Include English

Të ndryshosh pikëpamjet e fëmijëve mbi stereotipet gjinore

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

This webinar has already taken place. You will not be able to join it.

Data: 
16 Jan 2018
Start and finish time of webinar: 
2pm CET
Lecturer: 
Octombrina Moraru, Child Protection Specialist,Terre des hommes Moldova
Anatolii Oprea, Child Protection Specialist, Terre des hommes Moldova
Organizatori: 
ChildHub

Lidhur me webinarin:

Stereotipet janë të pranishme në të gjitha sferat e jetës moderne. Shpesh ne jemi aq të mësuar për to, sa ne nuk i konsiderojmë as si stereotipe, duke përfshirë deklarata se vetëm vajzat veshin rozë për shembull, ose që burrat nuk qajnë, dhe ata që e bëjnë nuk janë burra të vërtetë. Ne jemi të ekspozuar ndaj stereotipeve që nga mosha e hershme gjatë gjithë jetës sonë, dhe ato janë ngjitur nga një brez në tjetrin.

Gjatë këtij webinar ne do të paraqesim disa nga mjetet e zhvilluara nga Terre des hommes Moldavia në kuadër të projektit "Për një jetë pa dhunë të fëmijëve në Moldavi" financuar nga Fondacioni OAK, me qëllim zvogëlimin e stereotipave të bazuara në gjini duke filluar me fëmijët e moshës 7 deri në 18 vjeç.

Të gjitha mjetet e zhvilluara u bazuan në stereotipet gjinore më të zakonshme të gjetura nga studimi bazë i projektit. Stereotipet që kemi theksuar gjatë punës me fëmijët janë të lidhura me shpërndarjen e roleve në familje, menaxhimin e emocioneve, dhunën ndaj fëmijëve, aktivitetet e kohës së lirë. Rezultatet që kemi fituar në fund të projektit, na lejojnë të pohojmë se materialet që kemi përpunuar mund të përdoren si një mjet efektiv për të luftuar këto lloj stereotipesh dhe paragjykimi.

Ketu mund të mësoni lidhur me opinionet e fëmijëve lidhur me stereotipet gjinore në Moldavi, që i intervistuam si pjesë e projektit.

Ky webinar mund të jetë me interes për specialistët e mbrojtjes së fëmijëve, veçanërisht zbatuesit e projektit, mësuesit dhe animatorët.

Lidhur me prezantuesit:

Octombrina Moraru ka punuar si specialiste e mbrojtjes së fëmijëve me Terre des homme Moldavi që nga viti 2015. Ajo po koordinon projektin "Për një jetë pa dhunë të fëmijëve në Moldavi", kryesisht të fokusuar në promovimin e veprimeve të ndryshme që synojnë parandalimin e dhunës kundër fëmijëve duke angazhuar burra dhe djem. Që nga viti 2004 ajo ka qenë aktive edhe në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me specializim në zhvillimin e Ludoteca, një program animimi për fëmijët e moshës ndërmjet 7 dhe 18 vjeç dhe veprimtari psikosociale.

Anatolii Oprea u dipllomua në Universitetin e Lirë Ndërkombëtar të Moldavisë. Ai vazhdoi karrierën e tij në Institutin e Burimeve të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, ku punoi si koordinator klinik. Ai u bashkua me Terre des hommes Moldova në vitin 2015 si një konsulent i përfshirë në zhvillimin dhe përshtatjen e programeve të ndryshme për parandalimin e dhunës në kuadër të projektit "Për një jetë pa dhunë të fëmijëve në Moldavi", me fokus në përfshirjen aktive të burrave dhe djemve. Që nga viti 2014 ai gjithashtu jep mësim në Universitetin e Lirë Ndërkombëtar të Moldavisë, në Fakultetin e Psikologjisë, Shkencave të Edukimit dhe Asistencës Sociale.
 

Si të marrësh pjesë në webinar:

Përdorni butonin më poshtë për tu rregjistruar në webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me linukn për në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkoheni me webinarin nga kompjuteri, tableta ose telefoni juaj celular.

Ketu mund të kontrolloni se kur fillon webinari sipas orës së zonës ju jetoni.

Gjuhё(t) e materialeve: 
english.

Ky projekt është financuar nga: