur një takim të rregullt punë homologët…
yes
0
46
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF përmes një konference ka publikuar “Politikën rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”. Qëllimi i publikimit të kësaj politike është përshkrimi i situatës lidhur me zhvillimin në…
yes
0
130
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e ndihmës psikologjike, përmes së cilës të gjithë ata që kanë nevojë të flasin me një psikolog, mund ta bëjnë këtë në: 038 200 80 890. "Kjo linjë, e cila është rezultat i bashkëpunimit midis…
0
21
Në kuadër të projektit "Forcimi i Sistemit të Mbrojtjes për Fëmijët në Konflikt me Ligjin", financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës në kuadër të programit MATRA, Defence for Children - ECPAT Holandë dhe Terre des Hommes Kosovë si dhe…
yes
0
27
  Në shkurt të vitit 2020, misioni vlerësues i TAIEX-it mbi trafikimin e qenieve njerëzore, i përbërë nga tre ekspertë ndërkombëtarë, ka takuar dhe intervistuar disa akterë institucional dhe jo-institucional, siç janë: ministritë përkatëse,…
yes
0
39
Republika e Kosovës ka miratuar Kodin e ri Penal, i cili ka hyrë në fuqi me 15 Prill të këtij viti. Miratimi i këtij Kodi, ka ndryshuar dhe ashpërsuar masat ndëshkuese ndaj autorëve të veprës penale trafikimit më fëmijë. Kodi i vjetër Penal (2012,…
0
38
Shtatë gazetarë kosovarë u nderuan me çmime nga koalicioni i organizatave për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, i njohur si KOMF, për punën e tyre në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Gazetarët e mbështetur nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (…
0
42
Koalicioni i OJQ – ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë ka mbajtur punëtorinë e radhës e cila ka për qëllim hartimin e Strategjisë së Avokimit 2019 – 2021, për decentralizimin e shërbimeve sociale…
yes
0
62
Si pjesë e iniciativës rajonale ChildHub për Evropën Juglindore, një trajnim lokal për përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme u mbajt gjatë janarit. Profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve nga Qendra për Punë Sociale, Qendrat Korrektuese për të…
0
11
Sipas burimeve të Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti deri në Shtator 2019, janë zhvilluar 34 plane operative, me 114 lokale të kontrolluara, që kanë rezultuar me mbylljen e 43 të lokaleve të dyshimta. Autoritet kosovare deri me tani…
0
7
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP kanë filluar projektin në mbështetje të procesit të decentralizimit të shërbimeve…