Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë nevojë për më shumë mundësi për pjesëmarrje. Pjesëmarrja përfshin mënyrat në të cilat fëmijët mund të formësojnë vendimet që ndikojnë tek ata përmes shprehjes së shqetësimeve ose pikëpamjeve të tyre. Ka konsiderata të përgjithshme për tu angazhuar me fëmijët me aftësi të kufizuara të tilla si duke folur direkt me fëmijën (jo me kujdestarin) dhe duke respektuar pavarsinë e fëmijës duke mos bërë supozime për atë që mund dhe nuk mund të bëjnë. Megjithatë, ka konsiderata më specifike kur angazhohesh me fëmijët me aftësi të kufizuara specifike. Ky dokument përmbledh rekomandimet e raportit të UNICEF-it “Take Us Seriously: Engaging Children With Disabilities in Decisions Affecting Their Lives” (Na merrni seriozisht: Angazhimi i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Vendimet që Ndikojnë Jetën e Tyre) për të akomoduar fëmijët me aftësi të ndryshme të kufizuara por gjithashtu shqyrton rekomandimet nga  Save the Children and Plan International. Këto organizata sugjerojnë këshillat e mëposhtme për tu angazhuar me fëmijët që kanë: dëmtime vizuale, dëgjimin, fjalën/komunikimin, fizike/lëvizjen, hiperkinetikën, psiko-sociale, dhe dëmtime intelektuale si dhe autizmi.

Dëmtime Vizuale

  • Pyesni fëmijët se çfarë mekanizmash do i ndihmonin ata të marrin pjesë. Për shembull, do të donte fëmija tekste të ofruara ne braile, lexoni me zë, ose ne format audio?
  • Jepni shpjegime shtesë (p.sh. nëse po tregoni një pikturë, përshkruajeni atë)
  • Kërkojini të gjithëve që të prezantojnë veten dhe të përdorin emrat kur i drejtohen dikujt, duke i lejuar fëmijës ti njoh zërat e të tjerëve dhe të dijë kur ata janë duke iu referuar
  • Në aktivitetet e grupit,  fëmijët duhet të tregojnë se duan të flasin duke thënë emrin e tyre dhe jo duke ngritur dorën
  • Kur largoheni nga dhoma ose lëvizni, bëjani të ditur fëmijës
  • Sigurohuni që fëmijët që janë të verbër të dinë se ku janë dyert, dritaret dhe tualetet
  • Kur orientoni një fëmijë që është i verbër, përdorni fjalë të tilla si “e majtë”, “e djathtë”, ose “drejtë” në vend të “këtu”[1]
  • Hiqni çdo pengesë të panevojshme dhe lajmëroni fëmijën për çdo ndryshim të paraqitjes së mjedisit

Dëmtime Dëgjimi

Kini parasysh se ekzistojnë nivele të ndryshme të dëmtimit të dëgjimit dhe fëmijët mund të përdorin mënyra të ndryshme komunikimi të tilla si aparati dëgjimit, gjuha e shenjave, leximi i buzëve ose një kombinim.

  • Pyesni çfarë mënyre komunikimi fëmija preferon (gjuha e shenjave, mesazhet me tekst, blloqe shënimesh, fotografi ose ndihmat vizuale, gjuha e shkruar, etj).
  • Disa fëmijë janë në gjendje të lexojnë buzët por kini parasysh se edhe nëse munden, shpesh ata kuptojnë 3 nga 10 fjalë [2]
  • Merrni vëmendjen e fëmijës përpara se të flisni (p.sh. bëni me dorë ose prekni butësisht shpatullën e tyre)[3]
  • Kur flisni me një fëmijë që mund të lexoj buzët: qëndroni përballë me fëmijën, sigurohuni të flisni në mjedise të mirë ndriçuara [4], flisni ngadalë dhe qartë (por normalisht). Asnjëherë mos bërtisni ose të ekzagjëroni shqiptimin [5] dhe mos mbuloni gojën.
  • Në seancat e grupit, fëmijët duhet të flasin një nga një kështu që fëmijët që janë të shurdhër mund ta ndjekin më mirë bisedën
  • Pyetini fëmijët ku duan të ulen, duke i lejuar të zgjedhin ku ata mund të dëgjojnë në mënyrë më efektive
  • Shmangni vëndet me zhurmë me zë të lartë (sidomos nëse një fëmijë përdor një aparat dëgjimi për ndihmë) [6]
  • Kini një interpretues të shenjave nëse fëmija përdor gjuhën e shenjave. Një përkthyes është gjithashtu i dobishëm në mjediset ku fëmijët duan të flasin privatisht (pa një prind që zakonisht mund të interpretojë).

Dëmtime në të folur / komunikim

Fëmijët me dëmtime në të folur shpesh herë flasin ngadalë ose me vështirësi.

  • Jini të durueshëm. Merrni kohë të dëgjoni fëmijën, evitojeni ti ndërprisni ata ose të përfundoni fjalitë e tyre, dhe mos e pranoni që fëmija nuk ju ka dëgjuar ose kuptuar
  • Kërkojini fëmijës të përsëris atë që tha nëse ju nuk e keni kuptuar
  • Konsideroni forma të tjera komunikimi si metodat e shkrimit, tabelat e simboleve, teknologjitë kompjuterike, etj.
  • Fëmija mund të dojë ndihmë komunikimi/përkthimi/interpretimi nga një person që e njeh  [7]

Dëmtime Fizike/Lëvizshmërie

Aftësitë e kufizuara në lëvizshmëri ose fizike mund të ndryshojnë shumë por shpesh herë fëmijët mund të përdorin pajisje ndihmëse si karrige me rrota ose proteza. Ata mund të kenë vështirësi me levizjen.

  • Sigurohuni që objekti që po përdorni është i arritshëm (p.sh. a ka rampa? A janë dyert të gjera mjaftueshëm për të akomoduar karriget me rrota? Janë opsionet e transportit akomoduese?)
  • Pajisjet ndihmëse janë pjesë e personit të fëmijës, mos u ulni ose të mbështeteni në to
  • Kur i drejtoheni fëmijës, sigurohuni të jeni në të njëjtin nivel me ta (p.sh. uluni në një karrige për të qenë në nivelin e syve të femijës në karrigen me rrota  [8])
  • Zgjidhni aktivitete ku të gjithë janë në gjëndje të marrin pjesë por gjatë aktiviteteve praktike të grupit, kontrolloni nëse fëmija ka ndonje vështirësi dhe bashkoje me një tjetër fëmijë nëse ata kanë nevojë për ndihmë
  • Jini fleksibël dhe të gatshëm për të përshtatur një aktivitet bazuar në nevojat e fëmijës.

Ç’rregullim Hiperkinetik

Kjo është kur trupi i fëmijës ose gjymtyrët lëvizin në mënyrë të pavullnetshme [9]

  • Kur flisni me fëmijën, kushtojini vëmendje atyre, jo lëvizjeve të tyre të pavullnetshme

Vazhdoni të flisni normalisht edhe nëse fëmija po lëviz, tërheqja e vëmendjes nga lëvizja mund të shkaktojë që fëmia të jetë i shqetësuar

Aftësi e kufizuar Psiko-Sociale

Kjo përfshin fëmijët me aftësi të kufizuara në shëndetin mendor që mund të marr shumë forma, të tilla si depresioni ose skizofrenia. Pengesa më e madhe me të cilën përballen këta fëmijë është mungesa e mirëkuptimit dhe e pranimit që rrethon gjëndjen e tyre.

  • Gjithmonë trajtojini fëmijët me dinjitet dhe respekt
  • Mbajini diskutimet e qeta dhe flisni me një ton normal të zërit
  • Jini fleksibël dhe lejoni zgjedhjen se fëmija mund të ndihet i shqetësuar ose i stresuar kur ata ndjejnë se nuk kanë konroll

Aftësi e kufizuar Intelektuale

Këto përfshijnë aftësi të kufizuara njohëse dhe të të mësuarit si edhe autizëm. Këto kushte ndryshojnë shumë. Fëmijët mund të marrin më tepër kohë për të mësuar ose për të komunikuar informacion. Ata gjithashtu mund të kenë vështirësi të kuptojnë ose të kujtojnë çfarë është thënë.

  • Përdorni gjuhë të thjeshtë, përmblidhni informacionin, dhe përdorni metoda të ndryshme komunikimi të tilla si gjeste ose foto. Por mos i llastoni fëmijët
  • Kontrolloni që të siguroheni që ata të kuptojnë aktivitetin ose temën
  • Jini të gatshëm të përsëritni informacionin ose ta shpjegoni atë më shumë se sa një herë
  • Metoda komunikimi të personalizuara bazuar në atë  që preferon fëmija. Për shembull, një mënyrë përdorni imazhe vizuale, muzikë, ose art për komunikim
  • Jepini fëmijës kohë të shpreh vetveten

Autizmi

Shumë herë fëmijët me autizem mund të kenë vështirësi të ndërveprojnë me të tjerët, ose të përgjigjen ose të fillojnë ndërveprimet. Shumë fëmijë autik kanë të folur të vonuar kështuqë përfshini metoda të tjera komunikimi.

  • Kur fëmijët nuk përdorin fjalën ose zërin, përdorni gjestet/shprehjet e fytyrës
  • Inkurajoni fëmijët që të vazhdojnë të angazhohen në aktivitete dhe të krijojnë mundësitë për ta për të komunikuar.  Për shembull, UNICEF rekomandon vendosjen e diçkaje që fëmija e vlerëson në një vend të paarritshëm por në vend të dukshëm për t’i inkurajuar ata që të kërkojnë ndihmë [10]
  • Lavdëroni fëmijët kur bëjnë përpjekje për të kuptuar ose komunikuar informacion 
  • Kur fëmija angazhohet në një aktivitet, vazhdoni deri sa fëmija të ndalojë, gjë që i inkurajon ata t’ju komunikojnë kur të përfundojnë.

 

Për më shumë informacione në akomodimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara specifike, ju lutemi referojuni:

UNICEF (Qershor 2013) Na merrni seriozish: Angazhimi i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Vendimet që Ndikojnë Jetën e Tyre.

 

Përgatitur nga Emma Anderson për Child Protection Hub për Europën Jug Lindore, Dhjetor 2016  

Burimet:

[1] Save the Children (2015) How to Communicate with Children with Disabilities? Manual for Schoolchildren:15

[2] Save the Children (2015) How to Communicate with Children with Disabilities? Manual for Schoolchildren:18

[3] PLAN International (1 Dec 2016) Guidelines for Consulting with Children & Young People with Disabilities:18

[4] Save the Children (2015) How to Communicate with Children with Disabilities? Manual for Schoolchildren:17

[5] PLAN International (1 Dec 2016) Guidelines for Consulting with Children & Young People with Disabilities:18

[6]UNICEF (June 2013) Take Us Seriously: Engaging Children with Disabilities in Decisions Affecting Their Lives:35

[7] PLAN International (1 Dec 2016) Guidelines for Consulting with Children & Young People with Disabilities:23

[8] PLAN International (1 Dec 2016) Guidelines for Consulting with Children & Young People with Disabilities:20

[9] Save the Children (2015) How to Communicate with Children with Disabilities? Manual for Schoolchildren:22

[10]UNICEF (June 2013) Take Us Seriously: Engaging Children with Disabilities in Decisions Affecting Their Lives:37

 

 

Publication type
Total pages
4
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
3628
Krahas faktit që 28 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian e kanë ratifikuar UNCRC-në (Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara), dhuna që dëmton jetët e miliona fëmijëve në Evropë ende vazhdon. Tek ky raport FRA (Agjencia Evropiane…
yes
0
10810
Neni 7 i Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) përcakton se: 1. Palët duhet të sigurojnë që fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të drejtë të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre mbi çdo çështje që prek interesat dhe…
0
57
Rreth Webinarit: Ky seminar prezantohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit dhe Neglizhimit të Fëmijëve (ISPCAN) në partneritet me Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore. Ky webinar përmban Dr. Shabina Ahmed,…
yes
0
146
Pjesëmarrja e fëmijëve në të gjitha aspektet e shoqërisë moderne është tejet e rëndësishme për zhvillimin e mirë të fëmijëve. Për më tepër, është po aq e rëndësishme që fëmijët që i përkasin grupeve vulnerabël dhe që janë të margjinalizuar në…
yes
0
6532
Fëmijët kanë të drejtë të ndikojnë tek vendime që i prekin ata, dhe fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk u jepet mundësia që zëri i tyre të dëgjohet. Kjo për shkak të paragjykimeve dhe stigmës  për invaliditetin si dhe gjithashtu prej…
0
85
Qëllimi, socializimi dhe përfshirja në shoqëri. UNICEF-i dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të kufizuara nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive. Me këtë marrëveshje…
0
83
  Ky është një liberth që përmban praktikat positive, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet për punën me fëmijet me aftësi ndryshe/ kufizuar është hartuar në përmbyllje të projektit "Mbrojtja e fëmijes me aftësi të kufizuar - Qasje Sistematike"…
0
24
Lidhur me webinarin: Federica Toscano e Missing Children Europe dhe Rebecca O’Donnell, bashkë-themeluese e Child Circle, do të flasin për parandalimin dhe ndërhyrjen në rastet e zhdukjeve të fëmijëve të pashoqeruar ne Europe, bazuar në një studim të…
0
32
Drejtoresha e OJQ-së ‘Save the Children’ në Shqipëri, Anila Meco, shprehu shqetësimet e saj në lidhje me të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, veçanërisht për kushtet e shkollimit. Ajo tha për Euronews Albania se qeveria duhet të marrë masat e…
0
121
  Ky Udhëzues u shërben profesionistëve që punojnë me fëmijët dhe familjet që përdorin një qasje të menaxhimit të rasteve në vendet me të ardhura të mesme dhe me të ardhura të ulëta. Ai përmban informacione se si të punohet me fëmijët me aftësi…
yes
0
212
Vitet e shkuara, sidomos kur bëhet fjalë për Dekadën e Përfshirjes së Romëve, janë nxjerrë shumë mësime për lehtësimin e përfshirjes së Romëve. Dekada që filloi me një konferencë në Budapest në 2003 titullohej: “Romët në një Evropë që po zgjerohet:…
0
98
Rreth webinar-it: Jeni të ftuar të merrni pjesë në një webinar që tregon rezultatet e YouCreate, një projekt me bazë arti për të rinjtë, i udhëhequr nga hulumtimi i veprimit pjesëmarrës (PAR) i pilotuar në Egjipt dhe Irak në 2018-2019 për të…
0
54
  Rreth webinarit: Të hënën me 25 prill, 28 njerëz u mblodhën së bashku në Middlesbrough në qendrën e Artit Mima për një kurs katër-ditor mbi përmirësimin e praktikave pjesëmarrëse për ata që punojnë me të rinjtë e prekur nga dhuna seksuale. Ne…
0
66
Kur ne punojmë me njerëz shpesh duhet të jemi shumë kreative se si ta marrim dhe mbajmë vëmendjen e tyre, përfshirjen dhe bashkëpunimin. Mjetet interaktive (si fotot, kartat, kubet, blloqet, miniaturat, kukullat ...) ose mjetet artistike (të bërit…
yes
0
502
Në faqet e mëposhtme paraqiten metodologjitë e zhvilluara nga Terre des hommes (Tdh) që mbështesin mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, qëndrueshmërinë psikosociale dhe fuqizimin e tyre.   Në mënyrë që të lehtësohet kuptimi dhe përhapja e…