Kuptimi i marrëdhënieve ndërmjet të drejtave të fëmijëve dhe mjedisit (ChildHub Webinar)

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Data: 
26 Tet 2017
Start and finish time of webinar: 
3pm CET
Lecturer: 
Jonas Schubert, Child Rights Officer Terre des Hommes
Organizatori: 
Child Protection Hub

Webinari synon të rrisë kuptimin e marrëdhënieve midis të drejtave të fëmijëve dhe mjedisit dhe ofron një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit në një fushë në zhvillim të të drejtave ndërkombëtare të fëmijëve. Ai gjithashtu do të shqyrtojë mundësitë se si të zbatohen të drejtat e fëmijëve si në politikat dhe praktikat mjedisore. Për shembull, të drejtat e fëmijëve mund të përdoren për të informuar vlerësimet e ndikimit në mjedis dhe instrumente të tjera të qeverisjes së mjedisit, edukimit mjedisor, proceseve të planifikimit urban, rregullimit të shëndetit mjedisor etj.

Webinari gjithashtu do të shqyrtojë rezultatet e Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve, Ditën e Diskutimeve të Përgjithshme për të Drejtat e Fëmijëve dhe Mjedisin 2016 dhe takimin ekspert të vitit 2017 të Raportuesit Special të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe mjedisin për të njëjtën temë, proces që do të rezultojë në një raport që do t'i dorëzohet Këshillit për të Drejtat e Njeriut në 2018.

Webinari mund të jetë i një rëndësie të veçantë për profesionistët e të drejtave të njeriut, mjedisit ose komuniteteve të tjera që kanë lidhje me të, të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth qasjes së të drejtave të fëmijëve ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Ketu  mund te shihni se kur fillon webinari sipas kohes se zones tuaj gjeografike.

Rreth lektorit:
Jonas Schubert ka punuar si oficer i të drejtave të fëmijëve me TDH që nga 2010. Ai po udhëheq fushatën ndërkombëtare të organizatës për të drejtën e fëmijëve në një mjedis të shëndetshëm. Z. Schubert është një anëtar aktiv i Forum Menschenrechte, shoqata e organizatave të të drejtave të njeriut në Gjermani dhe zëdhënës i grupit të tij të punës për të drejtat e njeriut, biznesin dhe zhvillimin.

Si të merrni pjesë në webinar:
Përdorni butonin më poshtë për tu rregjistuar në webinar. Disa orë përpara webinarit ju do të merrni një email me lidhjen per në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë i lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Mund ta beni nga kompjuteri, tableti ose telefoni juaj celular.

Gjuhё(t) e materialeve: 
english.
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: