Në zemër të ChildHub janë organizatat e tij partnere dhe koordinatorët e secilit vend ku ne fokusojmë punën tonë - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia.

Koordinatorët kujdesen për përmbajtjen e platformës online, e përkthejnë apo përshtasin atë në shumë gjuhë, organizojnë evenimente në internet dhe promovojnë ChildHub midis profesionistëve të mbrojtjes së fëmijëve. Për më tepër, në vendet tona prioritare, ne zhvillojmë kërkime, avokim, rrjetëzim dhe iniciativa për ndërtimin e kapaciteteve, dhe koordinatorët janë në paravijë të mobilizimit në këto sipërmarrje të Childhub. 

Falë koordinatorëve lokalë, ChildHub lulëzon sot, pas gjashtë vitesh nga fillesat e tij. Lexoni një intervistë me Valbona Carcani-Mane, Koordinatore e ChildHub për Shqipëri, Terre des hommes, për të mësuar më shumë rreth këtij roli dhe sfidave të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri.

Na trego pak për veten dhe rolin tënd si bashkëpunëtore e ChildHub

Profili im akademik është Psikologji Klinike, teksa mbaj edhe një Master në Zhvillim Ndërkombëtar. Kam punuar në fushën sociale në Shqipëri për më shumë se 20 vite. Në rolin tim si bashkëpunëtore e ChildHub për Shqipërinë, kam qenë promovuese e platformës që nga fillimi i saj në 2015, kam ndihmuar aktivizimin e majft profesionistëve të rëndësishëm të fushës së mbrojtjes së fëmijëve në veprimtarinë e ChildHub-it; me pak fjalë veproj si mekanizmi kryesor për sigurimin e realizimit në kohë dhe sipas standarteve të aktiviteteve lokale.

Cilat janë disa nga aspektet më shpërblyese të rolit tuaj?

Aspekti më me vlerë i punës sime është mundësia që më krijohet për të njohur profesionistë nga fusha të ndryshme të mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe jo vetëm nga vendin tim, por edhe nga vendet e tjera të rajonit. Unë vlerësoj maksimalisht diversitetin dhe cilësitë që të gjithë kolegët e mi dhe njerëzit e tjerë me të cilët punoj sjellin në përvojën time personale dhe punën profesionale. Janë një pasuri e pamatë!

Si po i adreson ChildHub boshllëqet e mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri?

Unë besoj se puna në mbrojtjen e fëmijëve është shumë sfiduese në vetvete; mjaft vende të tjera edhe më të zhvilluara se Shqipëria përballen me vështirësi. Tek ne, profesionistët raportojnë mbi mungesën e vazhdueshme të burimeve dhe mbështetjes për të bërë punën siç duhet dhe unë besoj se ChildHub mund të përdoret si një mjet i fuqishëm për të mbushur një pjesë të këtij boshllëku dhe për të adresuar shumë nga keto nevoja.

Cilat janë sfidat që hasin profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve gjatë pandemisë?

Izolimi dhe pasiguria që erdhi me pandeminë sollën sfida të reja dhe shtesë për profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve, veçanërisht ata që po punonin në vijën e parë. Globalisht, dhuna në familje dhe rastet e abuzimit, panë një rritje të lartë në numër dhe izolimi e bëri shumë të vështirë për punonjësit e mbrojtjes që të përgjigjen ndaj të gjitha nevojave. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, ChildHub në Shqipëri dëshmoi se ishte një mjet efikas, duke ofruar shumë mundësi online për profesionistët për të mësuar, shkëmbyer dhe marrë mbështetje.

ChildHub kohët e fundit ka një pamje të re.....

Oh, më pëlqen! Duket më e dashur, shumë më tërheqëse dhe mjaft dinamike. I inkurajoj të gjithë ta eksplorojnë.

***

Childhub drejtohet nga Terre des hommes (Zyra Rajonale në Hungari në bashkëpunim me zyrat lokale në Shqipëri, Kosovë, Moldavi, Rumani dhe Greqi), në partneritet me Save the Children Veri-Perëndimore të Ballkanit, Know-how Center for Alternative Care per fëmijë në Bullgari, Brave Phone në Kroaci dhe Qendra për Integrimin e të Rinjve në Serbi.

 

ChildHub financohet nga Agjencia Austriake e Zhvillimit, Fondacioni Oak dhe Fondacioni Terre des hommes.

 

 

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

no
0
65
Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eleminimin e trafikimit por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të…
yes
0
104
Në fazën e dytë të zbatimit të projektit (2018-2021), Childhub planifikoi të mbështeste një OJF lokale në përpjekjet e tyre për të zbatuar iniciativa inovative sociale për mirëqenien dhe mbrojtjen e fëmijëve. Nisma duhej të sillte praktika premtuese…
yes
0
4196
Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë nevojë për më shumë mundësi për pjesëmarrje. Pjesëmarrja përfshin mënyrat në të cilat fëmijët mund të formësojnë vendimet që ndikojnë tek ata përmes shprehjes së shqetësimeve ose pikëpamjeve të tyre. Ka…
yes
0
67
  Do të organizojme serine e dyte te mini-webinareve mbi intervistat ligjore në Barnahus më 7 mars në orën 2 të CET, për të paraqitur strategjitë dhe qasjet për të përmbushur nevojat individuale të çdo fëmije dhe për të siguruar qasje të…
yes
0
107
Rreth webinarit: Gjatë zbatimit të projektit "Zhvillimi i kapaciteteve dhe ofrimi i mbështetjes për punonjësit e vijës së parë në ndihmë të refugjatëve dhe fëmijëve emigrantë në Evropën Juglindore", pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e ndarjes së…
yes
0
1552
Me 13,000 anëtarë të regjistruar dhe 30,000 burime të disponueshme për publikun, Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve Child Protection Hub – childhub.org do të festojë gjashtë vjet online këtë muaj. Për të shënuar këtë event, ne i kemi dhënë…
yes
0
175
  ChildHub shpall fituesit e lojës! Më shumë se 310 profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë Evropën Juglindore hynë në garë dhe iu përgjigjën një sondazhi rreth përvojës së tyre në ChildHub për të na ndihmuar të përmirësojmë…
0
91
Puna me familjet ku ka shqetësime për mbrojtjen e fëmijëve është shpesh e vështirë - por është bërë veçanërisht sfiduese kur prindërit nuk e pranojnë se ka ndonjë problem, ose mohojnë se ekziston ndonjë shkak shqetësimi. Ky webinar konsideroi disa…
yes
0
62
  Në webinarin tonë të dytë për Barnahus do të krahasojmë se si Barnahus Linköping, Suedia dhe Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve të Zagrebit, Kroaci, punojnë për të arritur Standartet e Cilesise se Barnahus në kontekstet e tyre…
0
66
Kur ne punojmë me njerëz shpesh duhet të jemi shumë kreative se si ta marrim dhe mbajmë vëmendjen e tyre, përfshirjen dhe bashkëpunimin. Mjetet interaktive (si fotot, kartat, kubet, blloqet, miniaturat, kukullat ...) ose mjetet artistike (të bërit…
yes
0
6532
Fëmijët kanë të drejtë të ndikojnë tek vendime që i prekin ata, dhe fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk u jepet mundësia që zëri i tyre të dëgjohet. Kjo për shkak të paragjykimeve dhe stigmës  për invaliditetin si dhe gjithashtu prej…
0
98
Rreth webinar-it: Jeni të ftuar të merrni pjesë në një webinar që tregon rezultatet e YouCreate, një projekt me bazë arti për të rinjtë, i udhëhequr nga hulumtimi i veprimit pjesëmarrës (PAR) i pilotuar në Egjipt dhe Irak në 2018-2019 për të…
yes
0
212
Vitet e shkuara, sidomos kur bëhet fjalë për Dekadën e Përfshirjes së Romëve, janë nxjerrë shumë mësime për lehtësimin e përfshirjes së Romëve. Dekada që filloi me një konferencë në Budapest në 2003 titullohej: “Romët në një Evropë që po zgjerohet:…
0
54
  Rreth webinarit: Të hënën me 25 prill, 28 njerëz u mblodhën së bashku në Middlesbrough në qendrën e Artit Mima për një kurs katër-ditor mbi përmirësimin e praktikave pjesëmarrëse për ata që punojnë me të rinjtë e prekur nga dhuna seksuale. Ne…
0
57
Rreth Webinarit: Ky seminar prezantohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit dhe Neglizhimit të Fëmijëve (ISPCAN) në partneritet me Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore. Ky webinar përmban Dr. Shabina Ahmed,…